Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Probleme me migrenën? Zgjidhja është e thjeshtë

Mungesa e rrezeve të diellit mund të nxisë krizat e migrenës te fëmijët dhe adoleshentët. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  
Mungesa e rrezeve të diellit mund të nxisë krizat e migrenës te fëmijët dhe adoleshentët. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Migrena shkakton marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje koke. Edhe pse ka ilaçe për të qetësuar simptomat, nuk funksionojnë për të gjithë.   Studimi ka treguar se mungesa e vitaminës D, B2 dhe riboflavinës shkakton probleme me migrenën.   Vitamina D prodhohet nga lëkura kur ekspozohet në diell dhe gjendet edhe në ushqime të tilla si vaji i peshkut dhe vezët.   Riboflavina gjendet te qumështi, vezët, orizi dhe ndihmon edhe në shëndetin e lëkurës, syve dhe sistemit nervor.   Rreth 37 milionë persona vuajnë nga migrena në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe studime të mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminave është shkak për migrenën.