Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mirëmbajtje shtesë

Mirëmbajtja shtesë është shërbim ekstra në kuadër të një pagese simbolike, që ofrohet në produkte të caktuara.

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË MIRËMBAJTJES SHTESË

  • Importuesi i autorizuar garanton funksionalitetin e këtij produkti dhe shërbimeve të servisimit, të cilat janë përmendur në këtë fletë origjinale të Mirëmbajtjes Shtesë sipas afatit të përcaktuar.
  • Nëse rast se Produkti përmban ndonjë defekt, si rrjedhojë produkti servisohet ose në rast të mos servisimit zëvendësohet, me një të ngjashëm. Nëse asnjë produkt i ngjashëm nuk është në dispozicion, ne ju ofrojmë një zgjedhje alternative.
  • Përdorimi i produktit është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet profesionale për përdorim dhe mirëmbajtje të produktit.
  • Afati për servisimin e produktit: Nga momenti i pranimit të produktit, afati i riparimit të produktit është 30 ditë kalendarike. Në rast që nuk ka pjesë të produktit që pritet të servisohet, atëherë afati i servisimit mund të zgjasë më shume se 30 ditë kalendarike.

MIRËMBAJTJA SHTESË NUK DO TË VLEJNË NË QOFTË SE:

  • Konsumatori nuk e ka fizikisht kuponin fiskal dhe fletën e Mirëmbajtjes Shtesë.
  • Dëmtime fizike që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm.
  • Mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit.
  • Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
  • Përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha magnetike, etj.).
  • Materiale të lëngshme (ujë, etj.), zjarri apo shkaqe natyrore.
  • Mbitensioni elektrik ose puna në tension jashtë kufijve 230 +/- 15% apo ato të përcaktuara në manualin e produktit.
  • Dëmet që mund t’i shkaktohen klientit apo palëve të treta në aktivitetin e tyre nga keqpërdorimi i produktit. Kjo vlenë edhe kur mosfunksionimi vjen për shkak të defekteve që mbulohen nga Mirëmbajtja Shtesë.
  • Nëse produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të paautorizuar.
  • Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera jo të përshtatshme me produktin.
  • Për produkte që përdoren për qëllime profesionale, në hotele, në qendra fitnesi, kafene, kafe bar, zyre, pastrim kimik, shkolla etj.
  • Produktet e blera nën këtë Mirëmbajtje Shtesë janë të prodhuara vetëm për përdorim shtëpiak.
  • Nëse paraqitet ndonjë fletë e Mirëmbajtjes Shtesë me produkt tjetër.
  • Nëse nuk bëhet mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i produktit.
  • Defektet e shkaktuara nga ekspozimi në temperaturë jashtë parametrave ambientalë, ambiente të jashtme (terrace apo bodrume)
  • Nëse produkti është thyer/dëmtuar.

KUJDES!

  • Para se ta bleni produktin, kërkoni informacione të sakta lidhur me cilësinë, mënyrën e përdorimit dhe montimin, si dhe kushtet e shitjes, Mirëmbajtjen Shtesë dhe afatin e Mirëmbajtjes Shtesë.
  • Para se ta bleni/pranoni produktin kontrollojeni se a është në gjendje të rregullt produkti.
  • Detyrimisht lexoni deklaratën e Mirëmbajtjes Shtesë dhe kushtet nën të cilat nuk vlenë Mirëmbajtja Shtesë për produktit e blerë.
  • Si blerës, keni drejtë që ta ktheni produktin te tregtari ku e keni blerë (në qoftë se nuk ka formë, madhësi, model apo ngjyrë të njejtë apo për arsye tjera) në afat prej 14 ditëve nga dita kur është blerë produkti me kusht nëse produkti nuk është përdorur, është ruajtur ambalazhi pamja, vetitë përdoruese, vulat, etiketat e fabrikës, si dhe kuponi fiskal.

VINI RE:

Ofrimi i shërbimit të Mirëmbajtjes në adresën e konsumatorit është me pagesë. Për çdo shërbim, intervenim që kërkohet special nga konsumatori, duke kërkuar që tekniku ta rregullojë produktin në adresën e caktuar do të nevojitet të paguajë kosto shtesë për shërbimet e transportit.

Për çdo paqartësi apo info shtesë, ju lutem mos hezitoni ta kontaktoni Departamentin tonë për Kujdes ndaj Konsumatorit në:

Ju lutem ta keni parasysh që Departamenti ynë për Kujdes ndaj Konsumatorit është në dispozicion çdo ditë pune (e hënë - e premte) gjatë orëve 09:00 - 17:00.

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.