Papuqe Green Flat Walkmaxx

Pas një dite të lodhshme e të gjatë, këmbët tuaja kanë nevojë për relaks dhe përkëdhelje. Andaj, ju prezentojmë papuqet Green Flat – të dizajnuara për t’ju ofruar këmbëve tuaja butësi dhe rehati. Me një shtresë prej leshi fleece, këto papuqe i ju ofrojnë ngrohtësi gjatë ditëve të ftohta. Përmbajnë materiale të ricikluara, janë në dispozicion në 4 ngjyra si dhe numra të ndryshëm. Zgjedhni të preferuarat dhe relaksoni këmbët tuaja.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Pas një dite të lodhshme e të gjatë, këmbët tuaja kanë nevojë për relaks dhe përkëdhelje. Andaj, ju prezentojmë papuqet Green Flat – të dizajnuara për t’ju ofruar këmbëve tuaja butësi dhe rehati. Me një shtresë prej leshi fleece, këto papuqe i ju ofrojnë ngrohtësi gjatë ditëve të ftohta. Përmbajnë materiale të ricikluara, janë në dispozicion në 4 ngjyra si dhe numra të ndryshëm. Zgjedhni të preferuarat dhe relaksoni këmbët tuaja.
Më shumë - Përshkrimi
-
Butësi, ngrohtësi dhe rehati
Mbadhni papuqet Green Flet dhe ofrojani këmbëve rehatinë që e meritojnë, pas një ditë të gjatë e të lodhshme. Me një shtresë prej leshi fleece, përkëdhelin këmbët tuaj me butësi dhe i ofrojnë ngrohtësi. Po ashtu, pjesa e sipërme është e dizajnuar në atë mënyrë që t’i përshtatet formës së këmbëve tuaja.
Mbështillni këmbët me një rehati përkëdhelëse
Këto papuqe ju ofrojnë ngrohtësi dhe butësi që nga agimi e deri në muzg. Jo vetëm që ofrojnë një ndjesi të këndshme, por edhe duken bukur në këmbët tuaja. Dizajni minimalist, por edhe bashkohor, i bën këto papuqe të përsosura për ata që duan një palë papuqe të rehatshme dhe të bukura për shtëpi. Në dispozicion në katër ngjyra të lezetshme: e zezë, kafe, rozë dhe hiri.
Papuqe eko-miqësore
Këto papuqe apo pantofla janë punuar pjesërisht nga poliesteri i ricikluar dhe certifikuar, nga shishet e ricikluara PET, të cilat janë aprovuar nga Control Union Certification. TPR në shuallin e jashtëm është i biodegradueshëm, kurse mbi 50% e pjesës së sipërme është punuar nga shishet e ricikluara.
-
Të rehatshme
Me materiale të ricikluara, pjesa e sipërme është dizajnuar që t’ju ofrojë rehati në çdo kohë.
-
Të buta dhe të ngrohta
Leshi fleece dhe sfungjeri PU përlëdhelin këmbët tuaja me butësi dhe ngrohtësi.
-
Të përshtatshme
Shualli anti-rrëshqitës prej gome, ju mundëson hapa më të sigurtë.
-
- Informata shtesë
-
Si ta masni madhësinë e këmbës
Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Walkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.
Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.
-
1
Shenjëzoni formën e këmbës
Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.
-
2
Masni gjatësinë dhe gjerësinë
- Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
- Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.
Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.
-
3
Gjeni përshtatjen perfekte
Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.
Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.
Masat për Papuqe Green Flat
Madhësia e deklaruar
Gjatësia e këmbës
(cm)
Gjerësia e këmbës
(cm)
36 23,8 8,4 37 24,4 8,5 38 25,1 8,7 39 25,8 8,9 40 26,4 9,0 41 27,1 9,2 42 27,8 9,4 43 28,4 9,5 44 29,1 9,7 45 29,8 9,9 46 30,4 10,0 -