Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO Dormeo

Photo
Video

Super i butë dhe shumë cilësor, seti me teknologjinë termo-rregulluese, përdoret për gjatë gjithë vitin. Kur ndiheni ngrohtë, iu freskon, ose kur keni të ftohtë - iu ofron ngrohtësi. I lehtë, dhe i ngrohtë, jorgani është jashtëzakonisht i ajrosshëm. Jastëku është ideal për të gjithë llojet e njerëzve. Në dispozicion në tri ngjyra: hiri, krem dhe e gjelbërt e lehtë. Seti njësh: 140x200cm dhe një jastëk 50x70cm; seti dysh: 200x200 cm dhe dy jastëka 50x70 cm.

Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO Dormeo
Nga 79,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Super i butë dhe shumë cilësor, seti me teknologjinë termo-rregulluese, përdoret për gjatë gjithë vitin. Kur ndiheni ngrohtë, iu freskon, ose kur keni të ftohtë - iu ofron ngrohtësi. I lehtë, dhe i ngrohtë, jorgani është jashtëzakonisht i ajrosshëm. Jastëku është ideal për të gjithë llojet e njerëzve. Në dispozicion në tri ngjyra: hiri, krem dhe e gjelbërt e lehtë. Seti njësh: 140x200cm dhe një jastëk 50x70cm; seti dysh: 200x200 cm dhe dy jastëka 50x70 cm.

Më shumë
Përshkrimi

Ju premton rehati luksoze

Bëni gjumë të rehatshëm dhe zgjohuni të freskët e plot energji. Ky set është dizajnuar për të ekuilibruar butësinë dhe mbështetjen, dhe t’iu mundësojë fjetje të mirë për gjatë tërë vitit.

Seti përfshin:

  • Super i butë, shumë cilësor, ky jorgan mund të përdoret në çdo sezonë
  • Jastëku klasik është i përshatshëm për të gjitha pozicionet e gjumit
  • Qese e ripërdorshme që iu mundëson ta ruani dhe ta merrni me vete kudo

Seti vjen në tri ngjyra: Hiri, krem dhe e gjelbërt e lehtë.

Dormeo AdaptiveGO Pillow and Duvet and A Reusable Bag Set

Ngrohtë apo ftohtë? Le të zgjedhë trupi yt!

Nëse keni shumë të nxehtë ose të ftohtë, mbuloheni ose jo gjatë natës dhe keni probleme me gjumin, mbase jeni duke përdorur jastëkun dhe jorganin e gabuar.

Por lajmi i mirë është se kemi zgjidhje për ju: Setin e ri AdaptiveGo me teknologjinë termo-rregulluese. Sekreti qëndron te tretmani i përshtatshmërisë HeiQ Smart Temp, i cili është zhvilluar në Zvicër dhe është aplikuar në mbulesat e jastëkut dhe jorganit. Me pak fjalë, materiali i përshtatet temperaturës së trupit. Kur keni shumë të nxehtë, materiali e absorbon nxehtësinë dhe lagështinë, duke avulluar shpejt, për ta freskuar trupin tuaj. Por, kur keni të ftohtë, avullimi dobësohet dhe materiali ju mban shumë ngrohtë.

Dormeo AdaptiveGO Pillow and Duvet and A Reusable Bag Set

I lehtë, i rehatshëm dhe jashtëzakonisht i ajrosshëm

Jorgani dhe jastëku AdaptiveGo janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® çka iu siguron se janë tërësisht të ajrosshëm. Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni të freskët dhe rehat gjatë gjithë natës dhe jo vetëm. Ky set është praktik edhe për përdorim gjatë gjithë vitit, pra, në çdo sezonë. Falë materialit me të cilin është i përbërë, jorgani ka peshë të lehtë, është i këndshëm për lëkurën dhe jep ngrohtësi atëherë kur i duhet trupit.

Wellsleep® Përpos ndjenjës së super-butësisë, fibrat Wellsleep® iu ofrojnë edhe më shumë. Ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose alergji, mund të flenë të sigurtë, pasi që mikrofibrat e jorganit janë hipoalergjenike dhe të përshtatshme për lëkurë.

Dizajn modern dhe tërheqës

Jorgani i butë është krijuar nga një material special dhe me një qepje interesante, që ka rezultuar edhe me një model të bukur.

Materiali i cilësisë së lartë përmban fije të larta. AJastëku dhe jorgani AdaptiveGo përbajnë 300 fije, andaj edhe janë të fortë dhe të qëndrueshëm, më të butë dhe të këndshëm për lëkurën, çka e rritë ndjenjën e komoditetit. E garantuar: Seti do të vazhdojë ta ruajë për vite cilësinë, butësinë, lehtësinë dhe qëndrueshmërinë.

Punimi i jorganit dhe jastëkut, i cili i ngjan modelit të trungut të palmës, është bërë në atë mënyrë që të mundësojë shpërndarjen e mbushjes (së jorganit dhe jastëkut). Kjo nuk lejon që të krijohet “rrëmujë” në një anë të jorganit ose jastëkut.

Dormeo AdaptiveGO Pillow and Duvet and A Reusable Bag Set

I përshtatet nevojave individuale

Jastëku AdaptiveGo ofron plotësisht rehati për qafën tuaj dhe mundëson shtrirje të drejtë të shtyllës kurrizore. Ju mund ta rregulloni lartësinë dhe formën duke ia përshtatur plotësisht nevojave tuaja. Thjesht, mund të largoni pak nga mbushja e jastëkut. Ai përmban një zinxhir anësor, pra mbushja e jastëkut mund të rritet ose zvogëlohet. Pra, secili mund ta ketë jastëkun që i përshtatet dhe ta mbajë shtyllën kurrizore çdo herë në pozitën e duhur. Nuk ka lidhje a flini në shpinë, anash apo me bark.

Nëse doni një zgjidhje për gjumë perfekt dhe shtrirje të duhur të shtyllës kurrizore atëherë kombinimi i duhur i produkteve Dormeo: dyshekëve, kornizave dhe jastëkëve u’a ofrojnë këtë.

Dormeo AdaptiveGO Pillow and Duvet and A Reusable Bag Set

I lehtë për t’u mirëmbajtur

Seti mund të lahet në temperaturë 40°C. Rekomandohet që pas larjes dhe gjatë tharjes, t’i shkundni jastëkun dhe jorganin, në mënyrë që të mos grumbullohet mbushja në një vend. Para përdorimit, sigurohuni që produket janë tharë plotësisht.

Seti është i përshtatshëm për:

Batanijet e tilla ndihmojnë njerëzit të flenë mirë gjatë situatave të ndryshme. Rekomandohet për:

  • Njerëzit që djersiten gjatë fjetjes
  • Njerëzit që vuajnë nga alergjitë
  • Njerëzit që duan të flenë rehat
  • Njerëzve që iu pëlqejnë jorganët/jastëkët e butë dhe komodë
  • Me një fjalë, për të gjithë njerëzit
Dormeo AdaptiveGO Pillow and Duvet and A Reusable Bag Set
Specifikat Teknike
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star