Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 40 Dyqanet tona

Set Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO Dormeo

Në gjendje Kodi: 1000234545

Super i butë dhe shumë cilësor, seti me teknologjinë termo-rregulluese, përdoret për gjatë gjithë vitin. Kur ndiheni ngrohtë, iu freskon, ose kur keni të ftohtë - iu ofron ngrohtësi. I lehtë, dhe i ngrohtë, jorgani është jashtëzakonisht i ajrosshëm. Jastëku është i përshtatshëm për të gjitha pozitat e gjumit. Në dispozicion në tri ngjyra: hiri, krem dhe e gjelbërt e lehtë. Seti njësh: 140x200cm dhe një jastëk 50x70cm; seti dysh: 200x200 cm dhe dy jastëka 50x70 cm.

49,46

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Ngjyra

Përshkrimi

Ju premton rehati luksoze

Bëni gjumë të rehatshëm dhe zgjohuni të freskët e plot energji. Ky set është dizajnuar për të ekuilibruar butësinë dhe mbështetjen, dhe t’iu mundësojë fjetje të mirë për gjatë tërë vitit.

Seti përfshin:

  • Super i butë, shumë cilësor, ky jorgan mund të përdoret në çdo sezonë
  • Jastëku klasik është i përshtatshëm për të gjitha pozicionet e gjumit
  • Qese e ripërdorshme që ju mundëson ta ruani dhe ta merrni me vete kudo

Seti vjen në tri ngjyra: hiri, krem dhe e gjelbërt e lehtë.

Set Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO — dhomë gjumi

Set AdaptiveGO — termorregullim HeiQ Smart Temp

Ngrohtë apo ftohtë? Le të zgjedhë trupi yt!

Nëse ju është shumë ngrohtë ose shumë ftohtë dhe vazhdimisht mbulohuni ose zbuloni gjatë natës, kjo është shenjë që po përdorni jastëk ose jorgan të gabuar.

Zgjidhja është seti i ri AdaptiveGO me teknologjinë inovative termo-rregulluese. Sekreti qëndron te trajtimi revolucionar adaptiv HeiQ Smart Temp, i zhvilluar në Zvicër, i cili aplikohet në mbulesën e jastëkut dhe jorganit. Ai shndërrohet në një material unik që reagon ndaj temperaturës së trupit tuaj. Kur filloni të ngroheni, materiali thith nxehtësinë dhe lagështinë, duke e përshpejtuar evaporimin për t’ju freskuar. Kur temperatura e trupit tuaj bie, evaporimi zvogëlohet dhe materiali ju ofron ngrohtësi komode.

I lehtë, i rehatshëm dhe jashtëzakonisht i ajrosshëm

Jorgani dhe jastëku AdaptiveGO janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat sigurojnë ajrosje dhe ju bëjnë të ndiheni të freskët e rehat gjatë gjithë natës. Seti është praktik për përdorim gjatë gjithë vitit, pavarësisht stinës. Falë materialit, jorgani ka peshë të lehtë, është i këndshëm për lëkurën dhe jep ngrohtësi kur trupi juaj e kërkon.

Mikrofibrat Wellsleep® ofrojnë më shumë se ndjenjë super të butë. Personat me lëkurë sensitive ose alergji mund të jenë të qetë, pasi materiali është hipoalergjenik dhe i përshtatshëm për lëkurën.

Dizajn modern dhe tërheqës

Jorgani është i punuar nga material special dhe ka qepje interesante që i japin një teksturë të bukur. Materiali cilësor përmban 300 fije, andaj seti është i fortë dhe i qëndrueshëm, më i butë dhe më i këndshëm për lëkurën, duke rritur ndjenjën e komoditetit.

Set AdaptiveGO — teksturë dhe dizajn

Set AdaptiveGO — jastëk me mbushje të rregullueshme

I përshtatet nevojave individuale

Jastëku AdaptiveGO mbështet plotësisht qafën tuaj dhe siguron balancë optimale të shtyllës kurrizore. Mund ta përshtatni lartësinë dhe fortësinë duke hequr pjesë të mbushjes. Ka zinxhir anësor, që volumi i mbushjes të rritet ose zvogëlohet — secili mund të ketë jastëkun më të përshtatshëm, pavarësisht nëse flini mbushur, anash apo në bark.

I lehtë për t’u mirëmbajtur

Seti lahet plotësisht në 40°C. Për të shmangur grumbullimin e mbushjes, tundeni jorganin dhe jastëkun pas larjes dhe përsëriteni gjatë tharjes. Sigurohuni që seti të jetë plotësisht i thatë para përdorimit. Seti njësh: 140×200 cm dhe 1 jastëk 50×70 cm; seti dysh: 200×200 cm dhe 2 jastëkë 50×70 cm.

Seti është i përshtatshëm për:

  • Njerëzit që djersiten gjatë fjetjes
  • Njerëzit që vuajnë nga alergjitë
  • Njerëzit që duan të flenë rehat
  • Njerëzve që iu pëlqejnë jorganët/jastëkët e butë dhe komodë
  • Me një fjalë, për të gjithë njerëzit
Set Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO — rehati për çiftet

Specifikimet teknike

Pesha N/A
Përmasat N/A

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.