Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Shtupë me avull Rovus Nano Rovus

Photo
Video
E RE

Dezinfektoni dhe pastroni çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj me teknologjinë e avancuar të avullit Nano. Shtupa me avull Rovus Nano krijon avull me presion të lartë me grimca Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më shumë efektive në depërtimin e çdo sipërfaqe. Me fuqi sterilizuese të avullit në mënyrë efektive eliminon 99,9% të baktereve në mënyrë 100% të sigurt, të shëndetshme dhe eko-miqësore.

Shtupë me avull Rovus Nano Rovus
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Produkti i disponueshëm. Transporti: 1-3 ditë.
  • Më shumë
  • Detajet e Produktit
  • Informata shtese
Më shumë

Dezinfektoni dhe pastroni çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj me teknologjinë e avancuar të avullit Nano. Shtupa me avull Rovus Nano krijon avull me presion të lartë me grimca Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më shumë efektive në depërtimin e çdo sipërfaqe. Me fuqi sterilizuese të avullit në mënyrë efektive eliminon 99,9% të baktereve në mënyrë 100% të sigurt, të shëndetshme dhe eko-miqësore.

Më shumë
Detajet e Produktit

Përjetoni efikasitetin e pastrimit të thellë

Rovus Nano prezenton konceptin e ri me fuqi efektive të pastrimit. Teknologjia inovative Nano krijon avull me presion të lartë, me grimca Nano dhe jone negative cilësore.

Jonet negative, të njohura edhe si vitamina në ajër, largojnë në mënyrë efektive mikrobet joaktive dhe alergjenët nga shtëpia juaj në mënyrë 100% të sigurt, të shëndetshme dhe eko-miqësore. Kombinuar me fuqinë sterilizuese të avullit dhe thithjen përmes mikrofibrave sigurojnë efikasitet maksimal sa herë që pastroni!

Rovus Nano Floor Steamer

Sekreti i saj qëndron në teknologjinë inovative të patentuar

Sekreti i shtupës me avull Rovus Nano qëndron në procesin e avullit i cili prodhohet nga dhoma e patentuar e avullit. Funksionon duke kontrolluar temperaturën, presionin dhe shpejtësinë e caktuar. Kjo bënë që molekulat e ujit të përplasen me njëra-tjetrën derisa bëhen përfundimisht të vogla - me madhësi Nano. Ky proces shkakton fërkime që gjeneron një sasi të madhe të joneve negative.

Deri në 10x depërtim më efektiv pastrimi

Shtupa me avull Rovus Nano prodhon avull të vazhdueshëm super të thatë me grimca me madhësi Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më të efektshme për të depërtuar në sipërfaqe dhe kështu depërtojnë lehtësisht poshtë në nivelin më të thellë mikro të materialit.

Aty, kombinimi i grimcave të avullit Nano dhe joneve negative pastrojnë plotësisht materialin dhe eliminojnë bakteret madje edhe atje ku grimcat e rregullta të avullit nuk mund të arrijnë, duke lënë dyshemenë, muret, dritaret dhe sipërfaqet e tjera në shtëpinë tuaj plotësisht të pastëra.

Nano avull në krahasim me avullin e zakonshëm - Grimcat e avullit Nano depërtojnë thellësisht në nivelin mikro të materialit dhe nuk e lenë të lagësht atë.

Largon në mënyrë efektive 99,9% të baktereve për shtëpi të pastër dhe të shëndetshme

Me shtupën me avull Rovus Nano, nuk ka nevojë të shpenzoni para për kimikate të shtrenjta dhe të rrezikshme që janë shumë agresive për sipërfaqet tuaja dhe janë të rrezikshme për fëmijët tuaj dhe kafshët shtëpiake. Rovus Nano përdor vetëm fuqinë sterilizuese të avullit dhe në mënyrë efektive eliminon 99,9% të baktereve.

Rovus Nano Floor Steamer

Largon edhe bakteret që mund të rrezikojnë fëmijët e vegjël

Ne të gjithë e dimë se fëmijët e vegjël zvarriten në dyshemenë e shtëpisë sonë shumicën e kohës. Kur nxjerrim kafshët tona për shëtitje, ato mund të sjellin shumë rrëmujë dhe baktere që mund të dëmtojnë fëmijët tanë.

Por, Rovus Nano është aq efikas sa që largon lehtësisht bakteret e rrezikshme si Escherichia coli dhe candida Albicans. Kjo do të thotë që ju mund të arrini një shtëpi plotësisht të pastër dhe të sterilizuar duke e bërë vend më të pastër dhe më të sigurt për ju dhe familjen tuaj për të jetuar.

Rovus Nano Floor Steamer

Kohë super e shpejtë e ngrohjes, për vetëm disa sekonda

Me Rovus Nano mund të harroni plotësisht kohën e pritjes dhe ngrohjes. Avulli Nano me nxehtësi të madhe ngrohet në më pak se 40 sekonda.

Kjo do t'ju ndihmojë të sfidoni luftërat tuaja të përditshme të pastrimit, pasi i gjithë procesi i pastrimit do të bëhet më i shpejtë, më i lehtë dhe më efikas.

I sigurt për t’u përdorur edhe në sipërfaqet më delikate

Teknologjia e avansuar Nano prodhon sasi të duhur të avullit të thatë që nuk ka materiale të tepërta dhe kështu mbron dyshemetë tuaj nga lagështia e tepërt dhe dëmtimet. Rezervuari i ujit me kapacitet 220ml ju jep deri në 10 minuta kohë pastrimi me avull ndërmjet rimbushjeve, ndërsa shtupa prej mikrofibrave mbron dyshemetë tuaja dhe u lejon atyre t'i rezistojnë nxehtësisë së avullit deri në 125 °C. Kjo e bënë pajisjen të përshtatshme për të pastruar edhe sipërfaqet më të ndjeshme, duke përfshirë:

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Siperfaqet prej druri

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Pllaka

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Tepih

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Laminat

E lehtë për të manovruar me të

Shtupa me avull Rovus Nano do t'ju ndihmojë të arrini rezultate të shkëlqyera të pastrimit me aftësinë për manovrim dhe kontrollin e saj. Koka pastruese e dizajnuar posaçërisht lehtë do të hyjë në hapësirat ​​më të ngushta, si nën mobilje dhe qoshe, pastaj shufra teleskopike dhe doreza zvogëlojnë stresin e duarve dhe kyçeve duke bërë pastrimin me të lehtë.

Rovus Nano Floor Steamer
Informata shtese

Seti përmban:

  • Pjesën kryesore për dysheme
  • Koka larëse për tepih
  • Aksesorin për tepih
  • Pjesën për dysheme nga druri
Rovus Nano Floor Steamer

Vlerësimet e Konsumatorëve 1 Vlerësim(e)

5

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Andrra K.

www.topshop-ks.com

16/10/2019

E persosun! Ju rekomandoj te gjitheve, veqanrisht atyre qe kane femije ose kafshe shtepiake
99,9% efektive

1 Produkte