Atlete Fit Outdoor Walkmaxx

Atletet e reja me shuall të sheshtë do të jenë shoqëruesit tuaj më të mirë në çdo hap. Të lehta, por të forta, do t’ju sigurojnë qëndrueshmëri në çdo terren, teksa eksploroni lumenjtë a kodrat fshehura, apo gjatë ecjeve të zakonshme në qytet. Në dispozicion në dy ngjyra dhe disa numra – kombinimi i përsosur për të dy.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Atletet e reja me shuall të sheshtë do të jenë shoqëruesit tuaj më të mirë në çdo hap. Të lehta, por të forta, do t’ju sigurojnë qëndrueshmëri në çdo terren, teksa eksploroni lumenjtë a kodrat fshehura, apo gjatë ecjeve të zakonshme në qytet. Në dispozicion në dy ngjyra dhe disa numra – kombinimi i përsosur për të dy.
Më shumë - Përshkrimi
-
Më mirë së bashku
Të zakonshme dhe sportive. Të bukura dhe funksionale. Atletet Fit Outdoor janë kombinimi i përsosur për të dy.
Pavarësisht apo eksploroni natyrën apo po shëtisni në qytet, këto atlete janë të duhurat. Lejoni që ndjenjat dhe intuita t’ju udhëzojë.
Përjetoni aventurën në çdo hap
Të gjithanshme dhe praktike, atletet Fit Outdoor kanë sipër një material të thurur e të ajrosshëm, i cili rregullon temperaturën, lagështinë dhe kujdeset për rehatinë e këmbëve tuaja. Janë punuar me materiale të lehta, por të qëndrueshme, për t’ju siguruar lehtësi në çdo hap, në mënyrë që të qëndroni aktivë më gjatë.
Ndjesia e lehtësisë
Sfungjeri i përshtatshëm memory absorbon goditjet, duke ju mbështjellur me butësi dhe duke ua dhënë ndjenjën e lehtësisë. Të dizajnuara me kujdes dhe me materiale të ajrosshme, mbajnë këmbët tuaja freskët dhe rehat gjatë ditës.
Shuall cilësor
Shualli me sipërfaqe jo-rrëshqitëse ju siguron stabilitet dhe ecje më të rehatshme në çdo terren. Me këto atlete, bëhuni gati për aventurat e reja që ju presin ditëve verore.
Shtrojë EVA
Pjesa e mesme ka shtrojë EVA, e cila është punuar nga flluska të vogla, të cilat ju ofrojnë butësi shtesë dhe fleksibilitet. Mbadhni atletet dhe përjetoni ndjesinë e rehatisë në çdo hap që bëni.
Allyear upper
Materialet e sipërme balancojnë temperaturën për t’ju siguruar më shumë rehati. Po ashtu, përshtaten për këmbët tuaja, për t’ju siguruar liri gjatë lëvizjes.
- Informata shtesë
-
Si ta masni madhësinë e këmbës
Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Ëalkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.
Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.
-
1
Shenjëzoni formën e këmbës
Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.
-
2
Masni gjatësinë dhe gjerësinë
- Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
- Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.
Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.
-
3
Gjeni përshtatjen perfekte
Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.
Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.
Masat për atletet Fit Outdoor
Madhësia e deklaruar
Gjatësia e këmbës
(cm)
Gjerësia e këmbës
(cm)
36 23,5 8,1 37 24,1 8,2 38 24,8 8,4 39 25,5 8,6 40 26,1 8,7 41 26,8 8,9 42 27,5 9,1 43 28,1 9,2 44 28,8 9,4 45 29,5 9,6 46 30,1 9,7 -
- Specifikat Teknike
-
Linja Walkmaxx Fit Madhësitë e disponueshme 36-46 Materiali : i brendshëm Mesh, molded EVA Materiali : i jashtëm gomë Materiali: i sipërfaqes (në mbathje) PU / RRJETË Ngjyrat e disponueshme peach, zezë