Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Misioni: Takimi me prindërit e saj

Takimi me familjen e të dashurës tuaj është një nga gjërat më të rëndësishme që ju duhet të kaloni në periudhën fillestare të një marrëdhënie të re. Kjo mund të shmanget nga ata që kërkojnë thjesht një avanturë. Por nese keni synime tjera, dhe jeni në kërkim të partnerit të shpirtit për të kaluar jetën me të, gjërat mund të komplikohen kur ju takoni prindërit e saj. 

Nese ju vetëm sa keni filluar një lidhje me një femër, ju mesiguri jeni nervoz rreth takimit me prindërit e saj. Edhe duhet të jeni. Nese thuani ose bëni diçka të gabueshme ju me të vërtetë do të ja komplikoni jetën vetës. Ju e keni vetëm një shancë për të bërë një përshtypje të parë të mirë. Përshtypja e mirë e prindërve të tyre është shumë e rëndësishme për lidhjen tuaj. Ju do të keni vështirësi në lidhje nese prindërit e saj nuk ju pëlqejnë. 

Prindërit e ndryshëm kanë pritje të ndryshme

Disa prindër ju nuk duhet të bëni shumë për ti impresionuar, ndërsa me disa të tjerë ju do ta keni më vështirë. Ky artikull ju jep disa nga këshillat më efektive që ju ndihmojë për takimin e parë me prindër. Lexoni me kujdes!

 

1. Vishuni siç duhet

Takimi me prindërit e të dashurës tuaj duhet të konsiderohet si një lloj interviste e punës. Në fakt këto dy gjëra janë mjaft të ngjajshme me njëra tjetrën. Njësoj si fakti që ju nuk duhet të shkoni në intervistë të punës veshur si një rrugaç, ashtu edhe nuk duhet te takoni prinderit duke u dukur ashtu.

Kjo nuk do të thotë që ju të visheni shumë zyrëtarisht:

  • Krevata dhe setra nuk janë të domosdoshme.
  • Më së miri është të vishni një veshje të zakonshme ditore.
  • Vetëm bëni kujdes që teshat e juaja të jenë mirë të lara dhe të hekurosura.
  • Pak parfum nuk do të ju bënte keq.

Krejt këto mund të jenë mjaft të kuptueshme për shumicën, por ka njerëz që thjeshtë harrojnë. Nese visheni si reper është krejt në rregull mirëpo vetëm bëni kujdes kur i takoni prindërit e saj për herë të parë. Njerëzit me të vërtetë ju gjykojnë sipas garderobës tuaj, dukja është vitale për të bërë një përshtypje të parë.

2. Kujdes çfarë thoni

Gjëja më e rëndësishme që ju duket të keni kujdes kur i takoni prindërit e saj është ajo çfarë thoni. Ju mesiguri po e pyesni veten se çfarë ndodhë nese ju mbarojnë temat dhe nuk keni çfarë të bisedoni.

  • Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të hiqni çdo frikë dhe dyshim nga koka.
  • Mundohuni të keni sa më shumë vetëbesim që të jetë e mundur.  
  • Bëhuni i sjellshëm dhe mendje hapur kur vie fjala te temat e rënda si politika, feja, etj. Ju kurrë nuk e dini se çfarë teme mundet me qenë e prekshme për prindërit e saj. Nese ju thoni që feja është e panevojshme, ndërsa ata janë shume fetar atëhere ju nuk do të leni shumë përshtypje të mira.

Ndonjëherë është më së miri të rrini pa folur

Shkurt, shmangni të gjitha temat që mund ti ofendojnë ata. Bëni vetëm pyetje që ju ndihmojnë ta njihni më mirë të dashurën tuaj dhe prindërit e saj. Poashtu nuk keni nevojë të flisni shumë. Ndonjëherë është më mirë të qëndroni të qetë se sa të flisni më shumë se që duhet. Askush nuk e pëlqen një njeri që flet shume dhe nuk e lë askënd tjetër të flasë.  

3. Shmangni temat seksuale

Mund të jeni ndonjë prej atyre mashkujve që mburren për arritjet e tyre në shtrat. Ose ndonjë person që i pëlqen të tregojnë shaka të ndyra. Këshilla jonë është ruani ato shaka kur jeni me shokët tu. Ju duhet të dini se prindërit, sidomos baballarët, janë shumë sensitive rreth faktit që vajza e tyre ka marredhënje të rregullt seksuale.

Tregoni respekt

Kjo është pikërisht arsya pse ju duhet të shmangni çdo temë seksuale kur jeni me prindërit e saj. Respektojeni të dashurën tuaj si një zonjë të vërtetë edhe nese me të vërtetë ju dy jeni seksualisht të egër dhe bëni seks në çdo hap.

4. Silluni si fisnik me të dashurën tuaj

Gjëja tjetër shumë e rëndësishme kur jeni duke e njohur familjen e të dashurës tuaj është që të silleni me maturi dhe fisnikëri tërë kohën, duhet të leni pështypje që dini si të silleni me një femër. Detaje sikur mbajtja e derës kur ajo hyn, dëgjimi i kujdesshëm, mbajtja e dorës etj do të ju qojnë shumë përpara në sytë e prindërve.

Dëgjoni mirë mirëpo mos u afroni tepër

Thjeshtë, bëhuni sa më i vëmendshëm që të jetë e mundur. Ju mund të shkoni edhe një hap më përpara dhe të pyesni prindërit nese kanë nevojë për ndihmë rreth darkës. Por mos e ekzagjeroni se mund të dukeni si dikush që është i dëshperuar për tu pëlqyer, ska nevojë.

5. Mos u bëni i pasjellshëm

Nese jeni tip sarkastik dhe ju pëlqen të tregoni shaka për të dashurën tuaj, bëhuni ekstremisht i kujdeshëm para nënës dhe babait. Ska asgje të keqe me tregimin e shakave ndonjëherë. Mirëpo mos e teproni. Të keni kujdes se ju jeni duke ecur në akull të hollë. Disa njerëz i konsiderojnë disa shaka si disrespektuese dhe të pasjellshme. Së pari zbuloni karakterin e tyre, pastaj mendoni për shaka.

6. Kur jeni duke u larguar

Pas takimit të parë zyrëtar me prindërit e saj, kur darka përfundon thuani mirupafshim dhe ecni drejt veturës qetë. Ju nuk dëshironi të dukeni sikur po ikni duke vrapuar nga ata. Mbani derën për të dashurën tuaj. Vozitni ngadal dhe me kujdes. Urime, ju sa e keni kaluar testin prindëror!