Set jastëkësh anatomikë Siena Dormeo
Jastëku anatomik Siena përbëhet prej sfungjerit memory dhe i përshtatet tërësisht formës së kokës dhe qafës. Është ideal për personat që flenë anash apo në shpinë dhe është shumë i ajrosshëm, falë sistemit AirX në pjesët anësore. Mbulesa e jastëkut mund të hiqet e të lahet në 40℃ dhe është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky set përmban 2 jastëkë anatomikë Siena, me dimensione 30x50cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Jastëku anatomik Siena përbëhet prej sfungjerit memory dhe i përshtatet tërësisht formës së kokës dhe qafës. Është ideal për personat që flenë anash apo në shpinë dhe është shumë i ajrosshëm, falë sistemit AirX në pjesët anësore. Mbulesa e jastëkut mund të hiqet e të lahet në 40℃ dhe është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky set përmban 2 jastëkë anatomikë Siena, me dimensione 30x50cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mbështetje të ekuilibruar për tërë vitin
Jastëku anatomik Siena është i dizajnuar që t’i përshtatet në mënyrë të përsosur formës së kokës e qafës, dhe t’ju ofrojë mbështetje të ekuilibruar gjatë tërë vitit. Jastëku është i punuar me sfungjer memory, për t’ju ofruar rehati të plotë. Mbulesa e jastëkut mund të hiqet e të lahet dhe është trajtuar me CleanEffect®, për t’ju siguruar një ambient të pastër gjumi.
Jastëk anatomik me sfungjer cilësor memory
Forma e jastëkut anatomik siguron që shpina juaj të shtrihet në formën e duhur gjatë gjumit. Bërthama e jastëkut përbëhet nga sfungjeri cilësor memory, në mënyrë që t’i përshtatet sa më mirë formës, peshës dhe ngrohtësisë së kokës e qafës. Thjesht, ju ofron mështetje të plotë për gjumë sa më natyral e të shëndetshëm.
Siguron ambient të pastër gjumi
Mbulesa e jastëkut është e trajtuar me CleanEffect®, për të siguruar mbrojtje ndaj mikroorganizmave të pluhurit, baktereve dhe aromave të pakëndshme. Prandaj, ky jastëk është i përshtatshëm sidomos për njerëzit që vuajnë nga alergjitë. Për më tepër, pjesët anësore të mbulesës përbëhen prej AirX - materiali Airmesh, për të siguruar ajrosje dhe një ambient të freskët gjumi.
Jastëk praktik dhe i rehatshëm
Mbulesa e jastëkut përmban katrore 3D të cilat ju japin një ndjenjë të butë masazhi dhe ngrohtësie. Po ashtu, mbulesa mund të hiqet dhe të lahet 40°C - pra, ju mund ta mbani të freskët dhe të pastër gjatë gjithë kohës. Ky jastëk është i përshtatshëm për personat që flenë anash apo në shpinë.
Seti ka dy jastëkë anatomikë Siena, secili me dimensione 30x50cm.
- Specifikat Teknike
-
Baza 100% Memory foam Dimensionet 30x50 cm Lartësia 10 cm / 8 cm Linja Dormeo Comfort Mbështjellësi 100% Polyester Cover side fabric: 100% polyester (AirX System) Pillow type anatomike Programi Dormeo gjumë Sistemi i lagështisë Po mund të lahet vetëm mbështjellësi në 40 °c