Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Dukuni dhe ndjehuni më mirë!

"Një pamje e shëndetshme fillon nga brenda " - Robert Urich

Të jesh i shëndetshëm, i lumtur dhe i kënaqur me pamjen dhe mirëqenien tënde – ne mund të themi se çdo person e dëshiron atë. Kush nuk do të donte të dinte të shijonte dhe të gëzonte shëndet të mirë, gjithsesi?

Por në jetën tonë moderne, është e vështirë të mbash një mënyrë të jetesës së shëndetshme, kryesisht për shkak të pengesave, kërkesave dhe frustrimeve të jetës së përditshme, të tilla si puna stresuese, mungesa e gjumit dhe numri i arsyeve të tjera që çojnë në zakone jo të shëndetshme të ngrënies, mbipeshë, lëkurës problematike dhe rezultate të tjera të mënyrës së jetesës së çrregullt.

Për fat të mirë, teknologjia moderne është këtu për të na ndihmuar me produkte të shkëlqyera që kujdesen për ne dhe na ndihmojnë të ruajmë ose fitojmë peshë të shëndetshme, të kemi lëkurë rrezatuese dhe të përmirësojmë mirëqenien tonë të përgjithshme.

Wellneo – Çdo gjë që ju nevojitet për një Trup të Bukur, Pamje të Shëndetshme dhe Mirëqenie të Përgjithshme

Në vjeshtën e vitit 2012 kemi përvjelur mëngët dhe filluam të ndërtojmë një faqe interneti me shumë produkte të vogla fitnesi pë përdorim shtëpiak. Ne filluam në Slloveni, por shumë shpejtë hapëm dyqane edhe në shtetet e tjera Evropiane.

Wellneo është një markë e themeluar në vitin 2010, dedikuar për të ofruar produkte me cilësi të lartë për:

  • shëndet,
  • bukuri,
  • humbje peshe,
  • fitnes,
  • kontrollim të dhimbjeve,
  • dhe testim gjenetik

Por jo vetëm atë. Ne synojmë t'ju ofrojmë jo vetëm produkte, por zgjidhje të plota, rekomandime dhe mbështetje të personalizuar nga ekspertët e Wellneos.

Ne në Wellneo jemi këtu për të ruajtur shëndetin tuaj, për tu kujdesur për bukurinë tuaj dhe për t'ju ndihmuar të ndiheni më mirë në lëkurën tuaj!

Më shumë se 350 produkte nga të cilat ju mund të zgjidhni

Duke e ditur se në treg ka mijëra produkte të ndryshme, ne sigurohemi që të gjitha produktet tona të jenë të përzgjedhura posaçërisht dhe të mbështetura nga studimet shkencore.Që nga fillimi ne kemi lansuar mbi 350 produkte, 50 prej tyre janë brenduar dhe janë zhvilluar nga Wellneo. Ne i kemi provuar të gjitha dhe lirshëm mund të themi se të gjitha produktet e përzgjedhura janë të besueshme dhe do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet e juaja më shpejtë.

Ai që ka shëndet, ka shpresë; dhe ai që ka shpresë, ka gjithçka. - Thomas Carlyle

Ne shpresojmë se do të jetë edhe më mirë në të ardhmen dhe do t'ju ofrojmë produktet më të mira për ju dhe të dashurit tuaj.

Ekipi juaj Wellneo