Fshesë gome Rovus
Kjo fshesë gome do ta lehtësojë pastrimin e përditshëm, falë funksionit 4në1 dhe karakteristikave për përdorim të gjithanshëm. Fijet elektrostatike të gomës funskionojnë si magnet në grumbullimin e pluhurit, qimeve dhe papastërtive tjera. Kjo fshesë ka të integruar edhe pastruesin për xhama, i cili mund të përdoret edhe për pllaka dhe sipërfaqe të tjera të forta. Për më tepër, ka dorezë teleskopike (që zgjatet) për t’ju ndihmuar t’i arrini edhe zonat më të larta.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Kjo fshesë gome do ta lehtësojë pastrimin e përditshëm, falë funksionit 4në1 dhe karakteristikave për përdorim të gjithanshëm. Fijet elektrostatike të gomës funskionojnë si magnet në grumbullimin e pluhurit, qimeve dhe papastërtive tjera. Kjo fshesë ka të integruar edhe pastruesin për xhama, i cili mund të përdoret edhe për pllaka dhe sipërfaqe të tjera të forta. Për më tepër, ka dorezë teleskopike (që zgjatet) për t’ju ndihmuar t’i arrini edhe zonat më të larta.
Më shumë - Përshkrimi
-
Fuqia e elektricitetit statik
A e mbani mend herën e fundit kur keni përjetuar një shok (tronditje) të lehtë duke ecur në dysheme pakëz të lagësht? Kjo është fuqia e elektricitetit statik, tash i aplikuar në Fshesë gome nga Rovus. Kjo fshesë ka qindra qime apo fije gome të cilat tërheqin dhe mbajnë qimet, pluhurin dhe papastërtitë e tjera, për një shtëpi sa më të pastër!
Funksion 4në1 – për shumë përdorime në shtëpi
Brendi Rovus njihet për produkte cilësore të pastrimit, dhe padyshim kjo fshesë është një prej tyre. E gjithanshme dhe kompakte, kjo fshesë ofron mënyra të ndryshme për pastrimin e shtëpisë. Fshesa ka një pastrues të integruar për xhama, i cili mund të përdoret edhe pastrimin e pllakave dhe sipërfaqeve tjera të forta. Po ashtu, mund t’ja shtoni leckën dhe ta përdorni si shtupë për fshirje. Kjo vegël pastrimi shumëfunksionale është e domosdoshme për çdo shtëpi.
E lehtë për t’u përdorur dhe mirëmbajtur
Fshesa ka dorezë teleskopike e cila mund të zgjatet nga 124.5 deri në 168.5cm dhe koka e saj ka një gamë të lëvizjes 45°. Kjo ju mundëson që lehtësisht t’i arrini sipërfaqet poshtë mobiljeve apo pjesët e sipërme të dritareve të larta. Doreza ka një vrimë në krye të saj, për ta varur kur nuk është në përdorim.
-
Fshesa krijon ngarkesë statike, që mban papastërtitë në dysheme, duke e bërë të lehtë formimin e një grumbulli.
-
Fijet e fshesës janë bërë prej gome, ato kurrë nuk e shkëputin kontaktin me dyshemenë dhe fshijnë në çdo drejtim.
-
Mund të përdoret si furçë pastrimi me shampon për dysheme, oborr, pishinë, kuvertën e varkave dhe më shumë.
-
Pastrohet shumë lehtë, nuk nevojiten lecka shtesë. Ca ujë i freskët është krejt çka ju duhet.
-
Dorezë teleskopike për t’i arritur zona më të larta dhe më të vështira.
-
Një gamë e lëvizjes 45° për të arritur zonat nën mobilje.
-
Perfekte për të fshirë qimet e kafshëve nëpër dysheme.
-
Pastrues i integruar për dritare, që nuk gërvish xhamat.
E përshtatshme për ata që mbajnë kafshë shtëpiake brenda
Njerëzit i duan kafshët shtëpiake, por të kesh një mace ose qen në shtëpi do të thotë më shumë qime në dysheme, të cilat jo vetëm që duken të pakëndshme, por gjithashtu mund të ngjiten në rroba dhe të shkaktojnë alergji dhe probleme të tjera. Tani mund t’i pastroni më shpejt dhe më lehtë dyshemetë me qime dhe rrëmuja të tjera! Kjo fshesë është krijuar posaçërisht për të mbledhur qimet e kafshëve shtëpiake dhe mbeturinat që kafsha juaj lë pas, duke i shtuar më shumë fuqi pastrimi shtëpisë tuaj.
Seti përmban:
- 1x Fshesë gome
- 1x manual për përdorim
-