Set Batanije & Jastëk Warm Hug 2021 Dormeo

Mbështilluni nën përqafimin e butë dhe të ngrohtë që ju ofron seti i ri Warm Hug 2021 me batanije dhe jastëk. Më shumë se 2.5 milionë klientë të kënaqur tashmë po e shijojnë ngrohtësinë e setit Warm Hug gjatë ditëve të ftohta. Në dispozicion në 2 dizajne dhe 6 ngjyra, seti ju mbështjellë me materialet e buta prej pellushi dhe leshit faux. I mbushur me mikrofibra Wellspring®, jastëku i butë është vendi ideal për t’u mbështetur, kurse batanija e ngrohtë ju ofron një përqafim të butë ditëve të ftohta.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Mbështilluni nën përqafimin e butë dhe të ngrohtë që ju ofron seti i ri Warm Hug 2021 me batanije dhe jastëk. Më shumë se 2.5 milionë klientë të kënaqur tashmë po e shijojnë ngrohtësinë e setit Warm Hug gjatë ditëve të ftohta. Në dispozicion në 2 dizajne dhe 6 ngjyra, seti ju mbështjellë me materialet e buta prej pellushi dhe leshit faux. I mbushur me mikrofibra Wellspring®, jastëku i butë është vendi ideal për t’u mbështetur, kurse batanija e ngrohtë ju ofron një përqafim të butë ditëve të ftohta.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mënyra perfekte për të shprehur kujdes dhe dashuri
Përqafimet përçojnë kujdes, dashuri e ngrohtësi, prandaj e kemi emërtuar këtë set Warm Hug (përqafim i ngrohtë). Seti Warm Hug 2021 është dizajnuar për t’ju ofruar të gjitha dobitë e një përqafimi të mirë - t’ju mbajë ngrohtë dhe të lumtur, t’ju bëjë ta ndjeni vlerësimin dhe gëzimin dhe t’ju ndihmojë të krijoni kujtime të këndshme e të ngrohta me më të dashurit tuaj.
Shijoni këtë ndjesi në çdo kohë, me këtë set ekskluziv me batanije & jastëk. Këtë vit, seti vjen me një dizajn të ri dhe ngjyra të pasura, për ta shndërruar shtëpinë tuaj në një oazë të rehatshme.
I dizajnuar për t'ju ofruar kënaqësi të plotë
Seti Warm Hug po vazhdon të ofrojë përqafime të ngrohta për njerëzit anë e mbanë botës, qysh nga Krishtlindjet e vitit 2013. Miliona klientë tashmë e kanë shijuar ngrohtësinë e setit Warm Hug, qoftë për vete apo duke e dhuruar.
Dhe padyshim, ky set është dhuratë e përsosur edhe për më të dashurit tuaj, gjatë festave të fundvitit apo ditëve të ftohta. Për më tepër, vjen me një mbishkrim “Home is where the Heart is” (Shtëpia është aty është Zemra).
I dizajnuar t’ju ofrojë kënaqësi dhe relaks
Për t’i shtuar shtëpisë ndjenjën e një shtëpie të vërtetë, ju duhet të ndiheni rehat dhe të kënaqur në të. E mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është ta dekoroni me batanije & jastëkë të bukur, të ngrohtë dhe të rehatshëm. Në momentin që do të mbështilleni me butësinë dhe ngrohtësinë e Warm Hug, do t’i harroni momentet e pakëndshme dhe do të relaksoheni. Thjesht, do ta shijoni të qëndruarit në shtëpi.
6 ngjyra dhe dizajn 2në1
Një dizajn klasik ombre me një model në formë të gjetheve, në ngjyrë ari, hiri ose të gjelbër.
Model zig-zag në ngjyrat: e kuqe, e kaltër ose rozë.
Më shumë se një batanije, një përqafim
- Batanija ka një butësi luksoze, me lesh faux në njërën anë dhe material të butë pellushi në anën tjetër.
- Mbajeni një set në veturë gjatë udhëtimeve në dimër, ose një në dhomë, për extra ngrohtësi gjatë natës.
- Ka dy kapëse, andaj mund ta mbani rreth vetes dhe të lëvizni përreth lehtësisht.
Në dispozicion në dy madhësi, 130x190cm dhe 200x200cm, si dhe mund të lahet tërësisht në 30°C.
Jastëku më i dashur për të gjithë
- I lehtë, i ngrohtë, i mbushur me mikrofibra Wellsleep.
- Struktura unike krijon xhepa ajri, duke e bërë më të butë dhe duke i shtuar vëllim.
- Higjienik.
Jastëku ka madhësi 40x40cm, mund të lahet në 30°C dhe thahet shpejt.
- Specifikat Teknike
-
Programi Dormeo dhoma ndejës