Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday - Early Bird

 

 

-70%
Vlen vetëm edhe:
[banner_timer]
 

Orë fitnesi 5në1 Wellneo

Photo
Video
-76%

Wellneo ju prezenton Orë fitnesi 5në1, për ta menaxhuar sa më lehtë aktivitetin fizik. Ora ju tregon të dhëna rreth hapave që keni bërë, kalorive që keni djegur, distancën që keni ecur dhe kohën e përgjithshme të aktivitetit. Ka një ekran të qartë e të lexueshëm dhe bateri që zgjatë shumë. Ora është e dizajnuar që të mbahet në kyçin e dorës dhe mund të përdoret edhe si orë dore, sepse ka një ekran kohor të rregullueshëm (12 ose 24 orë).

10% EXTRA zbritje në shportë, vetëm për Club 5*
Orë fitnesi 5në1 Wellneo

Çmimi i rregullt: 24,90 €


Çmimi special: 5,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
I disponueshëm me porosi. Koha e arritjes: 2-4 javë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Wellneo ju prezenton Orë fitnesi 5në1, për ta menaxhuar sa më lehtë aktivitetin fizik. Ora ju tregon të dhëna rreth hapave që keni bërë, kalorive që keni djegur, distancën që keni ecur dhe kohën e përgjithshme të aktivitetit. Ka një ekran të qartë e të lexueshëm dhe bateri që zgjatë shumë. Ora është e dizajnuar që të mbahet në kyçin e dorës dhe mund të përdoret edhe si orë dore, sepse ka një ekran kohor të rregullueshëm (12 ose 24 orë).

Më shumë
Përshkrimi

Të qenit në formë, kurrë s’ka qenë më e lehtë

E dimë se të qëndruarit në formë është paksa proces i vështirë, prandaj ju duhet pak ndihmë dhe mbase pak nxitje. Prandaj ju duhet Ora e fitnesit Wellneo, e cila do t’ju shërbejë si një trajner dhe nxitës gjatë aktivitetit tuaj fizik. Ora ka të gjitha funksionet e duhura që ju nevojiten për t’i matur rezultatet gjatë aktiviteteve fizike.

Orë fitnesi Wellneo 5në1

Udhërrëfyesi personal gjatë aktiviteteve tuaja

Njihuni me udhërrëfyesin personal të aktiviteteve tuaja fizike: Orë fitnesi Wellneo 5në1! Kjo pajisje praktike e përcjellë aktivitetin tuaj kudo që shkoni. Ora ka një varg karakteristikash që e bëjnë një pajisje të mrekullueshme, sepse:

  • Ka një sërë funksionesh: numërimi i hapave, disatanca, kaloritë e djegura dhe koha e aktivitetit;
  • Është pajisje e pavarur - nuk ka nevojë të përdoret me ndonjë telefon apo pajisje tjetër të mençur;
  • Ka ekran digjital të qartë e të lexueshëm;
  • Dizajn të hollë, me një rrip silikoni të rehtashëm;
Orë fitnesi Wellneo 5në1 Orë fitnesi Wellneo 5në1

Personalizoni dhe përcaktoni aktivitetet

Për ata që duan t’i përcaktojnë dhe personalizojnë aktivitetet, Ora 5në1 ju ofron përcjellje të saktë. Ju mund ta personalizoni atë në bazë të peshës dhe gjatësisë së hapave, vetëm përmes dy butonave. Duke i pasur të dhënat e qarta dhe të kuptueshme, ju do të keni edhe sukses në arritjen e qëllimeve tuaja sa i përket fitnesit. Ky është edhe qëllimi i kësaj ore - t’ju ofrojë të dhëna të sakta dhe t’ju frymëzojë për ta përmirësuar mënyrën e jetesës. Ju mund ta mbani në dorë gjatë tërë ditës, kur dilni për vrap apo ndonjë shëtitje relaksuese me qenin.

  • Orë fitnesi Wellneo 5në1
  • Orë fitnesi Wellneo 5në1
  • Orë fitnesi Wellneo 5në1

E përshtatshme dhe e lehtë për t’u përdorur

Ora ka ekran LCD, me përmasa 2.1 x 1.2cm andaj ofron pamje të qartë. Ngjyrat janë të çelëta dhe i bëjnë numrat më të lexueshëm. Ora vjen bashkë me bateri, dhe mund ta përdorni sapo ta nxirrni nga kutia. Nuk ka nevojë ta lidhni me telefon, ta shkarkoni ndonjë aplikacion apo lidhje me Bluetooth - Ora 5në1 i kryen vet të gjitha funksionet.

Orë fitnesi Wellneo 5në1

Elegante dhe praktike

Kjo orë ka një rrip të rehatshëm prej silikoni dhe një dizajn të këndshëm që përshtatet me çdo veshje. Po ashtu, është e lehtë, saqë do të harroni që po e mbani në kyç të dorës. Po ashtu, shërben edhe si orë e zakonshme dore.

Pra, nëse po kërkoni një orë fitnesi të mençur, që do t’ju ndihmojë ta menaxhoni aktivitetin fizik, kërkimi juaj mbaron këtu!

Orë fitnesi Wellneo 5në1

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star