Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 40 Dyqanet tona

Shtupë me spërkatje Rovus

Në gjendje Kodi: 1000234592

Shtupa me spërkatje është një zgjidhje e lehtë për tërë shtëpinë! Ka një dorezë të kthyeshme 360°, e cila ju mundëson lehtësisht t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur. Po ashtu, ka një rezervuar uji 350ml, me një spërkatës që e shpërndan ujin në mënyrë të barabartë. Pra, s’keni nevojë të bartni kova të rënda me ujë. Doreza është aq praktike, sa mund të pastroni me njërën dorë. E përshtatshme për të gjitha dyshemetë e forta dhe të sheshta. Dimensionet e produktit: 43x14.5x120cm.

9,95

Përfshirë TVSH-në

Ngjyra

Përshkrimi

Pastrimi i dyshemeve është bërë më i lehtë se kurrë

Shtupa me spërkatje V3 është version i avancuar, e dizajnuar për ta bërë pastrimin e dyshemeve më të lehtë se kurrë. Ka një dorezë të kthyeshme 360°, e cila ju mundëson lehtësisht t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur. Rezervuari me kapacitet 350 ml ka spërkatës me një grykë speciale, që mundëson shpërndarjen e ujit në mënyrë të barabartë në dysheme. Po ashtu, kontrollon lagështinë në mënyrë efektive, që të mos dëmtohen sipërfaqet e ndjeshme.

Shtupë e përsosur për të gjitha dyshemetë e forta

Keni dysheme prej laminati, linoleum, mermeri apo pllaka të ndryshme? Kjo shtupë është e përshtatshme për të gjitha këto lloje dhe jo vetëm. Spërkatni dhe fshini lehtë e shpejt dhe shihni se si dyshemtë tuaja do të shkëlqejnë nga pastërtia.

Shtupë me spërkatje Rovus — leckë mikrofibre

Shtupë me spërkatje Rovus — dorezë ergonomike

Pastroni me njërën dorë

Pse t’i lodhni të dyja duart kur me këtë shtupë mund të pastroni me njërën? Krejt kjo falë peshës së lehtë që ka shtupa dhe bishtit të gjatë prej alumini, i cili ka një dorezë mjaft praktike. Më s’keni nevojë të bartni kova të rënda me ujë – shtupa ka rezervuarin e vet prej 350 ml, të cilin mund ta mbushni me ujë, detergjent apo dezinfektues dhe lehtësisht ta keni me vete në çdo kënd ku pastroni. Shtupa vjen me lecka mikrofibre të ripërdorshme, të cilat ndërrohen lehtë. Ju mund t’i lani dhe t’i përdorni shumë herë.

Zgjedhni ngjyrën e preferuar

Shtupa e avancuar është në dispozicion në 3 ngjyra moderne: rozë, e bardhë dhe e gjelbër – zgjedhni të preferuarën tuaj dhe pastroni me stil! 🙂

Specifikimet teknike

Pesha N/A
Përmasat N/A

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.