Si ta largojmë lëkurën e vdekur, papastërtitë dhe celulitin?
Nuk ka rendësi çfarë lloj lëkure keni, është e rëndësishme të largoni lëkurën e vdekur që mbulon poret tuaja.
Pastrimi me brushë do ta mbaj lëkurën tuaj të butë dhe do ti pastroj poret tuaja. Do të parandaloj aknet, pikat e zeza dhe llojet e tjera të irritimeve të lëkurës. Kjo është mënyra më natyrale e pastrimit të lëkurës në kushte shtëpie.
Bëni procesin e përdorimit të brushës, rutinë të përditëshmërisë tuaj. Pastrimi me brushë ka shumë rëndësi, gjë që aplikohet jo vetëm në fytyrë por edhe në gjithë trupin tuaj.
Benefitet e përdorimit të brushës janë të shumta, ndër to listojmë:
1. Mbështetjen qe i jep sistemit limfatik:
Sistemi limfatik është një pjesë e pandashme e sistemit imunitar të trupit. Përbëhet nga organe dhe nyje limfatike, kanale dhe enë që transportojnë fluidet në të gjithë trupin.
Shumë nga këto linja limfatike funksionojnë vetëm nën lëkurë dhe përdorimi i brushës ndihmon në nxitjen e qarkullimit normal limfatik brenda trupit tonë.
2. Largimi i lëkurës së vdekur
Kjo përparësi vërehet në herën e parë të përdorimit të pastrimit në të thatë me brushë. Procesi I përdorimit të një brushe të fortë mbi lëkurë ndihmon të ç’lodhni muskujt tuaj dhe të largoni qelizat e vdekura të lëkurës. Çka do të vëreni është një lëkurë më e butë që në ditët e para. Brusha është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më natyrale e freskimit të lëkurës. Nëse bëhet rregullisht ju mund të ndjeni lustrimin e lëkurës dhe butësine që gjithmonë e keni dashur.
3. Pastron poret, madje edhe ato më të voglat
Përparësi tjetër e procesit të largimit të lekurës së vdekur është edhe pastrimi i lëkurës nga papastërtitë dhe mbetjet që shkaktohen nga makijazhi i përditshëm dhe maskat që ne bëjmë. Duke përdorur një brushë të specializuar të butë për fytyrën, vëreni se fytyra juaj do të qëndroj më e butë dhe poret tuaja do të jenë shumë më pak të dukshme.
4. Ndikon në largimin e celulitit
Edhe pse provat janë anekdotike, shumë njerëz pohuan se brushimi i rregullt në të thatë ndihmon shumë në evitimin e celulitit të tyre. Nuk ka shumë kërkime për të mbështetur pretendimet për largimin e krejtësishëm të celulitit, por brusha e bën lëkurën të butë dhe përdorimi I rregullt i brushës largon sasitë e mëdha të celulitit në trupin tuaj.
5. Rritja e Energjisë
Brusha gjithmonë jep një nxitje të natyrshme të energjisë. Zakonisht pastrimi me brushë në të thatë nuk rekomandohet gjatë natës por është e mrekullueshme në mëngjes. Teoria është se për shkak se rrit qarkullimin, ajo gjithashtu rrit energjinë.
Si të zgjedhni brushën e duhur dhe si ta përdorni atë?!
Ne ju propozojmë Wellneo BB Brushën që paraqet sistemin e plotë për kujdesin e trupit që përshtatet me pëllëmbën e dorës tuaj. Përveç brushës revolucionare Tampico, ju merrni edhe brushën për fytyrë, brushën me gurrë të fortë për largimin e kallove dhe masazhuesin për të marrë një trajtim spa të plotë në komoditetin e shtëpisë tuaj.
Ju mund ta përdorni atë në dush ose kudo tjetër në shtëpinë tuaj ku ju dëshironi të kryeni pastrimin e thellë të lëkurës tuaj.
Seti përmban:
- Baza
- Tampico, brusha e thatë
- Brusha për fytyrë
- Disku për masazh
- Disku për largimin/pastrimin e kallove
Kjo brushë do të plotësoj të gjitha nevojat për gjithë trupin tuaj.
Si ta pastroni lekurën tuaj?
1. Mund të filloni me brushën tampico që është adekuate për tërë trupin, filloni nga këmbët me lëvizje të lëmuara duke vazhduar me gjunjët dhe pjesën e barkut. Si një rregull i mirë, gjithmonë bëni pastrimin e pjesëve trupore me synim drejt qendrës së trupit.
2. Përsëriteni të njëjtin proces me krahët, duke filluar me pëllëmbët e duarve dhe duke vazhduar me krahët drejt zemrës. Përsëri, pastroni çdo pjesë të lëkurës disa herë.
3. Në stomak dhe nën sqjetulla, qarkulloni brushën në levizje rrotulluese në drejtim të akrepave të ores.
4. Pjesën e shputave të këmbeve e pastroni me diskun për largimin e kallove.
5. Kur vie radha tek fytyra ndryshoni brushën sepse për pastrimin e fytyrës nevojitet delikatesë dhe brusha me fijet specifike për butësinë e fytyrës është e duhura për fytyrë.
6. Në fund mund të çlodhni muskujt tuaj dhe përmirësoni qarkullimin e gjakut me masazhuesin me tundje/ valë që zvogëlon tensionin e muskujve, rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe relakson muskujt.