Freskues personal Arctic Air Ultra Rovus
Rovus Arctic Air Ultra është freskues ajri, nivelizues lagështie dhe pastrues ajri. 3 funksione në një pajisje të vetme. Me teknologjinë e avansuar Hydro-chill, pa zhurmë, me 3 shpejtësi të ndryshme dhe kokën plotësisht të rregullueshme, ju mund të keni klimën tuaj personale kudo që jeni. Është ekonomike dhe eko-miqësore, mund ta përdorni kudo: në zyra, në konvikte, kamp-shtëpiza ose hotele.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Rovus Arctic Air Ultra është freskues ajri, nivelizues lagështie dhe pastrues ajri. 3 funksione në një pajisje të vetme. Me teknologjinë e avansuar Hydro-chill, pa zhurmë, me 3 shpejtësi të ndryshme dhe kokën plotësisht të rregullueshme, ju mund të keni klimën tuaj personale kudo që jeni. Është ekonomike dhe eko-miqësore, mund ta përdorni kudo: në zyra, në konvikte, kamp-shtëpiza ose hotele.
Më shumë - Përshkrimi
-
Shijo ajrin e freskët dhe të pastër, kudo!
A i druheni të nxehtit të madh dhe keni probleme për ta përballuar ajrin e nxehtë? Klimat ju ndihmojnë të qëndroni freskët mirëpo kushtojnë shumë. Me Rovus Artic Cooler Ultra, versionin e përmirësuar, kompakt dhe eko-miqësor, me fuqi të dyfishtë krahasuar me pajisjen e vjetër, ju mund të mbani freskët vendin tuaj me pak para!
Rovus Arctic Air Ultra është një domosdoshmëri për dhomën e gjumit, zyrën, kuzhinën apo zyrën tuaj! Thjeshtë mbushni depozitën me ujë, vendoseni në prizë, shtypni butonin dhe relaksohuni e shijoni freskinë për 12 orë rresht vetëm me një depozitë uji.
Sekreti: teknologjia e avansuar Hydro-chill
Rovus Arctic Air Ultra është një freskues personal i cili ju lejon të krijoni një ambient të freskët për veten tuaj. Sekreti qëndron në teknologjinë inovative Hydro-chill, i cili përdor vetëm ujë, ventilim dhe teknologjinë e avullimit të ujit pa përdorur lënde toksike.
Ftohja e avullueshme është një nga mënyrat më efektive për të ftohur natyrshëm ajrin. Arctic Air Ultra tërheq ajrin e nxehtë të thatë në një filtër ajri të avancuar avullues dhe pastaj e transformon menjëherë në ajër të freskët dhe të lagësht.
Freskues ajri, nivelizues i lagështisë dhe pastrues ajri në një pajisje të vetme
Sistemi freskues i Rovus Arctic Air me Hydro-chill funksionon në bazë të sistemit ventilues dhe avullues. Përveç ajrit të freskët, filtri në të njëjtën kohë ndihmon në pastrimin e ajrit nga alergjenet dhe aromat e ndryshme, duke krijuar kështu një mjedis jetese më të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.
Falë dizajnit dhe madhësisë së tij mund të vendoset mbi tavolinë ose dollapë të ndryshëm. Gjithashtu është perfekte për tu përdorur gjatë kohës që jeni duke lexuar ose punuar në studion tuaj.
Mund ta përdorni për të freskuar dhe pastruar ajrin në zyrë.
Ose të pastroni dhe shtoni lageshinë e ajrit në shtëpi.
Filter sfungjeri, i cili mund të lahet
Freskuesi personal Rovus Arctic Air Ultra vjen i përmirësuar me një filter sfungjeri i cili edhe mund të hiqet dhe lahet. Thjeshtë, tërhiqni zgarën në pjesën e mprapme të saj, hiqni filtrin nga pajisja, lajeni me ujë të bollshëm dhe vendoseni prapë. Nuk do t'ju duhet të harxhoni para për zëvëndësimin mujor të filtrave.
Për më shumë, freskuesi Rovus Arctic Air Ultra nuk bën shumë zhurmë dhe ka 3 nivele freskimi.
Përdoret edhe si ndriçues ambienti
Është e përsosur për t'u përdorur në dhomën e gjumit, pasi ka një dritë të butë e qetësuese. Kjo e bën fantastike për dhomën e gjumit të fëmijëve, pasi ky ndriçim nuk do ti bezdisë gjatë gjumit, gjithashtu do t'u ofrojë rehati dhe freski.
Seti përfshin:
- 1x Rovus Arctic Air Ultra
- 1x Mbushës për rrymë
- 1x Manual përdorimi