Shtresë Nature’s Aloe Vera II 4cm
Shndërroni sipëfaqen e gjumit në një vend më të rehatshëm dhe higjienik, me shtresën Aloe Vera të linjës Nature’s! Kjo shtresë është punuar me sfungjer Orthocell™, i dizajnuar për të ofruar mbështetje të shkëlqyer për shtyllën kurrizore. Për më tepër, është e pasur me Aloe Vera, për butësi natyrale, trajtim CleanEffect® për higjienë dhe AirX për ekstra ajrosje. Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet në 40°C. Në dispozicion në madhësitë standarte, duke filluar nga 70x190cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shndërroni sipëfaqen e gjumit në një vend më të rehatshëm dhe higjienik, me shtresën Aloe Vera të linjës Nature’s! Kjo shtresë është punuar me sfungjer Orthocell™, i dizajnuar për të ofruar mbështetje të shkëlqyer për shtyllën kurrizore. Për më tepër, është e pasur me Aloe Vera, për butësi natyrale, trajtim CleanEffect® për higjienë dhe AirX për ekstra ajrosje. Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet në 40°C. Në dispozicion në madhësitë standarte, duke filluar nga 70x190cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar gjumin
Një shtresë është një mënyrë e lehtë, e shpejtë, ekonomike dhe efikase për ta përmirësuar sipërfaqen ku flini. Nëse flini në një dyshek të vjetër a të parehatshëm ose në divan, një shtresë do t’ju ofrojë ekstra mbëshetje dhe rehati. Po ashtu mund ta përdorni edhe në raste tjera.
Shiko brenda shtresës
-
-
-
-
-
-
-
lartësi4cm
-
Rrjetë AirX për më shumë ajrosje
Kontribuon në mirëmbajtjen e një temperature më të ulët (shmangë nxehtësinë e tepërt), në mënyrë që të keni një ambient gjumi të thatë e të freskët.
-
4cm sfungjer Orthocell™
Ky sfungjer i përshtatet formave të trupit tuaj, dhe në të njejtën kohë siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, për të siguruar një ambient gjumi më higjienik.
-
Mbulesë prej materialeve të ricikluara
Mbulesa e cila mund të hiqet dhe të lahet në 40 gradë Celcius, është e punaur 41% prej materialeve të ricikluara.
-
Sipërfaqe e poshtme anti-rrëshqitëse
Siguron që shtresa të mos rrëshqasë, por qëndrojë stabile në vend.
-
Trajtimi CleanEffect®
Ky trajtim në mbulesë, ofron mbrojtje nga bakteret, mikrobet dhe mikrogrimcat e pluhurit, duke parandaluar irritimin dhe alergjitë.
-
Trajtim Aloe Vera
Ky trajtim e bën shtresën më të këndshme në prekje, duke ofruar një ndjesi qetësuese për gjumë më të mirë.
-
Dizajn modern
Dizajni i ri dhe modern frymëzuar nga forma e gjethes së bimës Aloe Vera është kompozuar në disa ngjyra dhe teknika të thurjes, të cilat duken në sipërfaqe.
Aloe Vera, për butësi natyrale
Sipërfaqja e sipërme e shtresës është e trajtuar me Aloe Vera, andaj ofron një ndjesi butësie e qetësuese, për të cilat njihet kjo bimë shëruese. Mbulesa është e punuar 41% me fibra të ricikluara, sepse kur frymëzohemi nga natyra, ne mundohemi edhe ta mbrojmë atë.
Një sipërfaqe gjumi e shëndetshme dhe higjienike
-
Sfungjer Orthocell™
- E ajrosshme, për një ambient gjumi më të shëndetshëm
- Parandalon mbingrohjen apo krijimin e lagështisë
-
Trajtimi CleanEffect®
- Anti-mikrobe
- Anti-bakteriale
- Anti-pluhur
-
Rrjetë AirX
- Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
- Ndihmon në mbajtjen një niveli më të ulët të temperaturës
Praktike dhe e gjithanshme
Kjo shtresë është e lehtë: vetëm paloseni për ta ruajtur apo bartur më lehtësisht. Shtresa Nature’s Aloe Vera është një produkt me vlerë, sepse mund ta përdorni në ambiente të brendshme si dhe të jashtme.
-
Divan
-
Banesa të vogla
-
Shtëpiza
-
Kamping
-
Karavan
-
Festivale
-
Konvikte
-
Lojë / ushtrime
EKO-miqësore, frymëzuar nga natyra
- Mbulesa e shtresës është punuar me 41% nga fibra poliesteri të ricikluara, andaj kjo shtresë është eko-miqësore.
- Poliesteri i ricikluar siguron që prodhimi i kësaj shtrese të ketë ndikim më të vogël në mjedis. Pra, nuk nevojitet naftë e re për prodhim, dhe kështu zvogëlon gjurmën e karbonit.
- Në këtë mënyrë, ne kujdesemi për planetin dhe të ardhmen tonë.
Kudo vete, rehatinë me vete
- Nëse po shkoni diku për ca ditë, ju s’mund ta merrni dyshekun me vete, ama shtresën po!
- Është e lehtë për t’u bartur, thjesht paloseni dhe merreni me vete. Kështu, mund ta shijoni rehatinë dhe ndjesinë relaksuese kudo që jeni.
Vendosja bëhet shpejtë dhe lehtë
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.
-
1
Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.
-
23
Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar për ta vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.
-
4
Lini 6 orë shtresën të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
Pjesë e koleksionit ekskluzive Nature’s
Shtresa Nature’s Aloe Vera është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature’s frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë një copëz natyre brenda shtëpisë suaj, për një ambient më relaksues.
- Informata shtesë
-
1.Si ndikon Aloe Vera në cilësinë e gjumit?
Aloe Vera është e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Trajtimi i sipërfaqes së shtresës me Aloe Vera ndihmon në krijimin e një ambienti të qetë dhe relaksues për një gjumë më të thellë dhe të shëndetshëm.
2.Si e përmirëson shtresa Aloe Vera shëndetin e përgjithshëm?
Duke kombinuar mbështetjen e sfungjerit Orthocell™ me vetitë natyrore të Aloe Vera-s, kjo shtresë ndihmon në shtrirjen e shtyllës kurrizore dhe ofron një sipërfaqe të pastër, duke kontribuar në një gjumë më të mirë dhe më të shëndetshëm.
3. A ndihmon shtresa Aloe Vera në parandalimin e alergjive gjatë gjumit?
Po, trajtimi CleanEffect® siguron mbrojtje kundër mikrobeve, baktereve dhe pluhurit, duke krijuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për njerëzit që vuajnë nga alergjitë.
4. Si ndihmon Sistemi AirX në përmirësimin e cilësisë së gjumit?
Sistemi AirX siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit, duke mbajtur një temperaturë të rehatshme gjatë natës dhe duke ndihmuar në krijimin e kushteve ideale për një gjumë të thellë dhe të pandërprerë.
5. Si ndihmon shtresa Aloe Vera në rregullimin e temperaturës trupore gjatë gjumit?
Falë Sistemit AirX, kjo shtresë ndihmon në qarkullimin e ajrit, duke parandaluar mbinxehjen dhe duke mbajtur një temperaturë të rehatshme gjatë natës, për një gjumë të pandërprerë.
6.A ndikon shtresa Aloe Vera në reduktimin e stresit dhe ankthit gjatë gjumit?
Po, vetitë qetësuese të Aloe Vera-s ndihmojnë në krijimin e një ambienti relaksues, duke kontribuar në një ndjesi të përgjithshme qetësie dhe relaksimi, çka mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe ankthit.
7. Si mund të më ndihmojë shtresa Aloe Vera në përmirësimin e cilësisë së lëkurës gjatë gjumit?
Trajtimi me Aloe Vera jo vetëm që siguron butësi dhe rehati, por gjithashtu ndihmon në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës gjatë gjumit, duke ofruar një ndjesi të freskët dhe të këndshme çdo mëngjes.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo gjumë