Larës uji me presion Rovus 360 Rovus
Ky larës uji është një pajisje kompakte e cila e tërheqë ujin nga ndonjë burim uji dhe operon pa kabllo. Përdorni ujë nga rubineti, kovat, lumenjtë dhe jo vetëm. Larësi me presion është ideal për pastrimin e veturës, ballkonit, oborrit, apoe dhe për ta ujitur kopshtin. Kjo pajisje është pjesë e linjës Rovus 360, e cila përdor të njëjtën njësi bazë për një sërë sistemesh efikase pastrimi.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Ky larës uji është një pajisje kompakte e cila e tërheqë ujin nga ndonjë burim uji dhe operon pa kabllo. Përdorni ujë nga rubineti, kovat, lumenjtë dhe jo vetëm. Larësi me presion është ideal për pastrimin e veturës, ballkonit, oborrit, apoe dhe për ta ujitur kopshtin. Kjo pajisje është pjesë e linjës Rovus 360, e cila përdor të njëjtën njësi bazë për një sërë sistemesh efikase pastrimi.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një sistem i integruar për pastrim pa kabllo
Linja e re Rovus 360 ofron një gamë sistemesh pastrimi të cilat përdorin të njejtën bateri ose njësi bazë, duke ju ofruar fuqinë që ju duhet. Së bashku, ofrojnë një set veglash pa kabllo, që do t'ju ndihmojnë ta mbani pastërtinë në shtëpi apo edhe jashtë saj.
Fuqia pastruese e ujit me presion të lartë
Shtoni fuqinë e pastrimit me këtë larës pa kabllo dhe tubin 6m, i cili mund të tërheqë ujë nga shishja, kova, lumi apo ndonjë burim tjetër uji, në shtëpi ose jashtë saj. Motori i fuqishëm ka 22 bars të presionit të ujit, duke ju mundësuar t'i hiqni papastërtitë më lehtë. Në set përfshihet edhe një rezervuar shamponi, për rastet kur ju duhet pastrim më i thellë.
Pastroni më lehtë dhe më shpejt
Zbuloni një mënyrë pastrimi të lehtë dhe të shpejtë, me një larës uji pa kabllo, të cilin mund ta merrni kudo që keni nevojë. Ideal për të pastruar veturat, dritaret, mobiljet e kopshtit, ballkonet, varkat, dhe jo vetëm. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për të ujitur kopshtin. Pajisja ka një dorezë praktike, 5 kënde spërkatëse dhe grykën multi-spërkatëse. Është e përshtatshme sidomos për ata që jetojnë në banesa, sepse zakonisht nuk kanë qasje në ujë ose elektricitet jashtë ndërtesës. Me këtë pajisje, ju mund t'i lani madje edhe kafshët dhe të argëtoheni me ta.
Përdorim i gjithanshëm
Zorrë 6m
22 bars të presionit të ujit
Rezervuar për detergjent
Mund të përdoret pa kabllo deri në 15 minuta
5 kënde spërkatëse
Pa kabllo
Lehtësisht e bartshme
Shtoni më shumë përdorime me aksesorët përkatës
Ky larës mund të kombinohet edhe me fshesën e dorës Rovus 360, pasi që përdorin të njejtën bateri dhe mbushës, apo edhe me Kompresorin e ajrit, i cili përshtatet në njësinë kryesore.
Vini re se aksesorët e Rovus Rocket Fix (pajisja elektrike për shpim, sharra, kompresori i ajrit) po ashtu funksionojnë me njësinë kryesore të larësit me presion.
Funksionon me bateri që rimbushet
Sikurse të gjitha sistemet e pastrimit të linjës Rovus 360, ky larës funksionon me një bateri të fuqishme litiumi 18V 2000 mAh. Kjo bateri mundëson deri në 15 minuta fuqi pastrimi me presion të lartë dhe mund të rimbushet për 60-90 minuta. Në set përfshihet një bateri, por ju mund të blini bateri shtesë, që të vazhdoni pastrimin pa pritur derisa të rimbushet bateria.
Në paketim përfshihen:
- Rezervuari për detergjent
- Gryka spërkatëse
- Bishti i zgjatur
- Lidhësi i zorrës
- Zorra fleksibile
- Bateria dhe mbushësi
- Njësia kryesore
1234567