Këllëf mbrojtës kundër ujit Dormeo
                            - Më shumë
 - Përshkrimi
 - Specifikat Teknike
 
- Më shumë
 - 
                        Këllëfi mbrojtës kundër ujit është një mbrojtës i projektuar për të mbrojtur dyshekun tuaj nga lagështia, njollat, dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga uji ose lëngjet e tjera. I disponueshëm në 7 përmasa dhe i përshtatshëm për dyshek me trashësi deri në 28cm.Më shumë
 - Përshkrimi
 - 
                        
Mbroni dyshekun tuaj nga uji
Një çarçaf mbrojtës kundër ujit është një mbrojtës i projektuar për të mbrojtur dyshekun tuaj nga lagështia, njollat, dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga uji ose lëngjet e tjera.
	E vërteta e pakëndshme për dyshekët
Mesatarisht, dysheku zgjat nga gjashtë deri në dhjetë vjet, me mijëra netë përdorim në të gjitha stinët. Dhe ndërsa flemë, humbasim qelizat e lëkurës dhe djersa, të cilat me kalimin e kohës mund të grumbullohen në dyshek, duke shkaktuar erëra dhe njolla, dhe duke tërhequr marimangat e pluhurit dhe bakteret, madje edhe thellë brenda. Kjo nuk është vetëm e rëndë, por mund të jetë edhe e pashëndetshme, duke i bërë problemet e lëkurës dhe frymëmarrjes, si dhe alergjitë, më keq.
	I pastër dhe pa njolla
Mënyra më e mirë për të mbajtur dyshekun tuaj të pastër është duke përdorur një mbrojtëse dhe duke vendosur një barrierë të thjeshtë midis trupit tuaj dhe dyshekut. Mbrojtësi i dyshekut kundra ujit Dormeo është bërë nga material lyocell mikrofiber, lehtesisht i ajrosshem dhe kundra ujit. Ky material mund të parandalojë djersitjen dhe ngjitjen duke qëndruar i ajrosur, dhe gjithashtu vepron kundër marimangave të pluhurit. Mund të lahet në lavatriçe me 30°C.
	Në dispozicion në 7 përmasa
Çarçafi mbrojtës për dyshekun është i përshtatshëm për dyshekë me trashësi deri në 28cm dhe i disponueshëm në 7 përmasa të ndryshme. Është i shpejtë dhe i lehtë për t'u vendosur dhe ndërruar. Çarçafi mbrojtës për dyshekun është me llastik i cili nuk e lejon të levizë gjatë natës.
	 - Specifikat Teknike
 - 
                        
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo gjumë  
                            
                        






