Shtresë Options Dormeo
Shndërroni divanin apo edhe ndonjë vend tjetër në sipërfaqe të rehatshme për fjetje, e cila siguron shtrirje të duhur të shtyllës kurrizore. Shijoni rehatinë dhe mbështetjen që ju ofron sfungjer Ecocell® me konvolucione piramidale. Shtresa Options i përshtatet trupit tuaj në çdo pikë. Për më tepër, është e ajrosshme falë bërthamës me strukturë qelizore të hapur dhe rrjetës AirX në mbulesë. Prodhuar në Europë.
Përfshirë TVSH-në
Përshkrimi
Kudo që flini, flini rehat!
Ju do të bëni gjumë të qetë në çdo sipërfaqe gjumi ku e shtroni shtresën Options! Bërthama do t’ju ofrojë një ndjesi qetësuese, e krijuar nga sfungjeri mbështetës dhe kompleks Ecocell®. Shtresa është jashtëzakonisht e ajrosshme, falë mbulesës së thurur dhe mikro xhepave të ajrit, andaj ju do të shijoni gjumë të freskët. Për më tepër, shtresa ju ndihmon ta mbani shtyllën kurrizore në shtrirjen e duhur dhe të shtoni më shumë rehati. Mund ta përdorni në divan, dyshek të vjetër, kamping, e madje edhe në sipërfaqe të pabarabarta!

Shikoni brenda shtresës
- ✓4 cm sfungjer kompleks Ecocell® — sfungjer me qeliza të hapura me një strukturë 3D, e cila përshtatet me formën e trupit tuaj dhe mundëson qarkullim ultra-efikas të ajrit.
- ✓Sistem AirX — pjesët anësore të mbulesës janë punuar me rrjetë AirX, për ta bërë shtresën më të ajrosshme.
- ✓Mbulesë me mikro xhepa ajri — këta xhepa ajri shtojnë qarkullimin e ajrit për të arritur temperaturën ideale gjatë gjumit.

Mbani kursorin mbi ? për detaje rreth produktit. Lartësia: 4cm

Shtylla kurrizore do të qëndrojë në shtrirjen e duhur
Shpina juaj do të qëndrojë në shtrirjen e duhur, sepse sfungjeri Ecocell® vazhdimisht e mban formën e tij, pavarësisht çfarë presioni aplikohet në të. Natyra e tij elastike mundëson që sfungjeri të përshtatet me konturat unike të trupit tuaj.
Për më tepër, forma komplekse e bërthamës, e cila përshtatet në mënyrë dinamike me trupin në çdo pikë, e rrit këtë mbështetje dhe ndihmon në shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore.
Një sipërfaqe gjumi e freskët
Gjumi më i mirë vjen kur kushtet janë të përshtatshme. Shtresa Options do t’ju sigurojë një temperaturë ideale për gjumë dhe do të menaxhojë në mënyrë optimale lagështinë, duke ju ndihmuar të zgjoheni të freskët dhe të çlodhur.

Sfungjer kompleks Ecocell® me kanale ajri
- ✓Struktura tre-dimensionale e ajrosjes kontribuon në qarkullimin efikas të ajrit dhe rrit termorregullimin e trupit.

Mikro xhepa ajri në mbulesë
- ✓Përmirëson qarkullimin e ajrit për të arritur temperaturën ideale për një gjumë qetësues dhe kontribuon në menaxhimin e duhur të lagështisë.

Rrjetë AirX pjesët anësore të mbulesës
- ✓Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
- ✓Parandalon mbingrohjen apo grumbullimin e lagështisë
E butë në prekje, megjithatë, shumë e qëndrueshme
Mbulesa e sipërme është jashtëzakonisht e butë dhe e këndshme për t’u prekur. Për më tepër, është e thurur dhe për këtë arsye shumë e qëndrueshme.
Një shtresë – shumë përdorime
Kjo shtresë praktike dhe ekonomike, mund të përdoret për plot raste – në shtëpi dhe jashtë saj. Është e lehtë në peshë, dhe dizajni praktik ju mundëson që po ashtu ta mbështillni dhe ruani lehtësisht, kur nuk është në përdorim.

Praktike për çdo shtëpi
Kjo shtresë është me të vërtetë zgjidhja më e gjithanshme dhe praktike për të rritur rehatinë në divan ose dyshek ose për përdorime të tjera:
- ✓një sipërfaqe për ushtrime
- ✓një sipërfaqe loje për fëmijët tuaj
- ✓një sipërfaqe shtesë gjumi kur keni mysafirë
Vendosja bëhet shpejtë dhe lehtë
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtës që përdorim gjatë transportit.

Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.

Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar për ta vendosur mbi shtratin tuaj.

Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.

Lini 6 orë shtresën të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
Vlerësimet e klientëve
Ende nuk ka vlerësime
Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.