Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ja çfarë duhet shtuar në “smoothie”

Erëzat japin shije, veprojnë si një filtër natyral për trupin tuaj dhe e pastrojnë atë. Për këtë arsye, duhet t’i përdorni medoemos në “smoothie”. Eksperimentoni me to në “smoothie”-t tuaj të gjelbër, por fillojeni pak nga pak, sa të mësoheni me shijen e re.

Shikoni më poshtë se kush janë erëzat që duhet t’i shtoni në “smoothie”:   1.Borzilok Do i shtojë shijen “smoothie”-t jeshil dhe do ju forcojë veshkat. Veshkat luajnë një rol shumë të madh në eliminimin e toksinave nga gjaku. Më e bukura është që borziloku mund të rritet shumë kollaj në oborrin e shtëpisë suaj ose në kuzhinën tuaj.   2.Mente Mentja ju ndihmon në qetësimin e stomakut kur keni probleme me tretjen. Nëse keni fryrje dhe kapsllëk, mentja është ajo që ju duhet në “smoothie”-n tuaj.   3.Majdanoz Majdanozi e freskon “smoothie”-n me shijen e tij të këndshme dhe është shumë i mirë për detoksifikimin e trupit. Parandalon krijimin e toksinave në veshkë e mëlçi, si dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre.   4. Xhenxhefil Mjafton një lugë çaji me xhenxhefil të grirë. Ndihmon kur keni marrje mendsh, të vjella, gazra dhe inflamacion. Ju rekomandojmë të përdorni xhenxhefil të freskët.   5. Kanellë Është shumë e mirë për imunitetin dhe përmban kalcium e hekur. Aroma e saj e këndshme do të ketë një efekt shumë të mirë për trurin.   6.Piper i kuq Piperi i kuq është shumë i fuqishëm dhe e bën pikant “smoothie”-n tuaj jeshil, kështu që përdoreni me pakicë. Ndihmon në qarkullimin e gjakut, matabolizëm dhe ndalon oreksin.