Shtupë Eco Sanitizer Rovus
Shtupa Eco Sanitizer është një pajisje risi për pastrimin e shtëpisë! Kjo shtupë përdorë energjinë elektrike për t’i ndarë molekulat e ujit të çezmës dhe kripës së kuzhinës, për të prodhuar një pastrues shumëfunksional. Shtupa Eco Sanitizer pastron papastërtitë, dezinfekton dhe largon aromat e këqija, duke eleminuar deri në 99% të mikrobeve, baktereve dhe viruseve. Mund ta përdorni si shtupë të zakonshme për dysheme dhe si spërkatës për sipërfaqet tjera në shtëpi.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Shtupa Eco Sanitizer është një pajisje risi për pastrimin e shtëpisë! Kjo shtupë përdorë energjinë elektrike për t’i ndarë molekulat e ujit të çezmës dhe kripës së kuzhinës, për të prodhuar një pastrues shumëfunksional. Shtupa Eco Sanitizer pastron papastërtitë, dezinfekton dhe largon aromat e këqija, duke eleminuar deri në 99% të mikrobeve, baktereve dhe viruseve. Mund ta përdorni si shtupë të zakonshme për dysheme dhe si spërkatës për sipërfaqet tjera në shtëpi.
Më shumë - Përshkrimi
-
Fuqi e plotë pastrimi, pa përdorur detergjentë të dëmshëm
Është e rëndësisshme ta mbani shtëpinë pastër, por detergjentët e blerë zakonisht përmbajnë kimikate të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin.
Tash mund ta krijoni vet një pastrues të fuqishëm, me ujë, pak kripë dhe prekjen e një butoni! Jepjani shtëpisë pastrimin e duhur me këtë shtupë cilësore me shishe spërkatëse e cila mund të përdoret edhe ndaras, në sipërfaqet që keni nevojë.
Natyrale dhe e lehtë për t’u përdorur
Thjeshtë shtoni një lugë çaji kripë dhe ujë rubineti në shishe, pastaj shtypeni butonin startues. Nivelet e ulëta të energjisë bëjnë që molekulat e ujit dhe kripës të ndahen, duke formuar dy oksidantë të fuqishëm.
Komponimi NaOH lehtësisht largon yndyrën dhe papastërtitë. Kurse NCIO dezinfekton dhe largon aromat e këqija, duke eleminuar deri në 99% të mikrobeve, baktereve dhe viruseve. Përdoreni në përqendrime të ndryshme për lloje të ndryshme pastrimi, pa lënë mbrapa ndonjë kimikat të dëmshëm.
-
1
Mbusheni shishen me 425ml ujë të zakonshëm apo ujë rubineti
-
2
Shtoni një ose dy lugë çaji kripë të imët të zakonshme
-
3
Kyçeni në kabllon USB dhe shtypeni butonin e energjisë për ta filluar procesin e elektrolizës.
Pastroni, dezinfektoni dhe largoni aromat e këqija nga shtëpia
Përdoreni shtupën në të gjitha llojet e dyshemeve për pastrim më të shpejtë, efikas dhe shkëlqyes. Po ashtu, shishen me spërkatje mund ta përdorni për të pastruar apo dezinfektuar çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj.
- Pastroni pllakat, tualetet, banjot.
- Pastroni sipërfaqe të ndryshme në kuzhinë, përfshirë edhe pjesën e sipërme të furrës.
- Pastrojeni ajrin nga aromat e pakëndshme.
- Dezinfektoni këpucët, pajisjet sportive, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera që nuk mund të lahen.
- Freskoni materialet e vjetëruara, tapiceritë dhe shtretërit e kafshëve me spërkatës natyral dhe antibakterial.
Pastroni sipërfaqe në kuzhinë
Dezinfektoni sipërfaqe në banjo
Pastroni dyshemetë
Shtupë ekonomike dhe ekomiqësore
Shtupa Eco Sanitizer ju mundëson të pastroni pa shpenzuara para në detergjentë apo zbardhues të dëmshëm.
Shtupa ka edhe një leckë mikrofirbe të ripërdorshme e cila mund të përdoret për plot muaj, duke ju kursyer para dhe duke ju mundësuar pastrim më cilësor.
-
- Informata shtesë
-
Seti përfshin:
- Shtupë
- Shishe për përzierje
- Leckë
- USB kabllo 0,5m
- Spërkatës
- Lugë