Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Çfarë rëndësie ka masazhi erotik?

Efekti i një masazhi është më i mirë se sa hapat për qetësim, të çlodhë dhe të forcon më shumë se sa disa gota me uiski ose konjak, nuk e sulmon mëlçinë dhe nuk të thanë xhepin...

Efekti i një masazhi është më i mirë se sa hapat për qetësim, të çlodhë dhe të forcon më shumë se sa disa gota me uiski ose konjak, nuk e sulmon mëlçinë dhe nuk të thanë xhepin...

Në kohë të fundit masazhi gjithnjë e më tepër po zë vendin e merituar në jetën e njeriut si asnjëherë më parë në histori. Lëvizjet dhe shëtitë e mangëta që do të kishin ndikimin e duhur në të kuptuarit, stërhollimit të arsyes dhe ndjenjave, frika deri në shtangosje për të ardhmen e pasigurt ose qëndrimi i mërzitshëm: këto janë burimet e stresit, sforcimeve nervore, shtangimit. Kështu bëhemi nervoz, të prekshëm, kokëfortë dhe kështu dëmtojmë aftësitë tona për dashuri.

Kush nuk mund të çlirohet tërësisht, qoftë ai burrë apo grua, do të bëhet seksualisht ose i pandjeshëm ose impotent. E keqja më e vogël, në raste të kësaj natyre, ndjeshmëria erotike në kontakt fizik është fare e vogël. Për këtë arsye njeriu modern i civilizimit aktual provon që t'i shmanget lodhjes dhe tensionimit përmes gjumit, alkoolit ose barërave, që të krijoj farë mundësie për jetë paksa më të qetë.

Në raste të këtilla efekti i një masazhi është më i mirë se sa hapat për qetësim, të çlodhë dhe të forcon më shumë se sa disa gota me uiski ose konjak, nuk e sulmon mëlçinë dhe nuk të thanë xhepin. Në rast se bëhet si duhet, masazhi të çlodhë dhe ka efekte të shumta, duke të ngjallë edhe dëshirën për seks.

Masazhi erotik është:  • Terapi kundër stresit Përkujdesje ndaj muskujve dhe lëkurës  • Shijim i esencës së jetës  • Nxitje seksuale dhe ftesë për seks të lezetshëm si mjet i pëlqyeshëm dhe efikas për gjumë të qetë.

Masazhi erotik është më shumë se masazh i pjesëve erotike ose e zonave të ndjeshme. Është gjithashtu më shumë se lojë para seksit. E bënë lojën para seksit si pjesë të masazhit. Masazhi erotik mund të sjellë në formë përsëri edhe çiftet në moshë të shtyrë, në atë gjendje që ka filluar dashuria e tyre.