Shtresë Aloe Vera Memory 5cm
Përmirësoni çdo sipërfaqe gjumi me këtë shtresë jashtëzakonisht të rehatshme. Bërdhama ka sfungjer Memory, i cili lehtëson presionin përmirëson shtrirjen e shtyllës kurrizore. Mbulesa e shtresës është e pasur me Aloe Vera dhe trajtim anti-bakterial, anti-mikrobik dhe anti-mikrogrimcave të pluhurit. Po ashtu mund të hiqet dhe të lahet. Sipërfaqja e poshtme e shtresës është anti-rrëshqitëse.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Përmirësoni çdo sipërfaqe gjumi me këtë shtresë jashtëzakonisht të rehatshme. Bërdhama ka sfungjer Memory, i cili lehtëson presionin përmirëson shtrirjen e shtyllës kurrizore. Mbulesa e shtresës është e pasur me Aloe Vera dhe trajtim anti-bakterial, anti-mikrobik dhe anti-mikrogrimcave të pluhurit. Po ashtu mund të hiqet dhe të lahet. Sipërfaqja e poshtme e shtresës është anti-rrëshqitëse.
Më shumë - Përshkrimi
-
Rehati e jashtëzakonshme në çdo sipërfaqe gjumi
Shtresa Aloe Vera Memory është zgjidhja perfekte për të përmirësuar sipërfaqen e gjumit, sidomos nëse po flini në një dyshek të vjetër, shumë të fortë apo në divan. Sapo ta vendosni dhe të shtriheni mbi të, do ta përjetoni një ndjesi të mrekullueshme të butësisë dhe rehatisë. Sfungjeri Memory zbutet kur ekspozohet ndaj nxehtësisë së trupit dhe krijon një rehati që lehtëson presionin dhe ju përkund në gjumë.
Pjesa e sipërme është në formën e konvolucioneve piramidale, të cilat e rrisin ajrosjen dhe kombinuar me sistemin AirX, e mbajnë shtresën më të freskët dhe më të thatë. Trajtimi The CleanEffect™ në mbulesë funksionon kundër baktereve, mykut dhe mikrogrimcave të pluhurit, kurse aloe vera i jep asaj një ndjesi të butë dhe të këndshme në prekje.
Shijoni butësinë e sfungjerit Memory
Kjo shtresë ka bërthamë prej sfungjerit Memory, i cili i përgjigjet apo përshtatet temperaturës dhe formës trupore. Disa nga përfitimet prej sfungjerit Memory janë:
- Lehtëson presionin
- Përmirëson shtrirjen e shtyllës kurrizore, sidomos për personat që flen në krah dhe nuk marrin mbështetje të mjaftueshme në shpatulla dhe ije.
Kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të bëni gjumë çlodhës.
Freski gjatë gjithë natës
Falë rehatisë dhe vetive ajrosëse që ka kjo shtresë, ju po ashtu do të shijoni një gjumë të freskët.
Sfungjeri Memory është bërë me konvolucione piramidale, që sigurojnë qarkullim maksimal të ajrit dhe freski më të madhe.
Skajet e shtresës përbëhen nga rrjeta AirX System™, që ju mban të freskët dhe siguron thatësi gjatë gjithë natës.
Një sipërfaqe e shëndetshme gjumi = një sipërfaqe higjienike
-
E pasur me Aloe Vera
- Aloe Vera ka veti qetësuese, andaj i shton shtresës më shumë butësi.
- Po ashtu, krijon ndjesi të këndshme në prekje.
-
Trajtimi CleanEffect®
- Mbrojtje anti-mikrobike
- Mbrojtje anti-bakteriale
- Mbrojtje anti-mikrogrimcave të pluhurit
-
Sistemi AirX
- Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
- Ndihmon në mbajtjen e temperaturave të ulëta
-
Mbulesa mund të lahet
- Për më shumë higjienë, mbulesa e shtesës mund të hiqet dhe të lahet.
- Mbulesën mund ta lani deri në 40°C.
Praktike dhe e gjithanshme
Kjo shtresë është e lehtë: vetëm paloseni për ta ruajtur apo bartur më lehtësisht. Shtresa Nature’s Aloe Vera është një produkt me vlerë, sepse mund ta përdorni në ambiente të brendshme si dhe të jashtme.
-
Divan
-
Banesa të vogla
-
Shtëpiza
-
Kamping
-
Karavan
-
Festivale
-
Konvikte
-
Lojë / ushtrime
Kudo vete, rehatinë me vete
Nëse po shkoni diku për ca ditë, ju s’mund ta merrni dyshekun me vete, ama shtresën po! Është e lehtë për t’u bartur, thjesht paloseni dhe merreni me vete. Kështu, mund ta shijoni rehatinë dhe ndjesinë relaksuese kudo që jeni.
Vendosja bëhet shpejtë dhe lehtë
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.
-
1
Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.
-
23
Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar për ta vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.
-
4
Lini 6 orë shtresën të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Lartësia 5 cm Linja Dormeo Comfort Mbështjellësi mund të pastrohet Po Programi Dormeo gjumë Shpuzë memoruese Po