Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

KY ËSHTË BLACK FRIDAY

KY ËSHTË BLACK FRIDAY - Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

 
[banner_timer]
 

FESTOJMË 20 VITE REHATI

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

deri në-70%
 
[banner_timer]
 

Tornadica 4në1 Delimano

Photo
Video

Largoni barërat e këqija dhe kultivojeni kopshtin me pajisjen Tornadica 4në1, rekomanduar nga Delimano Grow! Kjo pajisje për përpunimin e tokës, funksionon si shati, sfurk, lopatë dhe pajisje për tërheqjen e barit. Falë dizajnit ergonomik dhe tri pozicioneve të rregullueshme, Tornadica ju mundëson ta mirëmbani dhe punoni kopshtin më lehtë e më shpejtë.

Tornadica 4në1 Delimano
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Stock: 1
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Largoni barërat e këqija dhe kultivojeni kopshtin me pajisjen Tornadica 4në1, rekomanduar nga Delimano Grow! Kjo pajisje për përpunimin e tokës, funksionon si shati, sfurk, lopatë dhe pajisje për tërheqjen e barit. Falë dizajnit ergonomik dhe tri pozicioneve të rregullueshme, Tornadica ju mundëson ta mirëmbani dhe punoni kopshtin më lehtë e më shpejtë.

Më shumë
Përshkrimi

Shijoni punën në kopsht dhe kultivoni ushqim të shëndetshëm

Dekada e kaluar është bërë gjithnjë e më industrializuar dhe urbane. Andaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ushqim bio, të kultivuar nga duart tona. Tash mund të kultivoni më lehtë e më shpejt perime në kopshtin tuaj, me pajisjen për përpunimin e tokës, Tornadica 4në1!

Tornadica 4në1 funksionon si shati, sfurk, lopatë dhe mbledhës bari. Pra, është një pajisje dore për përpunimin e tokës, dhe ka një dorezë ergonomike të rregullueshme e cila mund të përdoret në tri pozicione, varësisht prej nevojës suaj.

Dizajni ergonomik i kësaj vegle, ju mundëson ta punoni kopshtin më lehtë, më shpejt dhe me më pak përpjekje.

Tornadica

Shijoni ushqimin që vet e prodhoni

Përgatitja e një shujte të shijshme dhe të shëndetshme për tërë familjen, nganjëherë mund t’ju kushtojë më shumë para. Por duke përdorur perimet që keni kultivuar vet, jo vetëm që do të kurseni, por edhe do të ushqeheni më shëndetshëm me perime bio.

Tornadica 4në1 është pajisja që ju duhet, kur bëhet fjalë për kultivimin dhe mirëmbajtjen e kopshtit!

Siguroni familjes suaj ushqime të shëndetshme – nga kopshti, direkt në kuzhinën tuaj. Po ashtu, kopshtaria do të bëhet një aktivitet i preferuar dhe hobi juaj.

Gjatë punimit të kopshtit, përkulja ose gjunjëzimi i vazhdueshëm mund të jenë të mundimshme dhe t’ju marrin kohë. Andaj, Delimano ju rekomandon këtë pajisje dore, me të cilën mund ta punoni, gërmoni apo pastroni kopshtin derisa qëndroni në këmbë.

Tornadica

Falë dizajnit ergonomik, do ta punoni kopshtin me më pak mundim

Tornadica e rekomanduar nga Delimano, është dizajnuar që t’ua lehtësojë punën në kopsht.

  1. Dizajni i saj ergonomik e shpërndan në mënyrë të barabartë ngarkesën midis krahëve, shpinës, shpatullave & këmbëve.
  2. Bishti teleskopik i rregullueshëm mund të përshtatet në 3 pozita të ndryshme, varësisht lartësisë apo nevojave tuaja.
  3. Doreza e saj e lakuar kryen punë në një lëvizje apo kthesë të vetme.
  4. Kthetrat spirale mund të gërmojnë në çdo lloj toke;
    • Të fortë;
    • Të thatë;
    • Me gurë;
    • Me rërë.
1
2
3
4
Tornadica

Hiqni barishtet e këqija ose punoni tokën me 3 lëvizje të lehta

Sekreti i pajisjes Tornadica qëndron në kthetrat spirale, të cilat mund të ngulen në tokë deri në 20cm dhe të tërheqin të gjitha barishtet e këqija, pa dëmtuar të korrat. Hiqni qafe barishtet ose gërmojeni tokën në vetëm 3 hapa të thjeshtë:

  • Tornadica

    Vendoseni pajisjen pingul në tokë

  • Tornadica

    Shtypeni dhe kthejeni nëpër tokë

  • Tornadica

    Tërhiqni barishtet dhe nxirreni jashtë tokës

Zëvendësoni veglat e shumta me Tornadica 4në1

TPër punimin dhe mirëmbajtjen e kopshtit nevojiten një sërë veglash. Por Tornadica gërsheton 4 funksione në një vegël të vetme, duke zëvendësuar mjetet bazike që ju duhen për kopsht. Përdoreni si:

  • Tornadica

    Shati, kur ju duhet ta punoni tokë

  • Tornadica

    Lopatë, kur doni të gërmoni vrima të mëdha ose ta gërmoni kopshtin

  • Tornadica

    Mbledhës, për t’i mbledhur barishtet e dëmshme

  • Tornadica

    Sfurk, për të larguar barishtet apo dheun

Cilësore, e qëndrueshme dhe praktike

Tornadica e rekomanduar nga linja Delimano Grow peshon vetëm 2.4kg. Mund të zgjedhni mes tri nivele të lartësisë: nga 85 deri në 103cm. Është e punuar nga çeliku i farkëtuar me dorë, andaj është shumë e qëndrueshme dhe do t’ju shërbejë për vite me radhë. Po ashtu është e palosshme, andaj mund ta ruani edhe në hapësira më të vogla.

  • Tornadica

    E qëndrueshme dhe me cilësi të lartë

  • Tornadica

    Paloset dhe bartet lehtë

Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Tornadica
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Tornadica

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Dizajni ergonomik ju mundëson ta punon kopshtin më lehtë

Tornadica e rekomanduar nga Delimano, është rekomanduar që t’ua lehtësojë punën në kopsht.

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine::

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Tornadica

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.