Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

3 rregulla për formim të Vitheve Sexy - Braziliane

Shumë femra duan një pamje të formuar të vitheve. Vithet braziliane arrihen me plan të rregullt të shtrimeve dhe trajnimit të duhur të ushqimit - mësoni më poshtë!

NGRITJA E PESHAVE

Strategjia e parë dhe më efektive për riformim të vitheve është që të filloni të bëni llojin e duhur të stërvitjeve të peshëngritjes. Shumë femra mendojnë se ngritja e peshave së lehta me përsëritje të shumëfishtë është mënyra më e mirë për të formuar muskujt e tyre, megjithatë kjo është një supozim i pasaktë.

Ju do të shihni rezultate shumë më të mira duke e shtyrë trupin tuaj për të ngritur pesha sa më të rënda që është e mundur.

SQUAT I PLOTË

Kur është fjala për zgjedhjen e ushtrimeve, squat i plotë nuk mund të krahasohet me asgjë. Shumica e femrave e anashkalojnë këtë ushtrim sepse nuk mund ta mbajn ritmin dhe të performojnë ushtrimin siç duhet. Ato zakonisht fillojnë deri në gjysmë, duke mos u ulur deri në fund – kjo situate nuk do të ketë efekt dhe muskujt nuk do të aktivizohen. Nëse nuk përjetoni një sasi të madhe dhimbjesh në gjunjë, nuk ka asnjë arsye të mos e shtyni veten më poshtë.

Provoni të bëni këtë ushtrim pa peshë për herë të pare, pastaj inkuadroni edhe peshat për rezultate të dukshme. 

SQUAT PËR SHPINË

Squats janë shumë më sfiduese me pesha, kështu që nëse është hera e parë, është më mirë të kërkoni udhëzime nga trajneri.

Për squats të shpinës dhe vitheve, pesha qëndron në këmbë (në një nga dy pozicione: e ulët ose e lartë), ku zakonisht është më e lehtë të ngjeshësh një peshë më të rëndë. Duart duhet të pozicionohën përpara, përgjatë të njëjtit gjërësi si supet, dhe bërrylat e pozicionuara poshtë në tokë (krahët do të formojnë një "W").Mbani kukat mbrapa, dhe ndjekni të njëjtën formë pë squat të suksesshëm.

Kujdes me frymëmarrjen, sepse është shumë e rëndësishme të balansoni frymëmarrjen përgjatë ushtrimit!