Dyshek Aloe Vera Dormeo

Aloe Vera është dysheku ynë më i fortë. Shtresa 16cm Ecocell® siguron mbështetje për shtyllën kurrizore dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me shpinën tuaj të lodhur dhe të tensionuar. Ka mbrojtjen ndaj baktereve dhe pluhurit, kështu netët tuaja do të jenë të qeta dhe të relaksuara. Nëse jeni një adhurues i dyshekëve të fortë, Aloe Vera është zgjidhja e duhur për ju. Ka garancion 10 vjet.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Aloe Vera është dysheku ynë më i fortë. Shtresa 16cm Ecocell® siguron mbështetje për shtyllën kurrizore dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me shpinën tuaj të lodhur dhe të tensionuar. Ka mbrojtjen ndaj baktereve dhe pluhurit, kështu netët tuaja do të jenë të qeta dhe të relaksuara. Nëse jeni një adhurues i dyshekëve të fortë, Aloe Vera është zgjidhja e duhur për ju. Ka garancion 10 vjet.
Më shumë - Përshkrimi
-
-
BLEJ ONLINE
Blej online me çmimet dhe ofertat e njejtë si në dyqanet tona. Ne ta sjellim dyshekun e preferuar deri në shtëpi.
-
NET TË QETA, PËR GJUMË LUKSOZ
Dyshek Aloe Vera do t’ju sigurojë net të qeta, rehati dhe gjumë luksoz për vite me radhë.
-
10 VJET GARANCION
Dyshek Aloe Vera është punuar në atë mënyrë që t’i rezistojë viteve. Ka 10 vjet garancion, që t’ju sigurojë mijëra net të rehatshme dhe mëngjese plot energji.
Dyshek i fortë, i trajtuar me Aloe Vera
Dyshek i fortë me trajtim Aloe Vera është zgjidhja perfekte për ata që vuajnë nga dhimbja e shpinës dhe kanë lekurë sensitive.
- Mbulesë e trajtuar me përbërje Aloe Vera me efekt qetësues, zbutës dhe rigjenerues për lekurën
- Trajtim CleanEffect® për mbrojtje Antibakteriale, ideale për ata që vuajnë nga astma apo alergjitë
- Mbështetje optimale dhe pozicionim i shtyllës kurrizore gjatë gjumit
- Ventilim dhe ajrosje e duhur për komfort në gjumë
Mbështetje dhe rehati e përsosur në një dyshek
Dysheku Dormeo Aloe Vera është dysheku më i fortë në familjen Dormeo. Njihet për fortësinë e tij, ndërkohë që ka një mbulesë të butë dhe të rehatshme. Dysheku ergonomik Aloe Vera është i përshtatshëm për këdo që kërkon një mbështetje të fortë për rigjenerimin e shpinës së lodhur.
Dormeo Aloe Vera përbëhet prej sfungjerit Ecocell® i cili është balsam për dhimbjet e shpinës, kyçeve dhe ijeve. Duke përdorur dyshekun Dormeo Aloe Vera, ju nuk do të zgjoheni më me dhimbje kyçesh, por do të ndiheni të rinuar dhe plot energji!
Aloe Vera – për pamje të freskët dhe të pushueshme:
Mbulesa e dyshekut e trajtuar me ekstrakt Aloe Vera përkëdhel lekurën tuaj dhe ka efekte përfituese për shëndetin tuaj.
- Ndihmon sistemin imunitar
- Ka veti antibakteriale dhe antivirusale
- Ju qetëson dhe ju mundëson gjumë paqësor.
Për gjumin më të qetë e më të mirë.
Dormeo Aloe Vera në prerje të tërthortë:
Ky dyshek ergonomik prodhohet prej materialeve më të zgjedhura të cilat në tërësi ofrojnë për ju sipërfaqe të shëndetshme dhe të rehatshme për gjumë të mirë. Mbulesa e butë e dyshekut e trajtuar me ekstraktin natyral Aloe Vera
- Trajtimi CleanEffect® mbron dyshekun nga insektet dhe bakteriet
- Mbrëndësi e përbërë prej 14 cm sfungjeri Ecocell® për mbështetje ergonomike perfekte të trupit tuaj
- Shtresë në qepje të dyshekut me fibra silikoni hipoalergjinike
- 4 dorëza që ndihmojnë në transport dhe mbajtje të dyshekut
Mbështetje dhe ajrosje optimale me sfungjer Ecocell
Ecocell® është gjenerata më e re e sfungjerave me kualitet të lartë, e dizajnuar posaçërisht për një gjumë të rehatshëm. Ky lloj sfungjeri elastik ka strukturë qelizore tre dimensionale, që lejon qarkullim efikas të ajrit dhe ofron përshtatshmëri të lartë. Sfungjeri Ecocell® ka aftësi të ruaj formën e tij në mënyrë konstante pavarësisht forcës që aplikohet në të. Natyra elastike e Ecocell® e lejon këtë lloj sfungjeri të përshtatet me konturat e trupit tuaj
Trajtimi me CleanEffect® për mbrojtje maksimale
Trajtimi me CleanEffect® siguron qe dysheku juaj të jetë i pastër dhe i sigurt prej alergjive. Ky trajtim ofron mbrojtje antibakteriale që ndihmon të gjithë ata që vuajnë nga astma apo alergjitë. Sipërfaqja higjenike është parakusht esencial për gjumë të rehatshëm e të shëndetshëm.
ALOE VERA NATYRALE
Materialet e trajtuara me dhuratën e çmueshme të natyrës Aloe Vera janë të pranishme në mbështjelljet e dyshekëve dhe jastëkëve tanë, për te rritur butësinë të cilën kjo bimë e lashtë di të japë.
Trajtimi me Aloe Vera ka aftësi rigjeneruese, duke i dhënë njëkohësisht hijeshi dhe butësi materialeve, për një ambient të fjetjes sa më natyral dhe të këndshëm.
4 Dorëza
Dorëzat ju mundësojnë të manovroni dhe të transportoni më lehtë dyshekun tuaj. Mirëmbajtja dhe ruajtja e dyshekut tuaj do të lehtësohet prej 4 dorëzave të pranishme në dy anët e dyshekut.
Plotësisht i riciklueshëm dhe nuk e ndot ambientin
Nëse jeni duke kërkuar një dyshek që nuk e ndot ambientin, atëherë ne jemi të lumtur t'ju tregojmë që sfungjeri Ecocell® është i riciklueshëm dhe dysheku Dormeo Aloe Vera prodhohet prej materialeve të cilat kanë shumë pak impakt në ndotjen e mjedisit.
I përshtatshëm për:
- Cilindo që ka nevojë për dyshek ergonomik dhe të fortë
- Cilindo që ka dhimbje të shpinës
- Për ata që duan të përfitojnë nga dobitë e bimës natyrale Aloe Vera
- Për ata që vuajnë nga alergjia apo astma
- Cilindo që kërkon një dyshek që mund transportohet dhe mirëmbahet lehtë
Materialet përbërëse:
Mbulesa:
- Mbulesa e sipërme: 85% poliestër; 15% viskozë, e trajtuar me Aloe Vera
- Materiali anësor dhe i poshtëm: 100% poliestër
- Mbushja: 100% poliestër
Brendësia: Sfungjer PU ( sfungjer Ecocell® )
Lartësia e brendësisë:14 cm
Lartësia totale e dyshekut:16 cm
Dysheku ka 10 vite garancion.
Instruksionet e hapjes:
-
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Baza Ecocell® Fortësia I fortë Garancioni 10 vite Lartësia 16 cm Linja Dormeo Comfort Materialet e dyshekut Materiale natyrale, Sfungjer Ecocell® Mbështjellësi aloe vera treatment Programi Dormeo gjumë
Vlerësimet e Konsumatorëve 3 Vlerësim(e)
www.topshop-ks.com
www.topshop-ks.com
www.dormeo-ks.com
Duhet me pase kujdes, DUHET pjesa e poshtme te krevetit me pase qarkullim te ajrit, dhe me e ajrose dyshekun 2-3 here ne vit, sepse do te myket.
3 Produkte
Kam blerë dyshekun Alo Vera 200 x 110, fillimisht me është dukur qe nuk do gjej rehati ne te por pas 6-7 nete vërtet kam gjet relaks te muskujve dhe te shpinës. Ne netët e para qe kam fjetur ne te më është dukur shumë dyshek i fort dhe kisha frig qe nuk do me përshtatet, por tani ndihem mir, e shlodhur çdo mëngjes dhe çfarë është me e rëndësishmja se dhimbja e shpinës dhe e belti me është zhdukur komplet. Vërtet ka disa vite qe skam ber gjumë te rehatshëm, dua te theksoj se un punoj mbi 18 vite ne zyre pran komlujterit dhe kjo me ka ber edhe me keq për shpinën.
Kur një mike me rekomandoi këta dyshe fare pak kisha shpresë qe do me ndihmoj duke pasur parasysh qe kisha shkuar neper vizita te ndryshme mjeksore, fizioterapi masazha terapi, kiro terapi etj etj e fare pak me kishin ndihmuar. Por tani them qe e vërteta qenka se po bere gjumë rehat ke trup te shendosh.
Ju rekomandoj qe vërtet ky dyshek do ju ndihmoj shumë. Ta keni parasysh qe disa net do ju bej te ndiheni jo rehat për shkak fortësisë qe ka dysheku por pas disa netëve me rradh do ndiheni komplet njeri tjetër. Te paktën un ndihem kështu. E zgjata shumë por ne krahasim me dhimbjet qe kisha qe kisha me vite me boshtin kurrizor kjo vërtet ja vlen te shkruash shumë me shumë.
Falemderit Dormeo.
Respekt per te gjith.