Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Rregullat dhe kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në lojën “Wheel of Fortune”

1. Kush e organizon "Wheel of Fortune"

Loja “Wheel of Fortune” organizohet nga Studio Moderna Kosovë, me qëllim që të promovojë me çmime më të lira produktet e Top Shop dhe brendeve tjera në https://www.topshop-ks.com. Kushti për pjesëmarrje është në pajtueshmëri me Rregullat dhe kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në lojën “Wheel of Fortune”. Duke dhënë email-in dhe të dhënat tjera (emir, mbiemri) në faqen tonë dhe duke klikuar në “Regjistrohem, I pranoj Kushtet & Termet e përdorimit” ne konsiderojmë se ju pajtoheni plotësisht me Termet e përgjithshme të pjesëmarrjes në lojë dhe Termet e përdorimit. Duke marrë pjesë në lojën “Wheel of Fortune”, ju do të pranoni një kupon me zbritje, por ju nuk jeni të obliguar të bleni produktet tona. Zbritjen mund ta shfrytëzoni brenda një afati kohor, vetëm nëse ju dëshironi dhe vendosni të bëni blerje te ne. Rregullat e Përgjithshme të Pjesëmarrjes do të jenë në dispozicion për inspektim në faqen tonë, në formën e vegëzës kur e shkarkoni kuponin me zbritje.

2. Kohëzgjatja e "Wheel of Fortune"  

Ju mund të fitoni kupon me zbritje në produkte të caktuara dhe ta shfrytëzoni kuponin brenda një afati kohor prej 30 ditësh.

Organizatori rezervon të drejtën për ta pezulluar ose përfunduar përkohësisht lojën “Wheel of Fortune” në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak, në rast të rrethanave të paparashikuara. Organizatori po ashtu rezervon të drejtën për të ndryshuar rregullat, nëse në këtë mënyrë do të parandalojë ndonjë abuzim të mundshëm nga pjesëmarrësit në lojën “Wheel of Fortune”.

3. Pjesëmarrësit e lojës "Wheel of Fortune"

“Wheel of Fortune” është e hapur për të gjithë të rriturit që tashmë kanë të drejtë të blejnë në dyqanet apo faqet tona online. Për të marrë pjesë në këtë lojë, do të jetë i nevojshëm aplikimi i “cookies”. “Cookies” do të shërbejnë si një masë sigurie, për ta parandaluar ndonjë abuzim të mundshëm gjatë pjesëmarrjes. Më shumë informata se çka janë dhe si funksionojnë “cookies”, mund të gjeni duke klikuar këtu.

Nga një kompjuter, për shembull, mund të regjistrohen më së shumti 5 pjesëmarrës me e-mail adresë të vlefshme, me të njejtën IP. Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë vetëm me një e-mail adresë. Në rast se dyshohet se ndonjë pjesëmarrës ka marrë pjesë me më shumë se një e-mail ose më shumë se një herë me të njejtën e-mail, apo disa pjesëmarrës kanë përdorur të njejtën e-mail, organizatori rezervon të drejtën për t’i diskualifikuar nga loja. Është e ndaluar të përdoret ndonjë kod kompjuteri, programe keqdashëse ose çkado që do të ndërhynte apo çaktivizonte funksionimin e “Wheel of Fortune”. Sjellje të tilla do të rezultojnë me diskualifikim dhe pamundësi për ta përdorur kodin e kuponit.

4. Shfrytëzimi i kuponit

Çdo pjesëmarrës që dëshiron të marrë një kupon me zbritje, duhet të klikojë në butonin “Rrotullo rrotën e fatit”. Zbritjen e fituar mund ta shfrytëzojë pastaj për blerje në faqet tona. Në këtë lojë, ju keni mundësi të fitoni njërin nga këta kupona me zbritje deri në 70% në produkte të caktuara. Kuponi mund të përdoret vetëm njëherë, kur bëni blerje online dhe aplikohet në shportën e blerjes. Ju lutem keni parasysh se ky kupon nuk mund të aplikohet në produktet që tashmë kanë zbritje apo dhuratë si dhe në kartelat e anëtarësimit Club 5. Zbritja e fituar mund të shfrytëzohet vetëm në produktin për të cilin e keni fituar atë kupon. Nëse ai produkt tashmë është në ofertë, ju mund ta shfrytëzoni zbritjen aktuale ose zbritjen që keni fituar, por jo të dyja. Kuponi nuk mund të shkëmbehet në para kesh. Kuponi me zbritje do t’i dërgohet secilit pjesëmarrës në emailin të cilin e ka dhënë në uebsajt, bashkë me informatat e tjera gjatë regjistrimit. Kuponi po ashtu mund të përdoret edhe në dyqanet tona, vetëm tregojani emailin me kuponin e zbritjes ose printojeni atë.

5. Të dhënat personale

Të gjitha infot personale dhe të dhënat tjera të cilat i japin pjesëmarrësit e “Wheel of Fortune” ruhen nga organizatori. Për qëllime të pjesëmarrjes në lojë, secili pjesëmarrës duhet të regjistrohet me këto të dhëna: emri, mbiemri, e-mail adresa. Organizatori do të përdorë këto të dhëna me qëllim që:

  • të implementojë lojën “Wheel of Fortune” dhe të komunikojë me pjesëmarrësin lidhur me këtë lojë;
  • të bëjë përpunimin statistikor të të dhënave të pjesëmarrësve;
  • të dërgojë e-magazina me artikuj, njoftime dhe e-mails që përmbajnë oferta speciale të produkteve tona.

Organizatori do t’i ruajë të gjitha të dhënat personale në pajtueshmëri me Aktin për Zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ZQ 42/2018) dhe Rregulloren (BE) 2016/679 e Parlamentit dhe të Këshillit Europian (GDPR). Organizatori do të përdorë “cookies” si siguri në uebfaqet https://www.topshop-ks.com, https://www.dormeo-ks.com, https://www.delimano-ks.com, https://www.walkmaxx-ks.com i https://www.rovus-ks.com Cookies parandalojnë abuzimin me sistemin, në mënyrë që të mos cenohet privatësia e pjesëmarrësve. Më shumë informata rreth “cookies” mund të gjeni duke klikuar këtu. Secili pjesëmarrës në çdo kohë mund ta ushtrojë të drejtën e tij për qasje, korrigjim apo kundërshtim të përpunimit të të dhënave dhe të kërkojë ndërprerjen e pjesëmarrjes në lojën “Wheel of Fortune” duke dërguar një e-mail në info@topshop-ks.com.  Në rast se pjesëmarrësi dëshiron të çregjistrohet nga e-magazina, po ashtu mund të na shkruajë në info@topshop-ks.com  ose të çregjistrohet përmes linkut përkatës të cilin e dërgojmë me secilin e-mail. Në momentin që kërkoni të çregjistroheni, ne do ta zbatojmë kërkesën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’ju njoftojmë. Më shumë info rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni https://www.topshop-ks.com/politika-e-ruajtjes-se-fshehtesise/ ose t’i dërgoni pyetjet tuaja në info@topshop-ks.com.

6. Zgjidhja e ankesave  

Të gjitha ankesat dhe reklamacionet zgjidhen nga organizatori. Në rast të ankesave të arsyesshme, organizatori merr përsipër t’i zgjidhë ato sa më shpejt që është e mundur dhe ta informojë pjesëmarrësin. Kthehu te https://www.topshop-ks.com/wheel-of-fortune