Pastrues personal i ajrit Rovus
Pastrojeni ajrin nga pluhuri, alergjenët dhe papastërtitë e tjera me këtë pajisje cilësore për pastrimin e ajrin. Funksionon thjesht dhe lehtë: kyçeni në prizë, ndizeni dhe relaksohuni. Falë teknologjisë UV-C, pajisja e pastron ajrin pa kimikate. Po ashtu ndalon riprodhimin e baktereve, virueseve dhe kërpudhave, duke ju siguruar një ajër të pastër kudo që ju duhet: në shtëpi apo gjatë udhëtimeve.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Pastrojeni ajrin nga pluhuri, alergjenët dhe papastërtitë e tjera me këtë pajisje cilësore për pastrimin e ajrin. Funksionon thjesht dhe lehtë: kyçeni në prizë, ndizeni dhe relaksohuni. Falë teknologjisë UV-C, pajisja e pastron ajrin pa kimikate. Po ashtu ndalon riprodhimin e baktereve, virueseve dhe kërpudhave, duke ju siguruar një ajër të pastër kudo që ju duhet: në shtëpi apo gjatë udhëtimeve.
Më shumë - Përshkrimi
-
Pastrojeni shtëpinë nga bakteret, viruset, aromat e pakëndshme dhe ndotësit e tjerë
Nëse nuk mirëmbahet, ajri në shtëpi dhe hapësirat përreth shumë shpejt mund të bëhet i pakëndshëm dhe irritues. Bakteret, viruset, kërpudhat, pluhuri, tymi i duhanit dhe ndotësit e tjerë mund të prodhojnë aroma të këqija, ta ndotin ambientin dhe t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore.
Mbrojeni veten dhe më të dashurit tuaj nga viruset, bakteret, alergjenët dhe ndotësit e tjerë, dhe shijoni ajër të pastër përmes pastruesit të ajrit nga Rovus.
Siguron ajër të pastër
Asgjëson më shumë se 95% të baktereve
Zvogëlon aromat e pakëndshme
Vetëm kyçeni në prizë, pastaj frymoni lirshëm dhe merrni ajër të pastër
Kjo pajisje kompakte përdoret lehtë dhe funksionon shumë mirë kundër grimcave mikroskopike në ajër, të cilat e përkeqësojnë shëndetin tonë.
Pastruesi i ajrit është lehtë i bartshëm dhe mund të kyçet në një prizë elektrike - në mur apo ndonjë sipërfaqe tjetër - dhe t’ju sjellë ajër të pastër në shtëpi.
Teknologjia UV-C parandalon riprodhimin e mikroorganizmave
Një nga përbërësit e veçantë të këtij aparati të mrekullueshëm, është përdorimi i teknologjisë UV-C. Kjo teknologji parandalon shpërndarjen apo riprodhimin e mikroorganizmave sikurse bakteret, viruset, bakteret, kërpudhat dhe mykun - pa përdorur kimikate.
Energjia UV depërton në membranën qelizore të jashtme të mikrobeve, kalon nëpër trupin e qelizës dhe shkatërron ADN-në e tyre. Në këtë mënyrë, nuk i lejon të shumohen.
Përdoreni kudo
I përsosur për t’u përdorur në hapësira të vogla, sikurse kuzhinë, banjo, dhomë ndeje apo edhe zyre - pastruesi i ajrit largon aromat e gatimit, duhanit apo kafshëve. Mbajeni një në dhomën e gjumit dhe sigurohuni që merrni ajër të pastër gjatë natës dhe zgjohuni të freskët në mëngjes.
Po ashtu, aparati krijon një dritë nate - prandaj është i përshtatshëm edhe për dhomën e fëmijëve, sepse e pastron ajrin dhe bën dritë. Për shkak se ka madhësi kompakte, mund ta merrni lehtësisht kudo që shkoni: në zyre apo në udhëtime, sepse ju e meritoni të thithni ajër të pastër kudo!
Në zonën e kafshëve
Në kuzhinë
Në zonën ku pihet duhani
Pjesë e koleksionit për ajër të pastër
Për efikasitet më të madh dhe ajër të pastër në shtëpi, ju rekomandojmë ta përdorni Pastruesin e ajrit në kombinim me Pastruesin e ajrit Rovus Astrea - i përshtatshëm për hapësira më të mëdha.
- Informata shtesë
-
Informata shtesë:
- Tensioni: 90 – 240 V
- Fuqia: < 4 W
- Zhurma: < 30 dBA
- Frekuenca: 50-60 Hz
Seti përmban:
- Pastrues ajri Rovus
- Manual i përdorimit