Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 40 Dyqanet tona

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Dormeo

Jashtë stokut Kodi: 1000140222

Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.

134,90

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Përshkrimi

Përjetoni mbështetjen dhe rehatinë e përsosur

Nëse po flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni me dhimbje në shpinë dhe qafë. Nëse po flini në divan, dyshek të vjetër, shumë të fortë ose të butë, transformojeni atë në një sipërfaqe të rehatshme gjumi – me shtresën Memosan Roll Up 5+2!

Memosan Roll Up 5+2 është shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron mbështetjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës suaj trupore, duke ju siguruar më shumë rehati. Përdoret dhe mirëmbahet lehtë, si dhe është e pajisur me rripa.

  • 7 ZONA – ofrojnë mbështetje specifike për kokën, qafën, shpatullat, mesin, ijët, kofshët dhe këmbët.
  • 2 ZONA – ofrojnë mbështetje të shtuar për shpinën dhe ijet.
Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 — rehati në shtrat

Shikoni brenda shtresës

  • Kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë
  • Shtresë 5cm prej sfungjeri cilësor dhe mbështetës Ecocell®
  • 2cm shtresë rehatie nga sfungjeri memory me vrima speciale për më shumë ajrosje
  • Zgjidhje e zgjuar e lartësisë dhe e luksit
  • Veti të shkëlqyera termorregulluese – trajtimi me lëndë natyrale Moov&Cool
  • Pastërti – trajtimi CleanEffect® mbron shtresën nga bakteret, gërmat e pluhurit dhe mikrobet
  • Ajrosje shtesë falë sistemit special AirX
  • Mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet
  • Dizajn modern dhe tërheqës
  • Përdorim shumëfunksional në shtëpi
  • Rripa specialë për ta ruajtur dhe bartur më lehtë

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 — diagram 7cm

Mbaje kursorin mbi ⓘ për detaje rreth produktit.

Mjedis më i përshtatshëm për gjumë

Ambienti ku flini duhet t’i ketë “përbërësit” e duhur, me qëllim që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është përgjigja dinamike ndaj temperaturës së trupit.

Rehatia termike është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, ju do të zgjoheni disa herë gjatë natës dhe kjo e dëmton cilësinë e gjumit. Andaj, mjedisi ku flini duhet të jetë i thatë, i freskët dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Trajtimi Moov&Cool në pjesën e sipërme të mbulesës së shtresës do ta sigurojë këtë cilësi për ju.

Shtresë Memosan Ultimo — detaj AirX
Shtresë Memosan Ultimo — rehati anësore

Ajrosje shtesë

Sfungjeri memory ka vrima speciale të cilat e shtojnë qarkullimin e ajrit, andaj sigurojnë një ambient gjumi edhe më të thatë. Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX – material me rrjetë, i cili është i ajrosshëm dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.

Pastërti dhe freski

Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i siguron shtresës mbrojtje nga bakteret, grimcat e pluhurit dhe mikrobet. Pra, siguron që shtresa juaj të qëndrojë e freskët dhe pa aroma të pakëndshme! Për më shumë higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet në 40°C.

Dizajn praktik

Shtresa Memosan Roll Up 5+2 ka rripa specialë, falë të cilëve mund ta mbështillni dhe ruani më lehtë. Po ashtu, rripat ju mundësojnë ta bartni më lehtë në rastet kur udhëtoni.

Shtresë Memosan Ultimo — rripa për mbështjellje
Shtresë Memosan Ultimo — e lehtë për t'u mbështjellë

E dizajnuar për çdo rast

Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni rreth shtëpisë ose merrni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.

Memosan Ultimo Roll Up — divan

Divan

Memosan Ultimo Roll Up — kamping

Kamping ose karavan

Memosan Ultimo Roll Up — konvikt

Dhomë të konvikteve

Memosan Ultimo Roll Up — banesë e vogël

Banesa të vogla

Përdorimi dhe montimi bëhen lehtësisht

Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen tërësisht e mbledhur, e mbështjellur dhe e paketuar me vakum në mënyrë natyrale. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketuar në këtë mënyrë, këtë proces e kemi bërë që të kursejmë dhe mbrojmë gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjesht mbështilleni, barteni ose ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është krejt e lehtë.

1

Hapi 1 — hapja e qesesë

Me kujdes, prejeni qesen e jashtme me gërshërë, duke u siguruar që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.

2

Hapi 2 — shtrirja e shtresës

Shtrijeni shtresën e mbledhur me vakum në divan ose krevat. Me kujdes, prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hapeni me kujdes atë.

3

Hapi 3 — 6 orë për t'u zgjeruar

Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa të marrë formën dhe të fryhet plotësisht.

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.