Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ne krijojmë

brende për një jetesë më të mirë

Historia jonë

Gjithçka nisi në vitin 1992 në Slloveni. Dikur ne ishim një kompani e marketingut të drejtpërdrejtë, me bazë në Slloveni. Kishim vetëm një brend - Kosomodisk - përmes së cilit ofronim zgjidhje efektive për dhimbjen e shpinës. Ne ishim një ekip i vogël, por me vullnet të madh.

Qysh nga shitja e produkteve tona të para nga reklamat përmes telefonit (afro tri dekada më parë) Studio Moderna është rritur në një biznes ndërkombëtar dhe kompani lidere shumëkanalëshe e shitjes në Europën Qendrore dhe Lindore. Sot, jemi të pranishëm në 21 shtete dhe kemi afro 360 klientë potencialë.

Ne kemi të punësuar mbi 7000 njerëz dhe misioni ynë nuk ka ndryshuar - duam t’i ndihmojmë klientët që ta ndryshojnë jetën për të mirë.

Për më shumë se 30 vite, Studio Moderna i ka shndërruar idetë në produkte risi, për një jetë më të lumtur, më të pastër, më aktive dhe më të shëndetshme. Fokusi i brendeve tona është që ta shndërrojë shtëpinë në një vend të sigurtë për klientët tanë, duke ofruar produkte për kuzhinë, gjumë, pastrim, fitnes, bukuri, mirëqenie dhe jo vetëm.

Ne ofrojmë produkte online, në dyqane, përmes DRTV, telemarketingut, katalogjeve dhe përmes partnerëve tanë të shitjes. Qëllimi ynë është që ta bëjmë blerjen një proces sa më të lehtë për klientët tanë.

We are present in

21 countries in Central & Eastern Europe

Brendet tona i drejtohen

360 milionë klientëve potencialë

Produket tona janë në dispozicion në

390+ dyqane të brenduara dhe

te 100+ parnterë të shitjes

Ne menaxhojmë

180+ dyqane online, 500+ faqe promovuese

të cilat janë të pranishme në

100+ faqe në Facebook & Instagram

350,000+ njerëz i vizitojnë uebfaqet tona çdo ditë

Ne shpërndajmë

15 milionë+ katalogje dhe 100 milionë+ SMS çdo vit

Ne transmetojmë

180+ orë reklama të DRTV çdo ditë në 300+ kanale televizive

Ne kemi

35 qendra lokale të menaxhimit të kontakteve me 3000 agjentë të trajnuar të thirrjes

Brendet tona

Brendet tona të besuara janë pjesë e shtëpisë dhe përditshmërisë së miliona njerëzve, duke ua thjeshtësuar dhe përmirësuar jetën.

Brendet tona ofrojnë produkte për kuzhinë, gjumë, pastrim, fitnes, bukuri, mirëqenie dhe jo vetëm. Të gjitha së bashku formojnë ndryshimin në mënyrën se si familjet dhe individët e shijojnë jetën në shtëpitë e tyre.

Një gjumë i mirë i natës

DORMEO - që nga viti 2002

DORMEO® është një brend ekspert i njohur i produkteve cilësore për gjumë dhe shtëpi. Historia jonë nisi në vitin 2002, me vetëm një dyshek sfungjeri.

Sot, DORMEO® ofron një gamë të gjerë të produkteve cilësore për gjumë dhe shtëpi: dyshekë, shtresa, jastëkë, jorganë, çarçafë, aksesorë për dhomën e ndejës, aksesorë për banjo. Dormeo është ekspert për zgjidhje sa i përket gjumit, me më shumë se 300 lloje produktesh. Brendi DORMEO® u mundëson gjumë të mirë më shumë se 12 milionë njerëzve në Europë dhe është i pranishëm 40 shtete në mbarë botën.

Ne sigurohemi që të ofrojmë cilësi të lartë, prandaj i testojmë produktet në institute & laboratore të pavarura në mbarë botën, të cilat janë lidere në fushën e tyre. Produktet DORMEO® janë të punuara me teknologji risi dhe materiale cilësore, për të siguruar rehati të plotë dhe gjumë të shëndetshëm.

Vizitoni faqen tonë të Dormeo duke klikuar këtu

Aty ku fillon gatimi më i mirë

DELIMANO - që nga viti 2010

DELIMANO® është një ndër brendet më të njohura të pajisjeve për gatim, dhe po ashtu një nga brendet e Studio Moderna-s me rritjen më të shpejtë. Është i pranishëm në tregun e 21 shteteve, me më shumë se 7,3 klientë të kënaqur. Ne punojmë shumë për t'i sjellë klientëve tanë produkte me materialet më të mira, performancë të jashtëzakonshme, dizajne moderne dhe risi.

DELIMANO® ofron një gamë risi të enëve cilësore për kuzhinë, të dizajnuara për t'ju mundësuar gatime më te lehta, të shëndetshme dhe të shijshme. Ky brend inkurajon pasionin për gatim duke ofruar produkte praktike & cilësore, që do ta bëjnë procesin e gatimit edhe më argëtues. DELIMANO® ofron aparate të vogla për kuzhinë, enë, pajisje dhe aksesorë të ndryshëm.

Vizitoni faqen tonë të Delimano duke klikuar këtu

 

ROVUS - që nga viti 2005

ROVUS® ofron pajisje risi, efikase dhe praktike për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Brendi ROVUS® përmirëson cilësinë e jetës sonë, duke e kthyer shtëpinë në një vend më të pastër, të shëndetshëm, të këndshëm dhe relaksues.

Gama e brendit ROVUS® përmban produkte për pastrim, mirëmbajtje të shtëpisë dhe kujdes ndaj rrobave. Këto produkte janë praktike, cilësore dhe me çmime të arsyeshme për performacën dhe cilësinë që kanë.

Produktet ROVUS® pastrojnë me fuqinë e ujit të pastër, avullit ose përbërësve natyralë dhe efektivë. Në këtë mënyrë, ju ofron zgjidhje eko-miqësore për pastrim. Linja jonë Nano sjellë risi në pastrimin e shtëpisë, duke ju garantuar pastrim të thellë dhe efikas, pa e dëmtuar planetin.

Para se t'ia ofrojmë klientëve, produktet ROVUS® testohen nga kompani të pavaruara për kontrollimin e cilësisë (sikurse SGS, SIQI). Po ashtu, gjithmonë kontrollohen për pajtueshmëri me verifikimet & rregullat në mbarë botën.

Vizitoni faqen tonë të Rovus duke klikuar këtu

 

WALKMAXX - që nga viti 2010

Brendi WALKMAXX® ofron këpucë risi, të rehatshme dhe me çmime të arsyeshme. Misioni ynë është që me çdo palë këpucë Walkmaxx, t'i ofrojmë klientëve rehati shtesë dhe stil në çdo hap. Pos këpucëve, ofron edhe disa aksesorë, sikurse çanta sportive apo elegante. Me produktet e veta, brendi WALKMAXX® sjellë rehati, energji dhe frymëzim për të lëvizur.

WALKMAXX® ofron këpucë për çdo rast e sezonë, për vajza e djem, duke filluar nga sandalet verore, balerinat vjeshtore, atletet sportive & elegante e deri te çizmet e shkurtëra apo të gjata. Të gjitha kanë një element të përbashkët - shuallin e lakuar. Po ashtu, këpucët WALKMAXX® prodhohen me materialet më të mira dhe teknologjitë e fundit, për të siguruar më të mirën për klientët tanë.

Vizitoni faqen tonë të Walkmaxx duke klikuar këtu

Simply Vitality

WELLNEO - që nga viti 2010

WELLNEO® mëton të ofrojë zgjidhje për shëndet, mirëqenie dhe kujdes ndaj vetes, për njerëz të moshave të ndryshme. Ky brend ofron produkte të rehatshme dhe cilësore, me teknologji moderne dhe çmime të arsyeshme, për t'ju mundësuar jetesë më të shëndetshme dhe më aktive.

Çdo produkt i yni adreson dhe ofron zgjidhje për një problem të caktuar: lehtësimin e dhimbjes, humbjen e peshës, formësimin e trupit dhe jo vetëm. Ky brend ofron edhe produkte për kujdes ndaj lëkurës dhe relaks. Me brendin WELLNEO®, ju keni produktet e duhura për kujdes ndaj vetes dhe mirëqenie.

Produktet WELLNEO® janë zhvilluar nga top ekspertët & shkencëtarët PhD, janë testuar e verifikuar nga institucionet dhe laboratoret kërkimore. Çdo pretendim është vërtetuar shkencërisht dhe mban një provë të lëshuar nga organizatat dhe autoritetet e certifikuara. Duke zgjedhur brendin ëELLNEO® ju zgjedhni një brend të dëshmuar për cilësi.

Produktet WELLNEO® mund të përdoren lehtësisht nga rehatia e shtëpisë.

Vizitoni faqen tonë të Wellneo duke klikuar këtu

TOP SHOP - që nga viti 1996

TOP SHOP® ofron produkte risi në kategori të ndryshme. Ky brend ka për mision t'ua lehtësojë jetën e përditshme, duke ofruar produkte kreative, e në të njejtën kohë të thjeshta dhe efektive.

Vizitoni faqen tonë të TopShop duke klikuar këtu

Shpina juaj do të jetë mirënjohëse!

KOSMODISK - që nga viti 1992

KOSMODISK® ofron zgjidhje të sigurta, efektive dhe të thjeshta për lehtësimin e dhimbjen e shpinës. Është i pranishëm në treg prej më shumë se 25 vitesh dhe numëron mbi 3 milionë klientë të kënaqur.

KOSMODISK® është brendi ynë i parë me të cilin e filluam rrugëtimin dhe misionin për ta përmirësuar jetën dhe përditshmërinë e njerëzve.

Ne besojmë ...

... që çdo person meriton një jetë të mirë. Ne besojmë se çdo fëmijë duhet të shkojë në pushime dhe të ketë çdo mbrëmje një darkë në pjatën e tij / saj.

Ne besojmë se natyra është shoku ynë më i mirë dhe pasuria jonë më e madhe. Ne besojmë në të mirën e përgjithshme tek njerëzit ...

Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vënë kaq shumë përpjekje dhe resurse në krijimin e një bote më të mirë.

Përgjegjësia sociale

Në Studio Moderna, ne e kuptojmë se edhe ne jemi pjesë e komunitetit. Prandaj ne kemi detyrim për të dhënë një dorë ndihme - fëmijëve të uritur, të moshuarve të vetmuar, familjeve në nevojë, viktimave të fatkeqësive natyrore ... Ne angazhohemi në ngjarje të ndryshme humanitare për të shpëtuar grupet sociale më të prekshme dhe të privuara.

Gjithashtu, si punëdhënës, ne besojmë në vlera të forta, një mjedis të shëndoshë të punës dhe menaxhim që nxit potencialin, aftësinë dhe vullnetin e çdo individi.

Përgjegjësia ekologjike - zvogëlimi i ndikimit tonë në mjedis

Bollëku i tokës nuk është i pashtershëm. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt - dhe ne në Studio Moderna i kushtojmë vëmendje të veçantë asaj në çdo segment të punës sonë. Ne e dimë se ndikimi ynë është i vogël, por ne gjithashtu besojmë se çdo hap llogaritet.

Ne po punojmë shumë për të shpikur materiale më të mira dhe të qëndrueshme për produktet e Dormeo dhe Delimano, dhe ne jemi gjithmonë aty ku komuniteti ka nevojë për kontributin tonë. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, mënyra e jetesës ekologjike është mirëpritur me mirësi edhe në zyrat tona.

Pra, ja kush jemi ne

I dashur konsumator,
Ky ishte tregimi ynë. Historia për atë që bëjmë, ajo që na nxit përpara dhe si kontribuojmë dhe ia kthejmë komunitetit. Asnjë nga këto nuk do të ndodhte nëse nuk do të ishte për ju. Ju jeni arsyeja që ne dalim nga shtrati në mëngjes dhe ne duam t'ju falënderojmë për këtë.

Pra - faleminderit që jeni pjesë e tregimit tonë. Ne sinqerisht shpresojmë se ne mund të jemi në shërbim tuaj dhe do të jemi në gjendje të sjellim produkte më të mira në jetën tuaj.

Ekipi juaj i Studio Moderna

Disa dyqane janë duke punuar me orar të shkurtuar!

Blej sigurt nga shtëpia!