Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pjata më e vogël – më pak kalori të konsumuara?

Një pjatë më e vogël nuk do t'ju ndihmojë të hani më pak, thotë një studim i ri që sfidon një besim gjerësisht të mbajtur.

Pjatat më të vogla shpesh janë rekomanduar si një mënyrë për të kontrolluar konsumimin e ushqimit, por kjo thjesht nuk është një strategji efektive. Madhësia e pjatës dhe pasha e personave nuk kanë asnjë lidhëshmëri mes vete sepse energjija dhe kalorite e ushqimeve të ndryshme nuk mund të krahasohen në këtë menyrë.

Një studim që është bërë nga Texas Christian University ka përfshirë 10 gra me mbipeshë apo obezitet dhe 10 gra me peshë normale që u caktuan përmes shortit të ulen dhe të hanin drekë së bashku duke marrë pjatat e vogla (21.60 cm) ose pjatat e mëdha (26.71cm). Grave i’u kishte thënë ta servojnë vetën e tyre dhe të hanin deri sa ato të ndiheshin të ngopura.

Gratë e bënë këtë në dy ditë të ndryshme, duke përdorur çdo herë një pjatë me madhësi të ndryshme.

"Është e mundur që madhësia e pjatës të mos ketë ndikim në marrjen e energjisë sepse njerëzit hanë deri sa të ngopen pavarësisht se çfarë enë kuzhine përdorin".

Rezultatet nga ky studim ishin këto:

Gratë me mbipeshë ose me obezitet "raportuan nivele më të ulëta të urisë dhe u ndien më pak të ngopura pas ngrënies në krahasim me gratë me peshë normale pavarësisht se këto dy grupe të grave konsumuan të njejtën energji nga ushqimet. Kjo tregon që individët me mbipeshë ose obezë mund të kenë ndjesi më të ulët për të ndier uri dhe se sa ata me peshë normale ".