Ngrohës kompakt Rovus
Një ngrohës lehtë i bartshëm, i fuqishëm dhe kompakt, të cilin do të doni ta mbani afër sa herë që keni nevojë për ekstra ngrohtësi. Ka lartësi 20cm, pra është ideal për ta mbajtur afër kur qëndroni ulur, ose nën tavolinë, qoftë në zyre apo shtëpi. Përmes një lëvizjeje lëkundëse, liron ajër të ngrohtë në mënyrë efikase. Ka një sistem të mençur të kontrollimit të temperaturës, i cili e ndalon nxehtësinë në mënyrë automatike për ta parandaluar ngrohjen e tepërt. Ka fuqi 400W, dhe peshon 580g. Gjatësia e kabllos: 100cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Ekstra ngrohtësi, aty ku ju duhet
Kur temperaturat bien, ne kemi nevojë për më shumë ngrohtësi. Ngrohësit e mëdhenj dhe radiatorët janë efektivë, por shpesh zënë shumë hapësirë dhe harxhojnë energji. Tash mund të shijoni ngrohtësi në një mënyrë më të shpejtë, më efektive dhe më ekonomike, me këtë ngrohës kompakt nga Rovus!
I përsosur për shtëpi apo zyre
Ky ngrohës elegant është zgjidhje perfekte për zonat e ftohta përreth shtëpisë apo zyres, duke sjellë ngrohtësi më shpejt, që ju të punoni apo relaksoheni më rehat. Me një lartësi prej 20cm, mund të vendoset thuajse kudo. Për më shumë lehtësi gjatë përdorimit, ka një kapëse dhe peshon vetëm 580g si dhe kabllo me gjatësi 100cm. Në këtë mënyrë, ju mund ta bartni lehtësisht nëpër shtëpi apo zyre – kudo që ju duhet!
I përshatshëm
I sigurtë
I lehtë për t'u përdorur
I lehtë për t'u bartur
Vendoseni nën tavolinë për ekstra ngrohtësi teksa punoni.
Vendosni në komodinën anash ose në dysheme, në dhomën e ndejës, teksa shikoni TV apo lexoni një libër të mirë.
Sistem i mençur, ngrohje e sigurtë
Ngrohni zonat shpejt dhe lehtë, me prekjen e një butoni! Ngrohësi luhatet në 40° në mënyrë që ta shpërndajë ngrohtësinë në njejtë në të gjitha pjesët përreth, kurse ventilator nxjerrë jashtë ajër të ngrohtë. Kur temperatura arrin në 120°C, pajisja ndalet automatikisht dhe rifillon kur temperatura të bie në 90°C – në mënyrë që të parandalojë mbingrohjen apo ngrohjen e tepërt.
I përsosur edhe për dhuratë
Dizajni atraktiv, i lehtë në përdorim dhe i sigurtë, e bën këtë pajisje dhuratë të përsosur për më të dashurit tuaj. Në stinët e ftohta, krejt kemi nevojë për ekstra ngrohtësi, andaj gëzoni më të dashurit tuaj pikërisht me një dhuratë që mundëson ngrohtësi në çdo shtëpi!
Në set përfshihen:
- 1 ngrohës
- 1 manual për përdorim