Fshesë vakumi Nano Canister
Sillni teknologjinë ciklonike në shtëpinë tuaj, përmes pastrimit me fshesën Nano Canister! Kjo fshesë vakumi kombinon fuqinë thithëse me filtrim HEPA H13, për të bllokuar edhe grimcat më të vogla dhe për ta shmangur ndotjen e dytë. Fshesa Canister ka shportë pluhuri dhe filter të ripërdorshëm, të cilët mund t’i lani e t’i përdorni përsëri. Është e kompakte, e lehtë për t’u bartur dhe ka fuqi 700W.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Sillni teknologjinë ciklonike në shtëpinë tuaj, përmes pastrimit me fshesën Nano Canister! Kjo fshesë vakumi kombinon fuqinë thithëse me filtrim HEPA H13, për të bllokuar edhe grimcat më të vogla dhe për ta shmangur ndotjen e dytë. Fshesa Canister ka shportë pluhuri dhe filter të ripërdorshëm, të cilët mund t’i lani e t’i përdorni përsëri. Është e kompakte, e lehtë për t’u bartur dhe ka fuqi 700W.
Më shumë - Përshkrimi
-
Efikase dhe ekonomike, krejt çka ju duhet në një fshesë vakumi
Kjo fshesë vakumi ka performancën që ju duhet, për t’ju siguruar pastrim cilësor në çdo kënd të shtëpisë. Fshesa ka dizajn praktik dhe peshon lehtë, që ju ta bartni lehtësisht aty ku ju duhet. Po ashtu, është e pajisur me karakteristika praktike, që pastroni më lehtë dhe më mirë.
Kontroll i plotë në duart tuaja
Fshesa ka një dorezë ergonomike, e cila ju mundëson kontroll të plotë në duart tuaja, pa pasur nevojë të përkuleni dhe të shtypni butona gjatë pastrimit. Po ashtu, kjo fshesë vakumi ka një kabllo të gjatë 5 metra, që të arrini çdo pjesë të dhomës dhe ka fuqi max. 700W si dhe fuqi thithëse 18kPA.
-
Shumëfunksionale
-
Filter HEPA H13
-
Kabllo 5m
-
Fuqi thithëse 18 kPa
-
Teknologji ciklonike
-
E lehtë
-
Për sipërfaqe të ndryshme
-
Ekonomike
Filtrim shtesë për 99.95% efikasitet pastrimi
Fshesa Nano Canister është e pajisur me filter HEPA H13, i cili ofron 99.95% efikasitet pastrimi! Ky filter bllokon edhe nanogrimcat më të vogla të dëmshme nga ajri dhe ndihmon në parandalimin e ndotjes së dytë.
Teknologji e fuqishme ciklonike
Kjo pajisje është e pasur me teknologji ciklonike, e cila thith pluhurin, qimet dhe papastërtitë e tjera. Më e mira është se kjo fshesë ka dizajn pa qese pluhuri, por në vend të tyre, ka një shportë pluhuri 2.5l. Shporta është e tejdukshme, pra ju mund ta shihni çka është grumbulluar dhe kur është mbushur plot. Në këtë mënyrë, ju kurseni para, sepse s’keni nevojë të blini qese.
Aksesorë shumëfunksionalë
Koka e fshesës është funksionale për sipërfaqe të ndryshme, sikurse tepih dhe dysheme të forta. Bashkë me fshesën vijnë edhe dy aksesorë: një furçë e vogël 2në1 dhe hundëza, të cilat ju mundësojnë të pastroni edhe në zonat më të vështira për t’u arritur, duke mos lënë vend për papastërti!
-
- Informata shtesë
-
Në paketim përfshihen:
- Pajisja bazë me kokën për pastrim dhe filter H13
- 1 furçë e vogël
- 1 hundëz
- 1 manual për përdorim