Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pastrimi i ambienteve të jashtme të shtëpisë

Pra, sapo keni blerë shtëpi të re dhe doni të pastroni pjesën e jashtme? Ose, shtëpia juaj është shndrruar me një fasad të pa pastërt dhe e shëmtuar me kalimin e viteve? Duke u përkujdesur për pjesën e jashtme të shtëpisë tuaj, ju arrini një pamje më të mire dhe ambient më të shëndetshëm. Eksteriori i shtëpisë suaj thotë shumë edhe për juve si pronar i asaj shtëpie.

Ja disa këshilla për pastrimin e pjesës së jashtme të shtëpisë që do t’ju bëjnë punën tuaj më të lehtë.

  Është koha të përgaditeni për pastrimin me ujë me presion.   Gjysma e punës është përfunduar nëse posedoni një pajisje për pastrim me presion të ujit. Por, jo të gjitha shtëpitë janë të pajisura me një mjet të tillë për shkak të cmimeve të larta që këto pajisje kanë. Poashtu, murret e larta të shtëpisë nuk janë të lehta për t’u pastruar me pajisje që janë të kufizuara për nga gjatësia që ofrojnë gjatë pastrimit. A duhet të përdorni ndonjë preparat apo jo?   Në shumë raste, uji është i mjaftueshëm për pastrimin e ambienteve të jashtme. Nëse murret e shtëpisë tuaj kanë myshqe, atëherë ju mund të përdorni ndonjë detergjentë special për pastrimin e mykut të cilat nuk e dëmtojnë ngjyrën e murreve.   Gjeni pajisjen e duhur për pastrimin e murreve të jashtme të shtëpisë pa i dëmtuar ato.