SHTRESË NATURE'S ALOE VERA 5CM + JASTËK
Trajtojeni veten me një përvojë gjumi plotësisht të përmirësuar, por të përballueshme, me kombinimin e një shtrese dhe një jastëku anatomik, të përmirësuar me butësinë natyrale të Aloe Verës. Si pjesa e sipërme ashtu edhe jastëku kanë një bërthamë me sfungjer Orthocell™ me një sipërfaqe piramidale për të ofruar mbështetje të personalizuar dhe ajrosje. Jastëku ka përmasa 30x50cm, ndersa shtresa është e disponueshme në madhësi standarde nga 70x190cm e lart.
Përfshirë TVSH-në
Përshkrimi
Mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar gjumin
Trajtojeni veten me një përvojë gjumi plotësisht të përmirësuar, por të përballueshme, me kombinimin e një shtrese dhe një jastëku anatomik, të përmirësuar me butësinë natyrale të Aloe Verës.
Shtresa është mënyra më e lehtë, më e shpejtë dhe më ekonomike për ta përmirësuar sipërfaqen e gjumit — e bën çdo sipërfaqe të parehatshme më komode dhe mbështetëse. Mund ta përdorni kudo që keni nevojë për rehati shtesë gjatë gjumit.

Shiko brenda shtresës
Si pjesa e sipërme ashtu edhe jastëku kanë një bërthamë me sfungjer Orthocell™ me një sipërfaqe piramidale për të ofruar mbështetje të personalizuar dhe ajrosje.
- ✓5 cm sfungjer Orthocell™ — strukturë piramidale që përshtatet me trupin dhe rrit qarkullimin e ajrit.
- ✓Jastëku anatomik 30×50 cm — i njëjti sfungjer Orthocell™ për mbështetje të balancuar të kokës dhe qafës.
- ✓Përmasa shtrese — e disponueshme në madhësi standarde nga 70×190 cm e lart.

Lartësia e shtresës: 5 cm

Aloe Vera, për butësi natyrale
Mbulesa është trajtuar me Aloe Vera për një ndjenjë jashtëzakonisht të butë në prekje dhe në lëkurë. Për më tepër, mbulesa është punuar me 40% fibra të ricikluara, duke sjellë butësi natyrale me një qasje më të qëndrueshme ndaj mjedisit.
Një sipërfaqe gjumi e shëndetshme dhe higjienike
Kombinimi i sfungjerit Orthocell™, trajtimit CleanEffect® dhe rrjetës AirX krijon një ambient gjumi më të pastër, më të freskët dhe më të rehatshëm.
Sfungjer Orthocell™
- ✓I ajrosshëm, për një ambient gjumi më të shëndetshëm
- ✓Parandalon mbinxehjen apo krijimin e lagështisë
Trajtimi CleanEffect®
- ✓Anti-mikrobik
- ✓Anti-bakterial
- ✓Anti-pluhur
Rrjetë AirX
- ✓Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
- ✓Ndihmon në mbajtjen e një mjedisi të freskët dhe të thatë
Praktike dhe e gjithanshme
Shtresa është e lehtë dhe e transportueshme, e përshtatshme si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë — ideale për divan, kamping, karavan apo kur keni mysafirë.
EKO-miqësore, frymëzuar nga natyra
- ✓Mbulesa e shtresës është punuar me 61% fibra poliestër të ricikluara, andaj kjo shtresë është eko-miqësore.
- ✓Poliestri i ricikluar siguron që prodhimi i kësaj shtrese të ketë ndikim më të vogël në mjedis. Plus, nuk nevojitet naftë e re për prodhim, dhe kështu zvogëlohet gjurma e karbonit.
- ✓Në këtë mënyrë, ne kujdesemi për planetin dhe të ardhmen tonë.


Kudo vete, rehatinë me vete
- ✓Bëhet po aq e lehtë dhe me stil, ju mund ta merrni kudo me vete, pasi zë shumë pak vend.
- ✓Është e lehtë për t’u bartur. Rrjedhimisht paketohet dhe merret me vete. Kështu, mund ta shijoni rehatinë dhe gjumin e relaksuar kudo që jeni.
Vendosja bëhet shpejtë dhe lehtë
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit tonë miqësor dhe mbrojtës gjatë transportit.

Prisni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.

Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar mbi krevatin tuaj. Me kujdes preni qesen plastike në skaje dhe e hiqni atë.

Lëreni atë të qëndrojë hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht — rekomandohen 6 orë.
Pjesë e koleksionit ekskluziv Nature’s
Shtresa Nature’s Aloe Vera është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature’s. Frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë ndjesinë e natyrës brenda shtëpisë tuaj, për një ambient më të relaksuar.

Specifikimet teknike
Vlerësimet e klientëve
Ende nuk ka vlerësime
Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.