Fshesë dore Nano UV Rovus
Fshesa e dorës Nano UV është pajisje praktike dhe e fuqishme vakumi, me të cilën mund ta pastroni pluhurin & papastërtitë e tjera kudo në shtëpi dhe jo vetëm. Fshesa ka dritë UV-C, e cila largon bakteret, mikrobet, metet e shtratit, pluhurin dhe më tepër. Kurse filteri HEPA H13 e pastron ajrin e lëshuar me efikasitet deri në 99.95%. Ideale për shtëpi, zyre, veturë si dhe tekstile e tapiceri.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Fshesa e dorës Nano UV është pajisje praktike dhe e fuqishme vakumi, me të cilën mund ta pastroni pluhurin & papastërtitë e tjera kudo në shtëpi dhe jo vetëm. Fshesa ka dritë UV-C, e cila largon bakteret, mikrobet, metet e shtratit, pluhurin dhe më tepër. Kurse filteri HEPA H13 e pastron ajrin e lëshuar me efikasitet deri në 99.95%. Ideale për shtëpi, zyre, veturë si dhe tekstile e tapiceri.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një përvojë e re në fushën e pastrimit
Fshesa Nano UV kombinon prakticitetin e një fshese dore vakumi me pastrim të thellë, fuqi sanitizuese të dritës UV-C dhe një sistem efektiv filtrimi, i cili mund t’i bllokojë nano-grimcat e dëmshme. Me këtë pajisje, shpejt dhe lehtë mund t’i pastroni tekstilet, tapiceritë, sipërfaqet e forta dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë, do të siguroni një ambient më të shëndetshëm për ju dhe më të dashurit tuaj.
Tri mënyra për një shtëpi më të pastër dhe më të sigurtë
Kjo fshesë vakumi është kompakte dhe e lehtë, e dizajnuar për ta bërë pastrimin më të lehtë, më të shpejtë dhe efektiv. Krejt kjo, falë tri tekonologjive të mrekullueshme.
-
1.
Dritë UV-C për t’i eleminuar bakteret dhe metet e shtratit
Një furçë speciale me dritë të fuqishme UV-C, eleminon bakteret, mikrobet, metet e shtratit në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë. Në këtë mënyrë parandalon ndonjë sëmundje apo kruarje që mund të shkaktojnë këta mikroorganizma.
-
2.
Filter HEPA H13 për bllokimin e grimcave të dëmshme
Filteri HEPA H13 bllokon edhe nanogrimcat më të vogla, me efikasitet 99.95%, duke u siguruar që ajri i dalë nga fshesa e dorës është i pastër, i sigurtë dhe jo-irritues. Filteri është i pasur me trajtim anti-bakterial, për t’i eleminuar bakteret gjatë kontaktit dhe shpërndarjen e aromave të pakëndshme.
-
3.
Teknologji ciklonike për thithje të fuqishme
Kjo fshesë përdorë teknologji ciklonike me dizajn pa qese për ta ndarë papastërtinë dhe për t’ju mundësuar pastrim të thellë që eleminon pluhurin, alergjenët dhe grimcat tjera të dëmshme.
Për një shtëpi më të shëndetshme
Kjo fshesë dore vakumi është shumë praktike dhe kombinon teknologji cilësore për pastrim cilësor. Fshesa Nano UV ka disa funksione pastrimi, për t’ju siguruar një shtëpi sa më të shëndetshme.
-
Largon irrituesit
Metet e shtratit janë insekte që ushqehen me gjakun e njeriut, zakonisht gjatënatës. Kafshimet e tyre mund të ndikojnë në shëndetin tuaj, duke shkaktuar skuqje të lëkurës, simptoma alergjie, efekte psikologjike dhe jo vetëm. Por, duke pastruar rregullisht me fshesën Nano UV, ju keni më pak mundësi që të kafshoheni apo pickoheni nga këto krijesa të bezdisshme.
-
Sanitizimi
Drita UV ndihmon në dezinfektimin e tëre mobiljeve me tapiceri në shtëpi. Me efektin e bllokimit, siguron sanitizim të thellë. Sanitizimi me këtë pajisje mundëson një ambient më të shëndetshëm, sepse eleminon viruset dhe bakteret e vogla me dritë UV.
-
Lehtëson simptomat e alergjisë
Nëse vuani nga ndonjë alergji ose astma, ju do të përfitoni nga pastrimi me fshesën Nano UV. Pastrimi i rregullt me këtë ju ndihmon t’i zvogëloni simptomat e alergjisë.
-
Eleminon nano-grimcat e dëmshme
Fshesa Nano UV është e pajisur me filter të fuqishëm HEPA H13, prandaj i largon edhe grimcat më të vogla të dëmshme nga qilimët, perdet, shtretërit, banaku apo sipërfaqet tjera.
Shumëfunksionale, ekonomike dhe eko-miqësore
-
Aksesorë shtesë
Fshesa e dorës vjen me dy aksesorë shtesë, për t’i shtuar pajisjes më shumë fuqi pastrimi aty ku keni nevojë.
-
Kurseni para
Teknologjia ciklonike me dizajnin pa qese ka disa dobi: e shton jetëgjatësinë e pajisjes, e bën më të lehtë përdorimin e saj. Po ashtu, ju nuk keni nevojë të harxhoni para për të blerë qese pluhuri.
-
Eko-miqësore
Nuk ka nevojë të përdorni produkte të dëmshme pastrimi (kimikate) në tekstile, të cilat janë të dëmshme për mjedisin dhe kanë erë të keqe. Pastroni filterin duke përdorur vetëm ujë rubineti.
Elegante dhe praktike
-
Pa qese pluhuri
Pajisja ka kupën pa qese pluhuri, në të cilën mund t’i thihni gjërat që keni thithur me fshesë. Kjo ju mundëson më shumë kontroll mbi procesin e pastrimit.
-
Dy shpejtësi
Fshesa e dorës mund të operojë në dy shpejtësi të ndryshme për pastrime të ndryshme.
-
Fuqi thithëse 7-19 kPa
Fshesa ka fuqi thithëse që varion nga 7 në 10kPa – e mjaftueshme pët t’i përballuar rrëmujat e mëdha ose sipërfaqet më delikate.
-
- Informata shtesë
-
Në paketim përfshihen:
- Njësia kryesore
- Baza
- Gryka
- Gypi i shtypur
- Furça për pastrim dhe
- Mbushësi me kabllo