Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Parfumosja e këtyre pjesëve të trupit e bën aromën të zgjasë më shumë

Vendet se ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj. Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.

Vendet se ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj. Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.   Aplikimi i parfumit në flokë - Kjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.       Aplikimi i parfumit pas veshëve - Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.   Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës - Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume, Chandler Burr, insiston në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.   Aplikimi i parfumit në brendësia e bërrylave - Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.   Aplikimi i parfumit në kërthizë - Kjo aplikohet duke i marrë disa pika me gisht dhe duke i vendosur në kërthizë.