Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

10 betimet më të famshme të Vitit të Ri

Fillmi i vitit te ri është gjithmonë një mundësi e mirë për të ndryshuar disa gjëra që nuk i pëlqejmë për veten. A e keni bërë gati listën e betimeve për vitin 2014? Ne mund të ju ndihmojmë me atë pasiqë kemi mbledhur disa nga betimet më të famshme prej rreth botës. Ndoshta e gjeni një apo dy ide të mira për të përmirësuar jeten tënde...

                          Betimi#1: Formësimi i trupit

Ritmi i jetës moderne shpesh na bën që të fillojmë të neglizhojmë shëndetin dhe trupin tone. Dhe meqenëse shëndeti juaj, imazhi juaj që keni për vetveten dhe mirëqenja juaj janë aspektet më të rëndësishme të lumturisë tuaj, ju me të vërtetë duhet të kujdeseni për veten tuaj. Ndërroni shprehitë e të ngrënit, filloni një klasë fitnesi, ose ushtroni rregullisht në shtëpi dhe ju definitivisht do të keni një vit fantastik në 2014.

 

                          Betimi#2: Shetitja e botës

Statistikat tregojnë që më shumë se gjysma e njerëzve kurrë nuk udhëtojnë jashtë vendit. Përse ndodhë kjo? Me siguri për shkaqe financiare, ose nga frika e të panjohurës. Sidoqoftë, qëndrimi i përherëshëm në shtëpi dhe mos shikimi i botës është një mundësi e humbur për të jetuar jetën me kapacitet të plotë. Nese ju vie mundësia e të udhëtuarit jashtë vendit paketoni valigjet dhe udhëtoni sa më shumë që mundeni. Kujtimet e udhëtimeve janë ato që do të qëndojnë me ju përgjithmonë.

                          Betimi #3: Kursimi i parave

 

Kriza ekonomike globale krijoj problem financiare për shumicën e njerëzve. Përderisa planet për kursimin e parave bëhen shpesh, rezultat rrallë here janë të dukshme. Fillimi i vitit është kohë ideale për ju të organizoheni pak më shumë në aspektin financiar dhe më në fund të filloni të kurseni pak para. Mbajeni në mend: kursimi nuk ka të bëjë me reduktimin e të gjitha shpenzimeve, por për shpenzimin e parave tuaja më menqur.

 

                          Betimi #4: Ndihmojmë të tjerët

Çfarë kësaj bote i mungon, shpesh është mëshira dhe dashuria ndaj të tjerëve. Ne jetojmë në këtë shoqëri egocentike ku vlera kryesore gjendet në para, bukuri dhe sukses. Është mirë të bëjmë një pushim prej orarit të ngjeshur jetësor dhe të provojmë të ndihmojmë njerëzit që janë më pak me fat me ju. Një betim mendimplotë për vitin e ri, apo jo?

 

                          Betimi #5: Të lexojmë më shumë

Ne jetojmë në një botë ku niveli i njerëzve që dinë të shkruajnë dhe lexojnë është rritur, ndërsa ne shpenzojmë më pak kohë duke lexuar libra. Arsyea normal gjendet në popullaritetin e internet, por kalimi i kohës në internet është komplet ndryshe nga leximi i librave. Edhe pse interneti përmban më shumë informata se krejt librat e bëra bashkë, leximi i librave na dërgon tek një nivel i r ii vetëdijes. Provojeni. Shpesh.

 

                          Betimi #6: Të lëmë cigaren dhe alkoholin

Pirja e duhanit dhe alkoholit janë aktivitete ekstremisht të dëmshme që shpesh gjenden në listat e betimeve të njerëzve. Të gjithë e dimë sa shumë na dëmtojnë trupin tone, por prap se prap shumë njerëz vazhdojnë konsumin. Ju duhet të hiqni dorë nga ato përgjithmonë!

 

                          Betimi #7: Të mësojmë dicka të re

Disa thonë se mësimi i gjërave të reja është arsya përse ne jetojmë. Ne në përgjithësi jemi një specie shumë kurioze. Etja për dituri është thellë e programuar në mendjen dhe trupin tone. Secila krijesë ka dëshirë të mësojë dhe të provoj gjëra të reja. Betimi për mësimin e gjërave të reja është super për juve si individ. Filloni tanI!

 

                          Betimi #8: Kalojmë më shumë kohë me familje

Fillimi i vitit është një kohë perfekte të mendojmë për marrëdhënjet me njerëzit që i doni më së shumti. E vërteta është se ne shpesh i lëndojmë dhe neglizhojmë ata që janë më të afërt me ne. Ndryshojeni atë dhe bëjeni vetën dhe njerëzit tuaj më të afërt të lumtur në vitin 2014.  

 

                          Betimi #9: Mos të humbim kohë në Facebook

Nuk ka nevojë për shumë shpjegime, si shoqëri ne shpenzojmë tepër shumë kohë duke shikuar jetërat e njerëzve të tjerë dhe duke folur për jetën tonë në vend se të jetojmë njëmend. Ka shumë gjëra tjera që mund të bëni në vitin 2014 që janë shumë më interesant.

 

                          Betimi #10: Të rrezikoni

Është mirë të jemi të kujdesshëm, racional dhe të organizuar. Mirëpo ndonjëhere ne duhet të harrojmë të gjitha dhe të rrezikojmë dicka të vogel që të ndihemi më të gjallë. Kujdesuni që të bëni disa rreziqe të kalkuluara ne 2014.