Hekur për udhëtime Rovus
Hekuri për udhëtime nga Rovus, është hekur praktik, elegant, dhe shumë i përshtatshëm për udhëtime. Me një fuqi prej 1000W dhe një dhe funksione tjera praktike për hekurosje dhe avullim, ky hekur do t’ua lehtësojë procesin e hekurosjes kudo që jeni. Ka sistem të dyfishtë të tensionit dhe dorezë të palosshme, prandaj është ideal për udhëtime. Po ashtu, ky hekur ngrohet për 40 sekonda dhe ju mundëson t’i hiqni më shpejt rrudhat & aromat e pakëndshme nga rrobat, duke i mbajtur ato më të freskëta.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Hekuri për udhëtime nga Rovus, është hekur praktik, elegant, dhe shumë i përshtatshëm për udhëtime. Me një fuqi prej 1000W dhe një dhe funksione tjera praktike për hekurosje dhe avullim, ky hekur do t’ua lehtësojë procesin e hekurosjes kudo që jeni. Ka sistem të dyfishtë të tensionit dhe dorezë të palosshme, prandaj është ideal për udhëtime. Po ashtu, ky hekur ngrohet për 40 sekonda dhe ju mundëson t’i hiqni më shpejt rrudhat & aromat e pakëndshme nga rrobat, duke i mbajtur ato më të freskëta.
Më shumë - Përshkrimi
-
Hekuri më i përshtatshëm për udhëtime
Më në fund keni një hekur për udhëtime i cili ju ofron të gjitha: hekurosje të shpejtë & efektive, pastrim me avull të rrobave dhe ëshë kompakt. Ka një gamë të gjerë termostati me cilëisme të ndryshme avullimi, duke ju mundësuar t’i jepni rrobave një freski shpejt dhe lehtë, kudo që keni nevojë.
Dizajn kompakt me dorezë të palosshme
Një hekur për udhëtime duhet të jetë i vogël dhe praktik, dhe i tillë është edhe ky hekur nga Rovus. Hekuri ka një dorezë e cila mund të paloset kur nuk është në përdorim. Po ashtu, hekuri është i vogël, nuk ju zë shumë vend dhe lehtësisht mund ta merrni me vete kur udhëtoni. Ka dizajn elegant & ergnomik, dhe përdoret lehtë.
Opsione të ndryshme avullimi
Avullimi është mënyrë e përsosur për t’i zbutur rrudhat, për t’i hequr aromat e pakëndshme dhe për t’i dezinfektuar materialet. Ky hekur ngrohet në vetëm 40 sekonda me dy elemente të nxehtësisë, dhe ju ofron kontroll të plotë mbi temperaturën dhe avullin. Pra, është i sigurtë për t’u përdorur pothuajse në çdo material.
Cilësimet mund të ndryshohen për t’ju mundësuar:
- Avull me vrull;
- Avullim vertikal ose horizontal;
- Hekurosje pa avull.
Hekuri ka një pllakë qeramike, andaj edhe lëvizet butësisht në të gjitha materialet. Ka vrima avulli, të cilat mundësojnë shpërndarje të barabartë, për t’ju siguruar rezultate të përsosura.
Dukuni mirë, kudo që jeni
Gjatë udhëtimeve për biznes ose për vizita turistike, sigurisht ne duam të dukemi mirë. Por rrobat e paketuara në valixhe, shpesh rrudhen dhe mblidhen. Me këtë hekur, i cili nuk ju zë shumë vend në çantë, ju nuk do ta keni më këtë problem. Thjesht, e keni mundësinë t’i hekurosni rrobat kudo dhe të dukeni më mirë po ashtu.
Po aq lehtë sa e paketoni setin e kozmetikës, mund ta merrni edhe hekurin për udhëtime, për t’u siguruar se rrobat tuaja do të jenë pa rrudha dhe të freskëta kudo. Mbani të freskëta dhe të hekurosura rrobat e punës apo rrobat që keni planifikuar t’i vishni në pushim - me këtë hekur është kaq e lehtë. Ky hekur është i përshtatshëm edhe për shtëpi, për udhëtime apo edhe për zyre (për raste të papritura).
Sistem të dyfishtë tensioni
Kur udhëtoni, nuk ka nevojë ta blini një përshtatës elektrik shtesë për këtë hekur, sepse kjo pajisje ka të integruar një sistem të dyfishtë tensioni, pra mund ta përdorni kudo. Thjesht rrotullojeni çelësin dhe shijojeni hekurosjen me avull dhe fuqi 1000W, në shtëpi, zyre, udhëtime biznesi, pushime apo kudo që shkoni.