Lagështues ajri Nano Smart Rovus
Pajisjet për ngrohje të cilat i përdorim brenda shtëpisë, mund ta thajnë ajrin që thithim. Si pasojë, mund të kemi kollitje, probleme me frymëmarrje, irritim të lëkurës apo probleme të tjera. Për t’i parandaluar këto, ekziston një zgjidhje e thjeshtë: Lagështues ajri Nano Smart! Kjo pajisje ju mundëson ta lagështoni ajrin në nivelin që ju duhet. Ka filter HEPA H13, i cili pastron me efikasitet 99.95%, ka ekran LED dhe rezervuar uji me kapacitet 4l. Për më tepër, mund ta kontrolloni nga telefoni juaj, përmes aplikacionit përkatës.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Ajër më i shëndetshëm, me më pak irritim
Ngrohtësia që e shijojmë brenda gjatë ditëve të të ftohta, mund ta thajë ajrin që thithim. Andaj, Lagështuesi Nano Smart i shton lagështi ajrit brenda, duke parandaluar thatësinë e cila mund të irritojë lëkurën, sytë, mushkëritë, hundën, fytin, buzët, etj. Thatësia po ashtu mund të përkeqësojë ndonjë alergji ekzistuese. Por me këtë pajisje për lagështimin e ajrit, dhoma juaj do të jetë më relaksuese dhe më e rehatshme.
Filtrim premium për higjienë dhe siguri maksimale
Lagështuesi i avancuar nga linja Nano, është dizajnuar që të përdoret lehtësisht, me prekjen e një butoni. Ka filter HEPA H13, i cili me efikasitet 99.95%, mund të kapë edhe nanogrimcat më të vogla, duke siguruar që vetëm ajri i pastër të dalë nga pajisja.
-
Kontroll përmes telefonit të mençur
-
Filter HEPA H13
-
Ekran LED
-
Cilësime të lagështisë
-
Fikje automatike
-
Rezervuar uji 4 litra
-
2 shpejtësi ventilimi
-
Senzori i lagështisë
I lehtë për t’u përdorur
Lagështuesi ka një ekran LED dhe butona me prekje, të cilët e bëjnë më të lehtë përdorimin e pajisjes. Po ashtu, ka një senzor të lagështisë, për t’ju informuar për gjendjen e lagështisë në dhomë. Ju mund ta përshtasni nivelin e lagështisë nga 30 deri në 80% si dhe ta zgjedhni flladitjen e ulët apo të lartë. Të gjitha këto, mund t’i kryeni edhe përmes telefonit tuaj të mençur, duke instaluar aplikacionin përkatës të lagështuesit. Po ashtu, filteri ndërrohet lehtësisht, për ta mbajtur pajisjen në gjendje sa më të mirë.
I mjaftueshëm për hapësira deri në 30m2
Ky lagështues është ideal për t’u përdorur në dhoma të pa ajrosura, në shtëpi apo zyre. Ka një rezervuar me kapacitet 4l, i cili mjafton për afro 15 orë (me një mbushje) dhe është i përshtatshëm për hapësira deri në 30m2. Po ashtu, është veçanërisht i përshtatshëm për dhoma të fëmijëve apo dhoma gjumi të të rriturve, sepse mund të ndihmojë në lehtësimin e kollitjes dhe kongjestionit të shkaktuar nga ftohja.
Paketimi përmban:
- 1 pajisje kryesore me filter HEPA H13
- 1 manual për përdorim
-