Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 40 Dyqanet tona

Skarë Elektrike All-in-One Master Delimano

Në gjendje Modeli: 1000234918 Kodi: 110086672

Kjo pajisje multifunksionale 2000W është gjithçka që ju duhet për të krijuar receta të shpejta dhe të shijshme. Nga skuqja e mishit dhe peshkut deri te përgatitja e perimeve, vezëve dhe mbajtja e të gjithave të ngrohta për ti shërbyer në tryezë. Ajo hapet dhe mbyllet lehtësisht për t’u përshtatur me nevojat e tua, ndërsa veshja jo-ngjitëse dhe pjesa që grumbullon vajin e tepërt e bën pastrimin një punë të thjeshtë. Me tension 220-240V dhe frekuencë 50-60Hz, kjo pajisje është gjithmonë gati për t’ju shërbyer.

53,51 139,90 -62%

Kurseni 86,39€

Përfshirë TVSH-në

Përshkrimi

Një pajisje, shumë mundësi!

Skarë? Pjatë për skuqje? Pajisje për pjekje? Pse të zgjedhësh mes tyre, kur mund t’i kesh të gjitha në një të vetme? Skara All-in-One Master vjen me një dizajn të zgjuar që hapet dhe mbyllet sipas nevojës – dhe transformohet nga një skarë klasike horizontale në një grill me mbulim të dyanshëm. Pjek bukë të ngrohtë, përgatit panini krokant, ngroh petulla, skuq mish apo peshk – dhe po, madje edhe vezë e omëleta. Krejt çka të duhet për të servirur një mëngjes të ngrohtë, një drekë të shpejtë apo një darkë të shijshme është vetëm kjo pajisje.

Skarë Elektrike All-in-One Master Delimano — panini dhe shishqebap

Rregullimi i temperaturës — All-in-One Master
Mekanizmi i hapjes — All-in-One Master
Doreza Delimano — All-in-One Master
Sipërfaqja jo-ngjitëse — All-in-One Master

Përfitimet që e bëjnë këtë skarë unike:

  • Temperatura rregullohet sipas preferencës – ti kontrollon çdo recetë.

  • Veshja jo-ngjitëse të kursen kohë. Asgjë nuk ngjitet, asgjë nuk digjet.

  • Pjesë për mbledhjen e vajit dhe yndyrës – për gatim të pastër dhe më të shëndetshëm.

  • Fuqi 2000W për nxehtësi të menjëhershme dhe rezultate të shpejta.

  • Pastrohet lehtë – thjesht fshije dhe është gati për përdorim të radhës.

  • Mekanizëm sigurie me mbyllje (safety lock) – qëndron e sigurt gjatë përdorimit.

Si përdoret?

  • Fikso temperaturën që dëshiron me rrotulluesin anësor.

  • Vendos ushqimet – qofshin mish, perime, bukë apo vezë.

  • Mbylle kapakun për pjekje nga të dy anët, ose lëre hapur për skuqje klasike.

  • Shijo gatimin – pa tym, pa vaj të tepërt, pa pisllëk.

  • Pastroje me një të fshirë – falë veshjes anti-ngjitëse dhe tepsisë së vajit.

Skarë All-in-One Master Delimano — produkt

Skarë All-in-One Master — shishqebap

Çfarë e dallon atë?

Ajo që e bën Skarën Elektrike All-in-One Master vërtet të veçantë është fleksibiliteti i saj – mund të përdoret si një grill i mbyllur për pjekje të dyanshme ose si pjatë e hapur për skuqje klasike. Fuqia prej 2000W e bën të gatshme për përdorim në pak minuta, duke të kursyer kohë në ditët më të ngarkuara. Falë tepsisë së vajit, largon yndyrën e tepërt dhe ofron një mënyrë më të shëndetshme për të përgatitur ushqimin tënd të preferuar. Pastrimi është i menjëhershëm, pa njolla të djegura apo gjurmë vaji nëpër kuzhinë. Dhe ajo që të gjithë do ta vlerësojnë – është kompakte, nuk zë vend, por zëvendëson plotësisht tre pajisje të ndryshme në një të vetme.

Specifikimet teknike

Pesha 3715 g
Përmasat 35 × 47 × 19,5 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.