Zbuloni tipin e lekurës tuaj TANI dhe mos ngatërroni mënyrën e mirëmbajtjes asnjëherë më!
Si fillim, dicka përreth lekurës!
Tipi i fytyrës tuaj varet nga sa yndyrë prodhon lekura juaj. Gjenet, dieta, niveli i stresit, luhatjet hormonale, medikamentet dhe regjimi i kujdesit ndaj lekurës, të gjitha këto përcaktojnë sasinë e yndyrës që lekura juaj prodhon.
Testi i fytyrës
Për ta berë testin e fytyrës, pastroni mirë fytyrën tuaj dhe thajeni. Merrni disa copa letre lente dhe shtypni letren në pika të ndryshme në fytyrën tuaj. Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, letra lente do të ngjitet, do të behet e yndyrshme dhe e tejdukshme. Nëse letra nuk ngjitet ose nuk merr ndonjë njollë yndyre, lëkura juaj është e thatë. Nëse vërehen njolla yndyre në zonat si ballë, hundë dhe mjekerr atëhere ju keni një lekurë të kombinuar (normale). Shumica e njerëzve kanë lekurë të kombinuar.
Lekurë e yndyrshme
Lekura e yndyrshme është lekurë që shëndrit, veqanarisht në zonën - T (nga balli, teposhtë hundës, deri tek mjekrra). Ju mund të keni poret e zgjeruara, dhe mund të keni pika të zeza dhe dëmtime për shkak të mbiprodhimit të gjëndrave dhjamore ( që prodhojnë vaj).
Gjëja më e mirë për lëkurën e yndyrshme është që me kalimin e kohës vaji rigjeneron lekurën dhe nuk lejon që të krijohen rrudha.
Lekurë e kombinuar / normale
Shumica e femrave (disa ekspert thonë deri në 70%) kanë lekurë të kombinuar ose normale. Nëse ju keni lekurë të kombinuar do të thotë që ju keni pjesë si Zona T të yndyrshme ndërsa hapësira aty-ktu të thata. Ju mund të keni pore më të hapura në faqet dhe ballin tuaj. Ky tip lekure ka pore mesatare, një cilësi të lëmuar dhe qarkullim të mirë.
Ky lloj lekure kërkon të trajtoni pjesët si Zona T ndryshe nga pjesët e thata. Nëse Zona T juaj ka tendencë të jetë e yndyrshme, provoni ta pastroni me një brushë më të fortë në ato zona vetëm pasi të keni larë fytyrën tuaj. Sigurohuni që të bëni maskë dy herë në javë dhe përdorni brushën Wellneo për pastrimin e fytyrës për të hequr çdo qelizë të vdekur të lëkurës në fytyrën tuaj.
Lekurë e thatë
Lëkura e thatë është e ngrehur, sidomos pas pastrimit. Ju do të vereni që lekura juaj behët me e thatë derisa vitet kalojnë. Luhatjet e kësaj lloj lekure i atribuohen hormoneve. Ky tip lekure ka tendencë drejt rrudhave të imta, rënies së lekurës dhe skuqjeve. Për ketë duhet të përkujdeseni të përdorni vajra natyrale sidomos në pjesën e ballit dhe rreth syve.
Brusha Wellneo në lekurën e thatë
- zvogëlon mundësinë e shfaqjes së rrudhave
- rrit qarkullimin e gjakut falë efektit masazhues për pastrim të thellë
- redukton piklat e zeza
- ndihmon largimin e rrathëve të zi të krijuar rreth syve dhe i jep shkëlqim vibrant fytyrës suaj
- sigurohet që fytyra e thatë të absorboj më lehtë serumet dhe kremat për preventimin e tharjes së tepërt të lëkurës.
Lekurë sensitive
Lekura sensitive është me e hollë dhe delikate me pore të duhura. Nëse lehtë irritoheni nga dielli, nga produktet e kozmetikës dhe nëse skuqeni dhe ju krijohen irritime të lehta atëhere ju keni një lekurë sensitive.
Për të gjetur produktet e duhura për lekurën tuaj mund të jetë e veshtirë. Gjithmonë tentoni në produktet organike që nuk përmbajnë aroma. Pastrimin e fytyrës bëjeni me brushë me fije të holla/buta që nuk do të shkaktoj irritime në fytyrën tuaj.
Lekurë e plakur ose me shenja nga dielli
Kjo lëkurë gjithashtu jep ndjenjën e ngushtësisë me rrudha të dukshme, ton të zbehtë të lëkurës - sidomos rreth faqeve dhe nofullës - me cilësi lëkure dhe kapilarë të thyer. Duhet të përkujdeseni që çdo mbrëmje të bëni pastrim të thellë të lekurës të cilin në mënyrë të përkryer mund ta bëni me brushën Wellneo.