Set Jorgan & Jastëk Dream Dormeo

- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shijoni ndjesinë e një gjumi të qetë dhe të relaksuar me setin Dormeo Dream, që përfshinë jorgan dhe jastëk të dizajnuar për t'ju ofruar mbështetje dhe komoditet të plotë gjatë gjithë vitit. Çfarëdo pozicioni të zgjidhni për të fjetur - anash, me shpinë apo përmbys - jastëku Dream përshtatet me trupin tuaj, duke ju ofruar mbështetjen ideale për qafën dhe kokën. Ndërkohë, jorgani Dream ju përqafon me butësi të lehtë dhe ndjesi relaksuese për një gjumë më të thellë dhe më cilësor.Më shumë
- Përshkrimi
-
Jastëk i personalizueshëm për çdo stil gjumi
Jastëku Dream është i dizajnuar që të përshtatet me ju. Mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë e tij sipas dëshirës — duke shtuar ose hequr mbushje, në varësi të mënyrës si flini dhe sa mbështetje preferoni.
- Perfekt për të fjetur me shpinë, anash apo përmbys
- Mbështetje e duhur për qafën dhe kokën
- Mban formën dhe volumin për gjatë
Jorgan i butë dhe i lehtë për çdo sezon
Jorgani Dream është krijuar për t’ju ofruar ngrohtësi të këndshme, pa ju rënduar dhe pa krijuar nxehtësi të tepërt. Mbushja me Wellsleep® mikrofibra e bën të ajrosshëm, të butë dhe të lehtë.
- I lehtë dhe komod për çdo stinë
- Butësi e jashtëzakonshme dhe ndjesi rehatie
- Mbron nga mbinxehja dhe djersitja
Pastrimi i lehtë në 60°C
Të dy produktet mund të lahen në rrobalarëse në temperaturë deri në 60°C, duke ju garantuar pastërti, higjienë maksimale dhe kujdes të thjeshtë për setin tuaj të gjumit.
Zgjidhni qetësinë dhe rehatinë që meritoni
Seti Dream është i disponueshëm në dy përmasa — që të mund të përshtatet me çdo shtrat dhe çdo dhomë gjumi. Ideal për përdorim personal, për dhurata apo për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e gjumit tuaj.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Timeless Programi Dormeo dhoma ndejës