Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Si të hiqni qafe ethet në buzë

I lënë i patrajtuar, herpesi në buzë largohet brenda disa ditësh, por ju mund ta hiqni qafe shumë më shpejt. Këshilla e parë mos vendosni makeup pa u përtharë plaga. 

Mjalti   Lyejeni plagën me mjaltë deri në 4 herë në ditë dhe herpesi do të shërohet për tre ditë. Mjalti është edhe më efektiv se sa kura me medikamente. Fatkeqësisht ai nuk parandalon rishfaqjen e herpesit, por e shëron atë në kohë rekord.   Mbajeni të thatë Pasi e keni lyer me mjaltë, duhet ta mbani plagën e thatë. Kjo nuk do të thotë të mos hani ose të mos flisni, por kujtohuni ta mbani thatë. Në farmaci ka disa leukoplastë të krujuar për këto plagë të vogla, të cilat jo vetëm që mbajnë larg lagështirën, por janë edhe të padukshme.   Hani si duhet Një nga mënyrat për të parandaluar rishfaqjen e herpesit në buzë është ngrënia e rregullt. Pas daljes së parë, virusi qëndron i fjetur në trup dhe pret rastin për t'u rizgjuar. Për ta ndaluar, përdorni ushqime të pasura me lizinë. Lizina është një aminoacid, i cili krijon proteina, me ndihmën e të cilave trupi shërohet. Ushqime të pasura me lizinë janë qumështi, mishi i qingjit, fasulet dhe tërshëra.   Thojini jo çokollatës Nëse ndjeni se do të ftoheni ose ftoheni shmangni ushqimet me argininë. Arginina është aminoacid, por që ndryshe nga lizina, nxit zgjimin e herpesit. Përqëndrimet më të larta të argininës gjenden në arrat, bajamet, kikirikët, ginsengu, bizelet dhe ...çokollata.    Qetësojeni me kamomil Kalimi i lëngut të nxehtë të kamomilit në plagë ndihmon në shërimin e membranës së plagës.