Pastrues & freskues ajri Nano Rovus
Siguroni freski dhe rehati në shtëpi apo zyre, me këtë pastrues dhe freskues ajri të sigurtë dhe elegant. Ky ventilator 2në1 ka filter HEPA H13, i cili pastron ajrin me 99.95% efikasitet, duke hequr polenin, irrituesit dhe aromat e pakëndshme. Kurse drita UV sanitizon, duke eleminiuar mikrobet, bakteret dhe viruset. Përdoret lehtë me telekomandë, ka 9 shpejtësi, kohëmatës dhe cilësime të tjera.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Siguroni freski dhe rehati në shtëpi apo zyre, me këtë pastrues dhe freskues ajri të sigurtë dhe elegant. Ky ventilator 2në1 ka filter HEPA H13, i cili pastron ajrin me 99.95% efikasitet, duke hequr polenin, irrituesit dhe aromat e pakëndshme. Kurse drita UV sanitizon, duke eleminiuar mikrobet, bakteret dhe viruset. Përdoret lehtë me telekomandë, ka 9 shpejtësi, kohëmatës dhe cilësime të tjera.
Më shumë - Përshkrimi
-
Dizajn pa flatra, për më shumë siguri
Pastrues & freskuesi i ajrit Nano ka një dizajn elegant pa flatra, sipër të cilave mund të grumbullohej pluhuri apo do të mund t’i lëndonin gishtat. Andaj, është i sigurtë edhe nëse përdoret në ambiente ku ka fëmijë apo kafshë.
Mbroni shtëpinë në nivel NANO
Një filter shumë cilësor HEPA H13, i jep ventilatorit 99.95% efikasitet, duke hequr qafe edhe nano grimcat e dëmshme, dhe duke e pastruar ajrin nga pluhuri, poleni dhe irrituesit e tjerë.
Sanitizoni shtëpinë me 99.9% efikasitet
Një dritë UV-C e integruar sanitizon dhe largon bakteret, mikrobet, metet e shtratit, mikrogrimcat e pluhurit dhe jo vetëm. Ajo shkatërron AND-në qelizore në mikroorganizma dhe ua pamundëson të shumohen. Viruset, për shembull, nuk mund të krijojnë qëndrueshmëri ndaj dritës UV-C, andaj kjo dritë ëështë një armë e fortë kundër tyre. Ideale sidomos për ata që vuajnë nga ndonjë alergji apo kanë probleme me frymëmarrjen.
Ka panel me prekje dhe telekomandë
Ju mund ta aktivizoni pajisjen sipas dëshirës apo nevojës suaj, përmes panelit digjital ose telekomandës. Ky aparat ka 9 shpejtësi, kohëmatës 1 deri në 8 orë, lëvizje lëkundëse në 80°, anim prapa-para në 30° dhe opsioni për natën. Meqë ky ventilator është pa flatra, mund të pastrohet lehtësisht me një leckë të thatë a të lagur. Me një shkallë të shpërndarjes së ajrit të pastër prej 67.7m³ / h, është i përshtatshëm për hapësira deri në 15 m2.
Plotësisht i personalizueshëm
Ka kohëmatës, 9 shpejtësi dhe opsionin për natën.
I adaptueshëm
Mund ta drejtoni qarkullimin e ajrit në cilëndo pjesë të dhomës.
Përdoret lehtë
Mund ta përdorni lehtësisht përmes panelit digjital ose telekomandës.
I sigurtë
Ka dizajn pa flatra, që nënkupton se është i sigurtë për ambientet ku ka fëmijë dhe kafshë.
- Informata shtesë
-
Paketimi përmban:
- 1 Ventilator Nano Bladeless (njësia kryesore me filter HEPA 13)
- 1 manual përdorimi