Piskatore Premium Plus Wellneo

Ju prezentojmë Premium Plus, piskatorja që ju mundëson të keni lëkurë pa qime, të butë dhe të relaksuar në vetëm disa sekonda! Kjo pajisje i plotëson nevojat ditore për kujdes ndaj fytyrës dhe trupit. Mund të përdoret për depilim, rroje dhe pastrim të lëkurës. Po ashtu, e ka funksionin edhe për masazh vibrues, me të cilin mund t'i relaksoni 43 muskuj në fytyrën tuaj.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Ju prezentojmë Premium Plus, piskatorja që ju mundëson të keni lëkurë pa qime, të butë dhe të relaksuar në vetëm disa sekonda! Kjo pajisje i plotëson nevojat ditore për kujdes ndaj fytyrës dhe trupit. Mund të përdoret për depilim, rroje dhe pastrim të lëkurës. Po ashtu, e ka funksionin edhe për masazh vibrues, me të cilin mund t'i relaksoni 43 muskuj në fytyrën tuaj.
Më shumë - Përshkrimi
-
Tretman bukurie nga rehatia e shtëpisë
Të gjithë duam një lëkurë të përsosur - të lëmuar, të butë, me shkëlqim dhe të freskët. Por të shkoni në sallone bukurie ju merr kohë dhe ju kushton shumë para. Për fat të mirë, nuk keni pse të brengoseni më për këto, sepse tash mund të kujdeseni për lëkurën tuaj nga rehatia e shtëpisë.
Lëkurë e bukur, e freskët dhe plot shkëlqim
Këmbë të lëmuara
Pajisje e përsosur për kujdes bazë ndaj lëkurës
Piskatorja Premium Plus është e pajisur me 4 aksesorë të ndryshëm, të cilat shërbejnë për:
-
Heqjen e qimeve përmes depilimit
-
Heqjen e qimeve përmes rruajtjes
-
Heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura
-
Masazh vibrues për fytyrë
Thuani lamtumirë qimeve të padëshiruara
Shumë gra mund të mos ndihen rehat për shkak të qimeve të padëshiruara në fytyrë apo trup. Me piskatoren Premium Plus nuk do ta keni këtë problem, për më tepër, do t'ju kursejë kohë. Hiqni qimet shpejt dhe lehtë - thjesht vendoseni aksesorin përkatës në pajisje dhe filloni t'i hiqni qimet e padëshiruara!
Harrojeni heqjen e qimeve me dhimbje
Lehtë, shpejt dhe pa dhimbje
Largon edhe qimet më të vogla
Me këtë pajisje, ju mund t'i shihni menjëherë rezultatet, edhe pse efekti do të zgjasë. Koka për depilim rrotullohet shumë shpejt, andaj do ta arrijë çdo qime në lëkurën tuaj. Për më tepër, mund ta përdorni në pjesë të ndryshme të trupit.
Për fytyrë
Për sqetulla
Për këmbë
Për duar
Për lëkurë të përsosur gjatë gjithë kohës
Kjo pajisje është e përshtatshme për t'u përdorur edhe në zona më të ndjeshme, si për shembull nën hundë. Ju mund ta përdorni kurdo që keni nevojë, pamarrë parasysh sa të gjata janë qimet. Pra, nuk keni nevojë të prisni derisa të rriten plotësisht qimet, por mund t'i shkurtoni më shpesh dhe të keni lëkurë të lëmuar tërë kohën.
Për lëkurë që shkëlqen
Shtresimi është një teknikë për kujdes ndaj lëkurës, përmes së cilit i hiqni qelizat e vdekura nga shtresa e sipërme e lëkurës. Kur lëkura pastrohet nga qelizat e vdekura, produktet për kujdes ndaj lëkurës depërtojnë më thellë në lëkurë dhe në këtë mënyrë funskionojnë më mirë.
Pse dhe si ta përdorni?
Thjesht, vendosni pak nga krema e preferuar në furçë dhe lëreni furçën me 3600 fije që të kujdeset për lëkurën tuaj. Rekomandohet ta bëni këtë tretman një ose dy herë në javë, në mënyrë që t'i arrini rezultatet e dëshiruara. Po ashtu, është shumë e dobishme ta pastroni lëkurën edhe para heqjes së qimeve.
Për qeliza të lëkurës sa më të shëndetshme
Aksesori për masazh ka katër koka rrotulluese të cilat vibrojnë dhe lëvizin në drejtimin që e zgjedhni ju. Duke i bërë fytyrës masazh vibrues, rritet qarkullimi i gjakut në atë pjesë, shpërndan oksigjen dhe lëndë ushqyese nëpër qeliza, e në të njejtën kohë largon edhe papastërtitë. Ky proces i bën qelizat e lëkurës më të shëndetshme dhe i jep shkëlqim lëkurës.
A e dini se...
Masazhi i fytyrës është një ndër tretmanet që më së rralli i bëhet fytyrës. Por jo më! Vetëm zgjedheni aksesorin për masazh, vendoseni në pajisje dhe fillojeni relaksimin. Për rezultate më të mira, mund ta aplikoni kremën e preferuar paraprakisht, sepse aksesori masazhues do ta shpërndajë më mirë në lëkurë.
S'ka më fytyrë të fryrë
Fytyra ka 43 muskuj të cilët i përdorni vazhdimisht. Duke bërë lëvizje gjithëpërfshirëse në drejtim të enëve / pikave të kullimit limfatik, ndihmon sistemin limfatik t'i kullojë lëngjet e tepërta. Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni më të freskët dhe do të keni lëkurë më të ndritshme në fytyrë.
Merre me veti, edhe n'deti
Përpos që është shumëfunskionale, Piskatorja Premium Plus po ashtu:
- Nuk ka kabllo dhe është e vogël, pra mund ta merrni me veti kudo.
- Vjen me bateri rimbushëse, të cilat zgjasin deri në 40 minuta për një seancë të tërë.
- Rezistente ndaj spërkatjes - për përdorim të thatë dhe të lëngët.