Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

BLACK FRIDAY PO MBARON!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

 
[banner_timer]
 

FESTOJMË 20 VITE REHATI

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

deri në-70%
 
[banner_timer]
 

Dyshek iMemory S Plus III

Photo
Video
-20%

I fortë, më pak i fortë, mesatarisht ose i butë. Ti vendos! Dysheku iMemory S Plus mundëson personalizimin 8 në 1, andaj është më i përshtatshëm dhe më i rehatshëm. Tre zonat e shtresës me formë S të sustave me sfungjer Octaspring® e mbajnë shtyllën kurrizore në linjë dhe sigurojnë ajrosje për një ambient të freskët gjatë gjumit. Fibrat dhe trajtimet në mbulesë ndihmojnë në rritjen e relaksimit të trupit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Kjo strukturë unike e bën këtë dyshek ideal edhe për çifte.

Oferta vlen vetëm edhe
Dyshek iMemory S Plus III

Çmimi i rregullt: Nga 429,90 € Nga


Çmimi special: Nga 343,92 € Nga

Çmimi me këste: 24 x 14.33
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

I fortë, më pak i fortë, mesatarisht ose i butë. Ti vendos! Dysheku iMemory S Plus mundëson personalizimin 8 në 1, andaj është më i përshtatshëm dhe më i rehatshëm. Tre zonat e shtresës me formë S të sustave me sfungjer Octaspring® e mbajnë shtyllën kurrizore në linjë dhe sigurojnë ajrosje për një ambient të freskët gjatë gjumit. Fibrat dhe trajtimet në mbulesë ndihmojnë në rritjen e relaksimit të trupit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Kjo strukturë unike e bën këtë dyshek ideal edhe për çifte.

Më shumë
Përshkrimi
  • Net të qeta

  • 15 vjet garancion

  • Porosit online

Dysheku perfekt për të gjithë

Jeni lodhur duke kërkuar dyshekun e duhur? Kërkimi juaj mbaron këtu: dysheku iMemory S Plus III është dysheku më i personalizueshëm! Ofron 8 kombinime të ndryshme andaj është perfekt për çdo formë trupore, peshë dhe pozitë gjumi. Për më tepër, dimensionet dyshe kanë një bërthamë të dyfishtë, duke e bërë këtë dyshek ideal për çiftet që kanë nevoja të ndryshme gjumi. Shtresa unike në formë S e sfungjerit Octaspring® ka tri zona rehatie është mbështjellë mjeshtërisht mes dy shtresave me sfungjer Ecocell® (njëra e butë dhe tjetra e fortë). Sustat sfungjerike në dyshek sigurojnë ajrosje dhe higjienë, kurse mbulesa me sfungjer memory, është trajtuar me trajtime kundër pluhurit, baktereve dhe aromave të pakëndshme.

Dyshek iMemory S Plus III
  • Dysheku më i personalizueshëm

    Sustat sfungjerike inovative janë punuar prej sfungjerit cilësor Ecocell® me një dizajn unik Octaspring®. 8 kolonat mbështetëse përshtaten në mënyrë 3-dimensionale. Secila sustë sfungjeri në mënyrë dinamike i përshtatet formave dhe lëvizjeve të trupit në çdo pozitë gjumi. Në këtë mënyrë, ofrojnë 8 herë më shumë shpërndarje presioni.

  • Dyshek iMemory S Plus III

    Mbështetje e shkëlqyer për shpinën

    Një nga pjesët unike të dyshekut, është shtresa Octaspring® në formë S. Kjo shtresë ka 3 zona rehatie, të cilat u përshtaten formës së shpinës dhe e mbajnë në drejtimin e duhur gjatë gjithë natës, pavaraësisht pozitës së gjumit. Po ashtu, ofron mbështetje në pikat e synuara dhe parandalon çdo dhimbje shpine që mund të lidhet me gjumin.

  • Qarkullim i shkëlqyer i ajrit

    8 herë më e ajrosshme se sfungjeri tradicional memory, është dëshmuar se teknologjia Octaspring® promovon qarkullimin e ajrit dhe ulë temperaturën e shtratit në 3°C për t'ju siguruar gjumë më të thellë dhe më të gjatë. Për më tepër, shton higjienën e dyshekut.

Shikoni brenda dyshekut

lartësi20cm

Dyshek iMemory S Plus III

Mbani kursorin mbiTap on   për detaje rreth produktit.

  1. Mbulesa e sipërme e pasur me trajtimet CleanEffect® dhe Re-Vitalize

    Trajtimi CleanEffect® mbron dyshekun nga mikrogrimcat e pluhurit, bakteret dhe mikrobet. Kurse trajtimi Re-Vitalize ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit, rritjen e energjisë trupore dhe ndihmon në rigjenerim.

  2. 2 cm sfungjer memory në mbulesë

    I përshtatet çdo pozite, peshe apo forme dhe temperature trupore dhe zvogëlon pikat e presionit në pjesët e ekspozuara, muskuj dhe eshtra.

  3. 3-9 cm sfungjer i butë Ecocell® (i portokalltë)

    Shtresa më e butë e këtij dysheku, e punuar nga sfungjeri elastic që shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes.

  4. 1cm shtresë ekuilibriuese

  5. Shtresa unike 3cm Octaspring® në formë S

    Ndjek formën e shpinës dhe e mban atë në shtrirjen e duhur gjithë natën, pavarësisht pozitës së gjumit. Po ashtu, ofron 3 zona rehatie për të siguruar ergonomic dhe sinergji me lëvizjet e trupit tuaj.

  6. 1cm shtresë ekuilibriuese

  7. 3-9 cm sfungjer i fortë Ecocell® (i kaltër)

    Shtresa më e fortë e këtij dysheku, e punuar nga sfungjeri elastic që shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes. Kjo shtresë ofron rehati të personalizuar, m një strukturë elastike 3D, të mbushur me qeliza ajri të vogla, që i përshtaten formës dhe peshës trupore.

  8. Mbulesa mund të lahet dhe ka 4 doreza

    Mbulesa është e mbushur me 100% mbushje PES.

4 nivele të fortësisë dhe 2 nivele të mbështetjes

Bazuar në përvojën 20 vjeçare të Dormeo, ekspertët tanë të gjumit kanë zhvilluar strukturën e dyshekut në atë mënyrë që t’i përshtatet trupit tuaj në mënyrë të përsosur, pavarësisht pozitës së gjumit. Ju mund ta rrotulloni dyshekun dhe ta zgjedhni nivelin e fortësisë që ju përshtatet më shumë.

  • Bëthamë e dyfishtë nga poshtë – lart: me të butë sfungjer Ecocell® ngjyrë portokalli dhe sfungjer të fortë Ecocell®, në ngjyrë të kaltër.
  • Bërthama e kthyeshme për së gjati: ju mund vendosni pjesën me formë S më afër ose më larg shpatuollave. Nëse është më afër, do të përshtatet më shumë dhe do të lirojë më shumë presion, sidomos në rastin e atyre që flenë në krah. Për të mbajtur lart pjesët më të rënda të trupit, vendoseni këtë shtresë larg trupit.
  • Mbulesë e kthyeshme: Njëra anë e mbulesës është e mbushur me sfungjer iMemory për butësi dhe rehati shtesë. Kurse ana tjetër ka mbushje PES.
Dyshek iMemory S Plus III

Dysheku perfekt për çifte

Falë karakteristikës 8në1, ky dyshek me të vërtet është perfekt për çifte. Nuk ka rëndësi se sa keni dallim në gjatësi apo peshë, ose në çfarë pozite flini. Me këtë dyshek, të dy do ta shijoni një natë gjumi plot rehati, pa shqetësuar njëri-tjetrin.

Dyshekët me gjerësi 160cm e më shumë, kanë bërthamë të ndarë / të dyanshme brenda një mbulese. Mbulesa është mjaftueshëm e trashë dhe nuk do të krijohet hendek mes jush. Në të njejtën kohë, secili mund ta rrotullojë bërthamën sipas nevojës së vet dhe të dy do të flenë rehat.

Për më tepër, falë bërthamës së ndarë, lëvizjet nuk transferohen. Pra, edhe nëse partneri/ja rrotullohet në hapësirën e vet, ju nuk do të shqetësoheni.

Dyshek iMemory S Plus III

Si ta zgjedhni anën ideale për vete?

Dysheku ofron gjithçka që ju duhet, për ta mbajtur shpinën në drejtimin e duhur dhe në të njejtën kohë, tërë trupi juaj merr mbështetjen e duhur. Ju mund ta rrotulloni në cilëndo anë që ju përshtatet më shumë. Ju mund ta rrotulloni në cilëndo anë që ju përshtatet më së miri. Megjithatë, për t’ju ndihmuar ta zgjedhni kombinimin perfekt për ju, ne kemi përgatitur një tabelë, të cilën e gjeni te rubrika Informata shtesë. Aty mund të mësoni se në cilën anë ta përdorni dhe personalizoni dyshekun, në bazë të peshës, formës trupore dhe pozitës së gjumit.

E mira është se dyshekun mund ta rrotulloni në secilën anë, edhe nëse nevojat tuaja të gjumit ndryshojnë pas një kohe. Meqenëse ky dyshek është i personalizueshëm në disa mënyra, nuk ka nevojë të bleni dyshek të ri nëse ndërroni pozitën e gjumit apo keni ndryshime në peshë. Pra, në vend se ta ndërroni dyshekun, dysheku përshtatet për ju.

Dyshek iMemory S Plus III

Zgjohuni të çlodhur

Përveç sustave sfungjerike Octaspring® në shtresën me formë S dhe strukturës së ajrosshme të sfungjerit Ecocell®, jemi përkujdesur që edhe mbulesa të jetë po aq cilësore.

Mbulesa:

  • Përmban fibra Climalite, të cilat janë dizajnuar me teknologji speciale për ta thithur lagështinë dhe për ta përshpejtuar tharjen.
  • E pasur me trajtimin Re-Vitalize që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit, duke ndihmuar në përshpejtimin e procesit të rivitalizimit dhe relaksimit të trupit.
Dyshek iMemory S Plus III

Thuani lamtumirë alergjive

Të kesh një dyshek të ajrosshëm që siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit është baza për të rregulluar lagështinë dhe ngrohtësinë e sipërfaqes, gjë që e mban dyshekun tuaj të freskët dhe higjenik. Megjithatë, për ta bërë dyshekun tuaj edhe më shumë nga bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme, mbulesa është e pasuruar me trajtimin CleanEffect®.

Sidomos, nëse jeni duke përjetuar probleme me alergjitë dhe keni lëkurë të ndjeshme, lajmi i mirë është se mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30°C.

Dyshek iMemory S Plus III

Vendosja e dyshekut bëhet shpejt dhe lehtë

Dysheku juaj i ri do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, i ngjeshur dhe i vakumuar, i mbrojtur në një kuti të dhe i mbështjellë në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të ngjeshur dhe të vakumuar falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.

  • 1
    Hapi 1

    Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.

  • 2
    Hapi 2

    Hapni dyshekun e rrotulluar të vakumuar për të vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.

  • 3
    Hapi 3

    Lini 6 orë dyshekun tuaj të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.

Informata shtesë

Si ta zgjedhni anën ideale, rekomanduar nga Dormeo?

 

Rekomanduar për njerëz që peshojnë më pak se 90 kg

Dyshek iMemory S Plus III Dormeo iMemory S Plus Mattress III

Rekomanduar për njerëz që peshojnë më shumë se 90 kg

Dyshek iMemory S Plus III Dormeo iMemory S Plus Mattress III

Shtresat e dyshekut

Dormeo iMemory S Plus Mattress III

Mbani kursorin mbiTap on   për detaje rreth produktit.

  1. Sfungjer Memory në mbulesë

  2. Sfungjer Ecocell® më pak i fortë

  3. Shtresë me susta sfungjerike Octaspring®

  4. Sfungjer Ecocell® i fortë

Specifikat Teknike
Octaspring® Po
Trajtim antibakterial Po
Berthame e dyfishte Po
Lartësia 20 cm
Linja Dormeo Vitality
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Berthame e kthyeshme Po
Shpuzë memoruese Po
Zonat e bërthamës 3

Vlerësimet e Konsumatorëve 1 Vlerësim(e)

5

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Mejreme Luma

www.dormeo-ks.com

Thjeshtë po flejmë si Arushë
Ne si konsumator jemi shumë të kënaqur me dyshekun Dormeo, osht shumë i rehatshëm, aqë të kënaqur që jemi me dyshekun Dormeo, spo mundemi mu nda prej dyqanit Dormeo. Thjeshtë po flejmë si Arushë

1 Produkte