Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 40 Dyqanet tona

Blender Dolcevita

Në gjendje Modeli: 1000233519 Kodi: 110082227

Ky blender elegant me fuqi 600W do të shndërrojë frutat apo perimet në smoothie të shijshëm e të shëndetshëm. Jo vetëm kaq, ju mund ta përdorni edhe për të përgatitur salca, lëngje, ushqim bebesh, milkshake dhe masa për supa kremoze apo ushqime tjera. Falë funksionit për thërrmimin e akullit, ju mund të përgatisni edhe kokteje për mysafirë. Ka gotë 1.5L, dy shpejtësi, funksionin turbo dhe fund me sipërfaqe jo-rrëshqitëse.

39,91 89,90 -56%

Kurseni 49,99€

Përfshirë TVSH-në

Përshkrimi

Shijshëm dhe shëndetshëm, me prekjen e një butoni

Zgjidhni fruta apo perime, shtoni dhe përbërësit e preferuar dhe krijoni një smoothie plot vitamina! Por ky blender praktik dhe elegant do t’ju shërbejë edhe për raste të tjera: ju mund të përgatisni salca, lëngje, ushqim për bebe, masa për akullore apo për supë, milkshake, qull për pallaqinka dhe plot receta të tjera!

Gota e fuqishme 1.5 l (me shkallë matëse) dhe katër tehe të mprehta do t’ju mundësojnë të përgatisni receta të shijshme dhe të shëndetshme, me prekjen e një butoni!

Blender Dolcevita me fruta

Blender Dolcevita — thërrmim akulli

Përgatitni koktele të shijshme

Nëse doni t’i gostisni mysafirët në shtëpi, ju mund të përgatisni edhe kokteje të freskëta, falë funksionit për thërrmimin e akullit.

Po ashtu ky blender vetë-pastrohet, duke ua bërë jetën edhe më të lehtë. Mbushni gotën me pak ujë të ftohtë ose të vakët, shtoni pak detergjent, përziejni dhe pastaj shpërlajeni. Lini gotën të thahet mirë para përdorimit tjetër.

Specifikat teknike & benefitet

  • Materiali: qelq, plastikë
  • Fuqia: 600W
  • Gotë 1.5l, me qelq të fortë
  • Katër tehe të mprehta
  • Dy shpejtësi + funksioni turbo
  • Funksioni për thërrmimin e akullit
  • Dizajn elegant dhe praktik
  • Ngjyra: e zezë dhe argjend
  • Fund me sipërfaqe anti-rrëshqitëse
Blender Dolcevita Delimano

Specifikimet teknike

Pesha 3200 g
Përmasat 43 × 59,5 × 39,5 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.