Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

KY ËSHTË BLACK FRIDAY

KY ËSHTË BLACK FRIDAY - Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

 
[banner_timer]
 

FESTOJMË 20 VITE REHATI

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

deri në-70%
 
[banner_timer]
 

Masazhues Ultra Slim Shiatsu Wellneo

SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video
-45%

Shijoni ndjesi çlodhëse dhe relaks në shpinë dhe qafë, me masazhuesin Ultra Slim. Ky masazhues i shkëlqyer siguron çlirim të menjëhershëm nga lodhja dhe ngurtësimi i muskujve. Është jashtëzakonisht i hollë dhe lehtësisht i bartëm, e kjo e bën produkt të veçantë në treg. Falë këtij dizajni, mund ta merrni me vete kudo që ju duhet një masazh relaksues për shpinë.

Masazhues Ultra Slim Shiatsu Wellneo

Çmimi i rregullt: 99,90 €


Çmimi special: 54,95 €

Zgjedh opsionin
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 40
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Shijoni ndjesi çlodhëse dhe relaks në shpinë dhe qafë, me masazhuesin Ultra Slim. Ky masazhues i shkëlqyer siguron çlirim të menjëhershëm nga lodhja dhe ngurtësimi i muskujve. Është jashtëzakonisht i hollë dhe lehtësisht i bartëm, e kjo e bën produkt të veçantë në treg. Falë këtij dizajni, mund ta merrni me vete kudo që ju duhet një masazh relaksues për shpinë.

Më shumë
Përshkrimi

Çka e shkakton dhimbjen e shpinës?

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë është ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së shpinës, që shpesh shoqërohet me ngurtësim të qafës dhe shpatullave. Po ashtu, mund të shkaktohet nga gjumi jo-cilësor e madje edhe stresi. Nëse ndjeni tension, ngurtësim apo irritim në zonën e shpiës, çlironi ato ndjesi me Masazhuesin Ultra Slim Shiatsu nga Wellneo®. Duke kombinuar masazhin shiatsu dhe terapinë ngrohëse për një efekt qetësues, ky masazhues ju ndihmon t’i hiqni qafe efektet negative të një dite të gjatë.

Masazhues Ultra Slim Shiatsu

Thuani lamtumirë dhimbjes së shpinës

Tashmë e dimë se dhimbja e shpinës mund ta prekë çdo moshë. Shkaqet për dhimbjet e shpinës zakonisht janë tendosjet e tepërta të shkaktuara nga mbipesha, ngritja dhe bartja e ngarkesave dhe mungesa e ushtrimeve. Masazhuesi Ultra Slim është një mbështetës i shkëlqyer që ju çliron nga tensioni, duke ju mundësuar po ashtu çlirim nga lodhja dhe ngurtësimi i muskujve.

Masazhues Ultra Slim Shiatsu

Si funksionon?

Masazhuesi Ultra Slim Shiatsu ka dy koka masazhi të cilat lëvizin në lëvizje rrethore, në drejtim me lëvizjen e akrepave të orës si dhe në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës. Në këtë mënyrë, ofrojnë masazh shiatsu, që ndihmon në zvogëlimin e tensionit në indet e thella. Po ashtu, është i pajisur me 4 rrotulla të cilat ngadalë dhe butësisht fërkojnë muskujt që mbajnë shpinën në pozitën e duhur, duke i ofruar trupit relaks. Duke imituar lëvizjet e një terapisti profesionist, çliron muskujt nga ngurtësimi dhe stimulon pikat akupresure për rifreskim të plotë të trupit.

Masazhues Ultra Slim Shiatsu
  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    Masazh Shiatsu

  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    Terapi ngrohëse

  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    Masazh në dy drejtime

  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    Përdoret lehtë

  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    I hollë & praktik

  • Masazhues Ultra Slim Shiatsu

    Fiket automatikisht

Karakteristikat e produktit

Sikurse gjumi që ju mbushë energji, edhe ky masazhues i ofron shpinës suaj relaks. Falë dizajnit jashtëzakonisht të hollë dhe të lehtë (që është unik në treg), ju mund të shijoni një masazh të shkëlqyer në shpinë kudo që shkoni. Të arrini një relaks nga pjesa e poshtme e shpinës e deri në qafë, kurrë s’ka qenë më e lehtë – thjesht uluni, mbështetuni dhe shijojeni masazhin. Ja çka bën këtë masazhues të përsosur:

  • Dizajn ultra të hollë, çka e bën shumë të adaptueshëm dhe të rehatshëm
  • Mbulon 3 zona masazhi (zona e plotë e shpinës, zona e sipërme e shpinës, zona e poshtme e shpinës)
  • Kombinon masazhin shiatsu me terapinë ngrohëse për të liruar lodhjen dhe ngurtësimin e muskujve
  • Nyjet e masazhit zvogëlojnë tensionin e indeve të tilla nga shpina në qafë
  • Pas 15 minutave, fiket në mënyrë automatike
  • Meqë është i hollë dhe i lehtë, mund ta merrni lehtësisht kudo
Masazhues Ultra Slim Shiatsu

Masazhuesi i përshtatshëm për ty

Falë dizajnit ultra të hollë dhe vetive tjera, ky masazhues është i përsosur nëse po kërkoni nj pajisje efektive masazhi, por që nuk zë shumë vend. Është i përshtatshëm për banesa të vogla, zyre dhe dhoma ndeje. Po planifikoni të shkoni në udhëtime? Merreni me vete këtë masazhues dhe relaksohuni kudo.

Masazhues Ultra Slim Shiatsu

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.

Produkti që keni parë së fundmi

Produkti që keni parë së fundmi